Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Zoti. Egzistenca e Tij dhe ndikimi i Tij ne jeten tone. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2911)


Postuar nga Ana datë 28 Janar 2004 - 04:09:

Keni, ne kategorine e agnostikeve futen ata qe thone " Nuk di gje".

Sepse terhiqen nga te dyja anet e litarit, dine po aq per mosegzistencen e zotit sa dine dhe per egzistencen e tij.

Fene personalisht nuk e shoh fare te lidhur me insitucionet e siperpermendura, si kisha dhe xhamia, ndaj dhe Bibla dhe Kurani per mua nuk kane ndonje kuptim te madh. Nese ka nje Zot, ai eshte shume me teper sesa Bibla dhe Kurani qe ca i shtrengojne kaq fort.

Eshte nje bindje personale qe nuk ka nevoje te kontestohet, sepse cdo njeri i krijon bindjet ne baze te eksperiencave te tij.


Postuar nga Keni datë 28 Janar 2004 - 05:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Ana
Keni, ne kategorine e agnostikeve futen ata qe thone " Nuk di gje".

Sepse terhiqen nga te dyja anet e litarit, dine po aq per mosegzistencen e zotit sa dine dhe per egzistencen e tij.


E di Ana dhe prandaj te shkruajta me mendiminse ndofta te ndihmoja qe te mos mbetesh ne mes po te besh zgjidhjen tende.
Megjithate nese e ke mar per ters mesazhin tim, te me falesh, nuk doja te lendoja apo merzisja me mendimet e mia.
Me respekt keni.


Postuar nga Ana datë 28 Janar 2004 - 10:00:

Jo, absolutisht nuk e mora per ters Keni, vetem spjegova qendrimin tim, qe mbase cave mund t'u duket absurd.

Cfare t'i bej, jam shqiptare dhe per cdo gje qe me ofrohet shikoj se ku eshte "the catch", cfare ka nga mbrapa, nuk i marr tulle te gjitha. Edhe ne rastin e fese, kam pikepyetjet e mia ne lidhje me fene si institucion, jo me besimin.
Psh po te dilte sot dikush nga mesi yne ( i njerezimit), dhe te thoshte qe ai eshte Mesia (qe presin cifutet apo dhe Myslimanet me duket), apo ndonje dishepull tjeter qe thote jam pasardhesi i Krishtit i derguar nga Zoti, dhe te na servire thenie te thella ( si ato te Bibles), me 2-3 kuptime, ose te na shkruaje ndonje liber te ri te shenjte, ndonje Dhjate/Torah/Kuran modern, une nuk do e besoja dot, megjithese jam 100% e sigurt ( nga eksperienca e shoqerise njerezore ne mijevjecare), qe nje turme e madhe njerezish do i shkonin mbrapa, dhe pasardhesit e tyre do vazhdonin ta adhuronin, do krijonin nje sekt te ri fetar, do benin ca profeci, dhe njerezit ne shekuj do prisnin qe keto profeci te realizoheshin....... Dhe ne zanatin tim kjo quhet "delusions of grandiosity", dhe "group hysteria".

Ja keto gjera me mbajne midis te tjerash nga perzierja me cfaredolloj institucioni fetar, dhe ne fund te fundit zoti nese eshte nuk eshte as Jezu Krishti, as Muhamedi dhe as Moisiu me Abrahamin. Dhe ai do me fale nese une nuk i afrohem atij nepermjet ketyre ndermjetesve, por direkt atij.


Postuar nga i_krishteri datë 08 Shkurt 2004 - 07:38:

hajde opnione qe ka njerezimi per Zotin. nejse eshte e vertete qe te kihen keto opinione sepse nuk njihet ne realitet Zoti se kush eshte nese nuk shkon ne librin e Tij.
---------------------------

Zoti eshte Ai qe krijoi universin(dhe gjithçka qe levize duke i dhene dhe ligjin e vet natyres) dhe kete asnjenuk mund ta mohoj sepse dhe isak newton ka thene se gjithçka eshte krijuar nga dora e nje inxhinjeri i madhedhe ai ka qene fizikanti dhe matematicienti me i madh ne kohen e njerezimit. nese dikush harrin te hedhi poshte kete te ketij personi qe e ka realizuar dhe eksperimentuar ne jeten e vet atehere do te thote se duhet te hedhi poshte gjithashtu dhe personalitetin e isaknewtonit. qe mos te flasim dhe per te tjeret shkencetaret me te medhenje qe kane ekzistuar dhe çfare kane thene mbi krijimin.nejse kemi dhe shume te tjera por nuk me interson shume te flas mbi shkencetare por me intereson te flas mbi ate seç eshte Zoti.

Shume mendojne se njeriu krijoi Zoin, ne fakt njeriu nuk krijoi Perendine por perendite. Ne fakt kete e shikojme dhe si shembull ne Bibel(Eks.32) kur Moisiu ishte ngjitur ne prezencen e Perendise dhe ngaqe po vononte, populli i izraelit filloj te krijonte nje viç te arte dhe ta adhuronin. Vertet jane krijuar perendite nga njeriu por Perendia i vertete ka krijuar gjithçka dhe gjithashtu njeriun.
-------------------------
Njeriu ngaqe nuk do qe te uli krenarine nuk vihet dhe te shikoj se kush eshte Ai qe ka krijuar kete gjithe univers. Nuk e ka lene kete univers ne meshire te vobekte por eshte gjithmone prane ashtu si dikush pasi ka bere nje veper te vete nuk e braktise por e shpalle dhe pastaj ne fund te vepres firmos. Njerezit ngaqe kane krenarine nuk harrijne qe te besojne se Perendia flet nepermjet nje libri te quajtur Bibel.

nese nuk besoni atehere beni vetem keto dy gjera:

1) thirreni Perendine ne nje lutje te vogel(kerkese te vogel) duke i thene qe nese nese ekziston atehere t'ju japi nje shenje dhe me pas filloni dhe lexoni nga Bibla ndonje gje dhe me pas do te thoni se Perendia ekziston apo jo.. ne fakt ashtu siç mesojme ne nje liber (historie)se si ishte skenderbeu dhe se çfare ka bere ne te njejten menyre ndodhe dhe me Perendine. Nese e mirrni Biblen me nje sy kritike atehere nuk do te njihni Perendine sepse eshte sikur te mirrni nje liber te historise dhe mos te besoni ate qe eshte shkruar ne ate..

Ne fjalen e Perendise thuhet.

Citim:
"Provoni dhe shihni se sa i mire eshte Zoti.."


me respekt i krishteri


Postuar nga melina@pra datë 14 Prill 2004 - 01:22:

Apsolutikisht besoj ne Zot. Perveq se besoj mund te them jam nje besimtare e forte. Zoti eshte nje .Ata qe nuk i besojn zotit per mua jan vetem qenje materiale pa shpirt, pa zemer ,pa ndjenja, qe vetem bredhin ne kete bote e nuk kan qetsi.... Kujdes sepse zoti nuk i fal jobesimtaret
Kaq...


Postuar nga I huaj datë 11 Dhjetor 2004 - 02:27:

Te falenderoj o Zot

Te falenderoj o Zot, pasi me krijove e une isha hiçgjë,
Te falenderoj Ty, për mirësitë e pakufishme që na ke dhënë, megjithëse falenderimi im nuk krahasohet me miresite Tua

O Zoti im kerkoj mbrojtjen Tende qe te mos shkoj ne humbje, e as dikush qe dikudh te me dergoje ne humbje, kerkoj mbrojtjen Tende te mos rreshqas nga e verteta, kerkoj mbrojtjen Tende te mos demtoj dike e as dikush te me demtojne mua, kerkoj mbrojtjen Tende te mos injoroj dikend e as dikush te me injoroje mua


Postuar nga anaz datë 13 Dhjetor 2004 - 14:30:

Re: Te falenderoj o Zot

Citim:
Po citoj ato që tha I huaj
Te falenderoj o Zot, pasi me krijove e une isha hiçgjë,
Te falenderoj Ty, për mirësitë e pakufishme që na ke dhënë, megjithëse falenderimi im nuk krahasohet me miresite Tua

O Zoti im kerkoj mbrojtjen Tende qe te mos shkoj ne humbje, e as dikush qe dikudh te me dergoje ne humbje, kerkoj mbrojtjen Tende te mos rreshqas nga e verteta, kerkoj mbrojtjen Tende te mos demtoj dike e as dikush te me demtojne mua, kerkoj mbrojtjen Tende te mos injoroj dikend e as dikush te me injoroje mua



Mirseerdhe ne kete forum i huaj....
Zoti te Bekofte dhe qofte Bariu jot gjithmone....


Postuar nga lorie datë 13 Dhjetor 2004 - 22:14:

si vepron Zoti ne jeten time?

sa hapa zemren --hapi zemren per mua
sa u luta--me degjoi
sa kendova per te-me bekoi
kam krishtlindje perdite sepse perdite me ben dhurata.:p

GJITHCKA fillon nga mua,sa dashuri tregoj une per te?
God's grace is wonderfull,his heart is great.


Postuar nga volter datë 13 Dhjetor 2004 - 23:04:

Wink

Zoti vepron si te veproj une...

Zot ne mungese te zotit...


pershendetje


Postuar nga Refugjati datë 13 Janar 2005 - 17:27:

Kembanat bien per ata qe kane veshe

Selam dhe pershndetje te gjitheve.Nje pershndetje te sinqerte nismetares te kesaj teme.Teme teper reale.Nje histori te vogel desha te tregoj persa i perket ekzistences se Zotit dhe veprimtarise se tij ne jeten tone te vogel.
Dikur para disa vitesh kam pasur nje shok teper te mire dhe teper besimtar.Falej rregullisht dhe vetem fjalen e mire degjoje nga goja e tij.Sjellja e tij dhe edukata e tij ishte teper e larte.Une ne ate kohe perpara se ai te vdiste nuk falesha dhe besimi im ne ZOT nuk ishte aspak lakmus.
Dita qe shoku im me i mire i femijerise vdiq ishte e premte,dite teper e bukur vere.Kishim bere plan qe te shkonim ne plazh.
Si besimtar i devotshem qe ishte, ai shkoi ne xhami qe te falej.Pas fajes ne xhami u takuam perpara shtepise se tij dhe se bashku me vellane e tij u nisen per ne plazh.Ate dite ai dukej shume i gezuar dhe buzeqeshja e tij nuk i ndahej nga fytyra.
Aty nga ora 4pm une dhe ai po ktheheshim ne breg qe te hanim dicka.Une isha pak larg tij dhe nuk e ktheva koken qe te shikoja shokun tim pasi e dija se ai ishte nje notar teper i mire dhe deti nuk kishte dallge fare qe te behej i rrezikshem.Kur arrita ne breg kthej koken mbrapa dhe konstatoj qe shoku im nuk po dukej fare.Shqetesohem disi dhe pas 2 minutash shoh nje turme njerezish qe po shikonin te shqetesuar ne drejtim te deit.Dicka kishte ndodhur.Me vone lajmi erdhi se shoku yne kishte humbur jeten ne det ne nje menyre misterioze.Ishte nje dite teper e trishtuar per mua.
Por gjeja qe me ka lene te tronditur ne shpirt per gjithe jeten time eshte momenti qe hyra ne dhomen e tij.
Babai itij me tha se Iliri(emri i shokut tim) kishte shkruar dicka ne mur pak minuta me perpara se te shkonim ne plazh pra pak ore me perpara se te vdiste.
Kureshtja me beri qe te shkoj ne dhmen e tij megjithese nuk doja qe te tishtohesh me shume mga mungesa e Ilirit.Hyra ne dhome dhe zemra dhe shpirti im nuk jane te njejte qysh nga momenti kur lexova ato pak shkronja ne mur nga ILIRI
Ai kishte shkruajtur perpara se te shkonte ne plazh dhe ato vijojne si me poshte.
Cdo gje ne kete bote do te zhduket dhe do te vdese por i VETMI QE NUK zhduket dhe nuk vdes eshte ZOTI(ALLAHU).Te gjithe te ALLAHUT jemi dhe te gjithe tek AI do te kthehemi.

Dy rreshta qe me ndryshuan mua pergjithmone.Gjysh nga ajo dite u ktheva ne besimin e drejt Islam dhe e ndjej se prania e ZOTIT eshte kudoqe shkoj dhe c'fraredo qe bej.
Mund te flas me dite te tera perreth experincave qe kam pasur persa i perket pranise se ZOTIT XH.SH ne jeten time por fatkeqesisht koha eshte e kufizuar.Duke shpresuar qe historia e ILIRIT do te jete nje prove qe deshmon per shume gjera po e perfundoj ketu .


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.