Forumi Horizont Gjithsej 19 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)


Postuar nga tresh datë 03 Dhjetor 2005 - 11:21:

Enver Hoxha eshte shqiptari me i vogel e njeriu me negativ i te gjithe kohrave.....

Nqs ka ndonje nostalgjik te tije e te epokes se ndritur te ndertimit socialist,ska pse vuan ne ferrin kapitalist po te shkoje ne parajsen komunsite ja te niset qe neser per ne Kube apo ne Kore te veriut te jetoje pse atje mund te gjenden si ne shtepi te tyre dhe mund te praktikoje idete e tija.

I vetmi gabim i Enverit ishte se jetoi gjate......

Jane Harru Ismail Qemali Isa Boletini e Luigj Gurakuqi 3 figura qendrore per ngritjen e flamurit ne Vlore.


Postuar nga Perendia datë 03 Dhjetor 2005 - 22:32:

Citim:
Po citoj ato që tha unforgiven
ec e jeto njehere ketu ku jam une..Do ti shohesh grate shofere trenash,shofere traqesh, ne ndertim, marangoze...nuk ka profesion qe te mos kete gra..Dhe ketu ku jetoj une e dashur Katia(qe eshte nje vend teper i zhvilluar), eshte tamam sistemi i Enverit...

Besoj se duhet të ketë ndo1 ndryshim të vockël fare; Enveri i detyronte gratë (pra s'bëri ndryshim nga koha para tij, se më para "burrat detyronin gratë" e më vonë Enveri detyronte gratë), kurse në vendin e zhvilluar ku jeton ti (Bathore) besoj se gratë e zgjedhin vetë atë punë.

Citim:
Po citoj ato që tha unforgiven
Dhe ketu ku jetoj une qe eshte nje vend teper i zhvilluar...
------------------------------------------------------------------
Une jetoj ne Bathore, ne bahcen kapitaliste te servirur nga Xha Berisha..
Duhet te kaloj gardhin e Dranes se ardhur nga Kalaja e Dodes, qe te dal tek shinat e trenit, me pas te vazhdoj rrugen drejt shinave per te dale ne rruge kryesore pa te kap ndonje fugon apo karroce te rastit qe te arrij mesimin ne kohe..Kur eshte koha me diell eshte mire, se pluhuri behet shami ne koke, po ca ti bej kur bie shi se te duket vetja sikur sapo ke dale nga puseta..
Ketej nga komshilleku im te gjithe kendojme nje zeri..

Bac Berisha kryt na ngriti
se lam dhen ene gomar
tash ne kena benc e vila
deputete ene xhandare


Atëherë pse qahesh kot e kërkon kohën e Enverit, kur Shqipëria qënka 1 "vend tepër i zhvilluar kapitalist i servirur nga Berisha"? Apo me "ironinë" tënde të mësipërme do të tregosh që ke inat të ashtuquajturit "malokë" (nga propaganda enveriste),që janë më tepër se gjysma e shqiptarëve?

P.S. Mendoj si treshi, nqs kufijtë e Bathores i ke të hapur (besoj se janë), shko në Kubë ose Kore të Veriut dhe puno ku të ketë nevojë Partia (jo ku do ti) .


Postuar nga bylis datë 04 Dhjetor 2005 - 13:35:

Sa per temen

Skenderbeu eshte i vetemi qe emri i tij mbijeton disa shekuj jo vite dhe besoj sa te kete shqiptare dhe Shqiperi emri i tij nuk do te harrohet. Te gjithe te lartepermendurit jo se nuk jane te medhenj apo patriote te degjuar por nuk mund te zene vendin e Gjergj Kastriotit. Enver Hoxha sa beri krime eshte ne rangun e krimineleve dhe diktatoreve i padiskutueshem, por edhe ne qe shkruajme e lexojme tani (them ne ,ata qe kapi sistemi i tij) merita eshte e tij. Analfabetizmi dhe padituria ne Shqiperi eshte rritur ne perqidje te madhe ashtu dhe papunesia, neper fshatra s'i hedhin klasat e katerta shumica disa s'vene fare sa marrin kembet vene me bageti. Se kush e ka fajin un se di??? mbase dhe ata femije apo priderit e tyre s'kane faj se jane te detyruar te nxjerrin buken e gojes duke ndihmuar familjen apo punuar ne cdo lloj menyre. Diku para disa vjetesh lexova per nje figure te huaj politike, Grek, Italian, Francez nuk e mbaj mend nga ish, i cili ishte shprehur per popullin shqiptar ne lidhje me Enverin e thoshte - Nje popull mund ta besh te qeshi, por jo te qaje. Donte te thoshte qe ne e deshem Enverin dhe e qame te gjithe panvarsishte si rrodhen ngjarjet me pas.


Postuar nga katia datë 05 Dhjetor 2005 - 00:34:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti

Edhe une keshtu mendoj.



Respekte


Postuar nga volter datë 06 Dhjetor 2005 - 14:09:

Ka shume te medhenj, por une do te vecoje keto nder me te medhenjte

Skenderbeu
Aleksander Moisiu
Ismail Qemali
Ali Pashe Tepelena
Ismail Kadare

****


Postuar nga datë 06 Dhjetor 2005 - 19:27:

Nder me te medhenjte e njemijevjecarit te fundit mendoj:

Nene Tereza
Gjergj Kastrioti
Fan Noli
Naim Frasheri
Ismail Kadare
Ismail Qemali
Luigj Gurakuqi
Faik Konica
Angjelin Prelocaj
Eqrem Cabej
Rexhep Qosja


Postuar nga cybele datë 06 Dhjetor 2005 - 22:32:

cfar ke bo per shqipnine qe tjesh i madh ne bote !

let marrim njinga nji ..cfar kan bo keto shqiptare te shquar per shqiperine

1 nene tereza shenjtorja e gjalle,nje misjonere e botes krishtere
qe fatkeqsisht sa ishte gjalle nuk mundi te bente dicka per shqiperine
ne shqiptaret se lam as me ardh me varros nanen e vet...etje..
tani qe ajo sesht ma...i ndertojm buste,shkrujme libra,dhe mburremi me te

gjergj kastrioti (atlet i krishti) kjo figur madheshtore qe ka rrezistu shume kohnave,ne shume sheshe tbots i kan dertu statuja,e kan nderu
ate qe ka bo ai per shqiprine eshte e qart se ai asht trashgimtari i aleksandrit te madh...

aleksandri imadh ka qene dhe mbetet "aleksander i madh"ai bashkoj
te gjith fiset "e egra barbare" dhe lidhi "ujin me shkretinen" etj...krijoj nje "bot te re"
ai shiptari me i madh ne bote.....djali olimbis dhe filipit

fan noli nji nga talentet me tmdhaja shqiptare,ai ka bo shume per shqiprin nuk numurohen dot shkrimet mendimet sakrifisat e ktij shqiptari te mencur,"shkelqesia e tij eshte nje hero per generatat e reja ai ka thane dicka te pa vdekshme,"mretereshe pa kunore"sa e trishtushme aq edhe e vertete eshte kjo thenie edhe sot per shqiprine...tone te dashur


Postuar nga Luani_fr datë 20 Dhjetor 2005 - 18:26:

1) Gjergj Kastrioti (Skenderbeu)
2) Gonxhe Bojaxhiu ( Nena Teraze)
3) Adem Jashari ( Njeriu qe mase shumti dha per lirine dhe nderin e kombit)
4) Pjeter Bogdani
5) Vllezerit Frasheri
6) Sylejman Vokshi
7) Ahmet Zogu
8) Enver Hoxha
9) Anton çeta
10) Rexheo Qosja

Kerkoj ndjes per figurat qe munde te ket edhe mete mdhej eqi nuk i shkruajta.


Postuar nga Imortale Jecur datë 27 Dhjetor 2005 - 01:24:

Gjergj Kastriot Skenderbeu
Nen Tereza
Gjon Buzuku
Patriarku Atenagora
Qemal Stafa
Kostandini i Madh
Justiniani
Kostandin Kristoforidhi

Per dy figuare e fundit po i le bosh jo sepse me mungon ndonje ide, por do me pelfqente me shume qe ne to te vendosej ndonje emer i ri shqiptare qe ndodhet ne hapat e pare te shfaqjes se talentit apo aftesive te tije.


Postuar nga Amstel datë 13 Janar 2006 - 03:45:

1.gjergj kastrioti
2.nene tereza
3.fan noli
4.ismail.kadare
5.ismail.qemali
6.naim frasheri
7.abdyl frasheri
8.qemal stafa
9.ali pash tepelena
10.enver hoxha

ky esht mendimi im.


  Gjithsej 19 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.