| Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)
Me jep lirine!
Me jep lirine, mi zgjidh duart
Une githcka ty te kam dhene
Ah dhe kycet mu gjakosen
Nga prangat qe me ke vene.
Me jep lirine,mi hiq prangat
Nen pranga s’jetohet dot
Mi lesho zemren dhe enderrat
Ka aq kohe qe i mban rob.
Roberuar dot s’jetoj
I prangosur po pellcas
Dua lart te fluturoj
Nuk jetoj dot ne kafaz.
Sa per sy e faqe...
Ne syte e tu shoh erresiren
qe nga pas me ndjek kudo
ne qenien tende shoh vec smiren
miresine kurre nuk e shoh.
Ne syte e tu nuk shoh shkelqim
nuk shoh me te voglen drite ne to
zemres mi shtove vec pikellim
e kam kuptuar qe sme do.
Per sy e faqe lidhja mbetet
dhe hiqesh sikur me do
Prej Zotit qefi nuk me mbetet
qe ta beri shpirtin nudo.
Pa titull.
Ah kam parë një vajzë të bukur
është pak ti them perri
Ecte lehtë , lehtë, si flutur
Më kaloi mbi shtëpi.
Kur drejt e në sy më pa
Përplot nur e hijeshi
Obobo c'është kjo hata!
ëngjëll është, apo njeri?!
I shkoj prapa se zë dot
S'di si tretet porsi vesë
Sa e bukur është o Zot
Si kjo s'ka tjetër krijesë.
Si kjo nimfë s'keni parë
Ju a them me të vërtetë
Shpirt e zemër mi ma marrë
Lum ai që do ta ketë.
Nektari
Nektari
Vloi ne gote
Dhe gota u thye
Nektari u derdh
Dhe tha
Une jam nje pike dashurie
Qe gote e botes ka.
Lapsi i bardhe
Me laps te bardhe
Nuk shkruhet
Siper permbi flete
Sepse eshte e bardhe
Edhe fleta vete
Ne do ta lexosh
Cka ne te vertete
Duhet ta kembesh
Me nje flete te zeze.
Te miren
Beje nje te mire
Dhe hidhe ne det
Harroje c'ke bere
Me mos e permend
Kohet do kalojne
Ah do kalojne shpejt
Derisa e mira
Vete te dale ne breg.
Femijeria
Me tha: sot i vogel
Si foshnje me ngjan
E ndoshta neser
Do jesh me i rritur
Ah femijerine
Dikush te ma ktheje
Per te ndjehem uritur.
Fjala
I peshova te gjitha
Me e rende ishte fjala
Largesite pershkova
Fjala kish ikur me larg
Zjarre e arme provova
Nga fjala vrisnin me pak
E peshova fjalen.
Akoma tek letraret e rinj Ti??
Akoma se ke mbush mendjen ti mbledhesh ne nje vellim?
Citim:
Po citoj ato që tha unforgiven
Akoma tek letraret e rinj Ti??
Akoma se ke mbush mendjen ti mbledhesh ne nje vellim?


| Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.