Forumi Horizont Gjithsej 50 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Fajtori datë 19 Shkurt 2006 - 16:51:

Ne fakt zerat brenda meje flasin, llomotisin qe cke me te. E bejne ne momente pijesh, kur dora nuk arrin ti shkruaje dhe bota rrotullohet nga dehja. Por edhe kur ndonje ze arrin te jehoje deri ne castet e esellsise, del ndonje banalitet forumor qe te pret hovin. E keshtu duhet ti rikthehem stervitjes se individualizmit ekstrem, te mos influencohem nga te tjeret, te jem vetja. Por si mund te behet kjo, kur jetojme dhe shkruajme me te tjere, kur japim dhe marrim impulse krijuese pikerisht nga kjo shoqeri e cuditshme virtuale. Atehere arrij ne perfundime te shemtuara mbi popullin tim, sic kane arritur shume te tjere, por qe prape se prape skane kuptim.

Ajo qe ka rendesi eshte qe mes kesaj rremuje shoqerore, mes kesaj rruge te baltosur ku behemi pis sapo dalim nga shtepia (opsss, sapo hyjme ne forum), ketu pra, ne kete rruge, coku gjehet ndonje person qe ja vlen. Keshtu qe stervitja duhet te kthehet avash avash vetem ne perzgjedhje personash, ne investime ne shoqerira qe ja vlejne.

Ehhh, nejse. Kjo kenga Hung Up e Madones nuk mbaroka se me pelqyeri neteve dhe diteve me jete. Pershendetje.


Postuar nga volter datë 21 Shkurt 2006 - 19:37:

Ti duhet te jesh keshtu, s mundesh te ndryshosh prototipin. Pastaj ti duhet te besh kete, ndaj s mund te ikish, duhet ndaj patjeter te degjosh zerat brenda "teje". Tere naten pa gjume, duhet te pluskosh ne artikujt e tyre politike duke ua shkruar me tere brumin e vertet, qe ne fund te vleresohet dhe te godase shenjen nja 3 here te forta. Bindja per te shkruar artikujt e ketyre politikaneve do e bej une, por pyet nje here a jane mesuar te lexojne nje artikull me ate taktin qe ua kam mesuar une me vite te tera? Bah, duhet t'u them degjoni edhe zerat qe dalin brenda jush, per te njohur njohjen per dashuri politike ndaj njohjes./ Duke mos me degjuar zerat brenda meje, ato asnjehere nuk do i pershtaten rregullave per orientimin e punes politike, kush e di sa te devotshem te hiqen. Shpresoj qe ne te ardhmen kjo te sherbehet si ze qe do te arrije valet per njohjen e realitetit njerezor. Se ndryshe realiteti njerezor do perfundoje me gojen hapur.

Tung


Postuar nga ingmetalboy datë 13 Mars 2006 - 13:10:

hey. Je atje? Nuk e di pse po te shkruaj ty por ndjej nevojen te te flas. Ndjej nevojen ... si te thuash, hmm... ah po te rrefehem. Kisha kohe qe nuk e kisha thene apo degjuar kete fjale. Bile tani gati gati me tingellon si e panjohur kjo fjale. Duket sikur kurre nuk kam gjetur prehje ne hijen e saj, duke u dridhur (jo nga i ftohti) gjithe naten.
Dhe ja pra tani jam ketu, i lodhur, me koken qe me rendon plumb mbi shpatulla, duke te thirrur ty per te bashkebiseduar.
Thone, kur ti i flet Zotit quhet lutje, kur Zoti te flet ty, skicofreni.
Gjithe jeten jam perpjekur te flas atehere kur duhet dhe te hesht kur zeri im ka qene i tepert, por fatkeqesisht kam harruar te degjoj. Kjo eshte arsyeja besoj pse komunikimi nuk ka qene i qarte.
Thone.


Postuar nga Enya datë 25 Mars 2006 - 08:55:

Forma e trupit tend po ndryshon cdo dite nga pak, ashtu pa e vene re.
Brenda teje nje krijese e pagjini akoma.Dhe ashtu e lumtur i buzeqesh dhe thatesires se barit ne oborr, edhe pluhurit te makines,edhe mureve te bardha.
Shpesh tek ecen per tu shplodhur(ose per tu lodhur), muskujt e kembeve
ndjejne freskine e pasdrekes ose te mbremjes.
Do behesh NENE.Dhe akoma qesh me zerat brenda teje.E ndjen se je ndryshe
nga te gjithe, nga te gjitha...Te tjeret qeshin per nje shaka pa kripe miqesore,
ndersa ty o princeshe e fatit( te mire apo te keq),-te qesh shpirti trupi,mendja
buzet dhe syte.
Sa do deshiroje pranine e NENEs tende ne keto caste,por ajo s`eshte asgjekundi perreth.
Dhe ashtu e vetme vazhdon te mbrosh krijesen tende te pagjini.
Nje pyetje desha te te bej:-"E dashuron Babain e femijes tend?!"
Sigurisht qe PO.Gjeta force te dashuroj realitetin e perditshem,
dhe s`ka me mrekulli sesa te zgjohesh me te vjella,diku neper shtepi
dhe pastaj asgje...Lan dhembet e bardhe si debora, lan fytyren e skuqur nga perpelitjet e stomakut,
dhe vishesh me te shpejte,nxiton per ne college,here ne kohe here me vonese
sipas gjendjes tende shpirterore dhe deshires per te kuptuar e prekur
boten me mendje dhe me sy.
Nje ze tjeter brenda meje me thote te hesht,ose te ndez tv,ose te ha dicka,
ose te bej nje telefonate.Ika...


Postuar nga ingmetalboy datë 30 Mars 2006 - 01:00:

Pagjumesi

Hap syte!
Pagjumesi.
Hena flatrat ndeh
dhe qielli i vrare
zemren pezull ngreh.

Hap syte.
Pagjumesi!
Cohem ne qetesi.
Mendime pa kontroll
Peshperisin sinjale plot fshehtesi.

Pagjumesi e mallkuar
Mua te lutem mu pergjigj.
Pse me mua luan?
Dua te mbyll syte i clodhur
mbas diteve qe ngadale kaluan.

Hena me pergjigjet
nga lart psheretin.
Nuk eshte faji im
qe jeton ne zhgenjim.
Pse nuk je pas carcafeve te njohur
por jeton ne mergim??


Postuar nga iliriusa datë 06 Prill 2006 - 09:52:

Nuk ka qene asnjehere problemi tek zerat qe flasin ne brendesi, problemi ka qene tek sa vendos ti degjosh ata zera. E per me teper si vepron kur zera te ndryshem brenda teje te peshperisin mendime krejt te kunderta? Nuk e di! Here pas here lodhem se i degjuari e mundohem te bertas me forte se ta, por s'me pelqen te bertas. Zeri im duket kaq i shemtuar kur kelthet e cirret per te mbytur mendimet e mia qe bertasin e ngaterrohen aq fort sa duken si zera krejt te huaj qe kane ngecur, te zene ne kurth brenda meje. S'me pelqen te bertas... ndaj shpeshehere mundohem ti degjoj, ti kuptoj, te gjej nje menyre si ta ndaloj te bertiturin e tyre. Por zerat jane me te fuqishem se mua. Une i degjoj, por me thyhejn. Me lendojne... me presin... E ndjej dhimbje ne fyt, si te kisha qene duke bertitur e uleritur gjithe jeten..., dhe pse kam kaq kohe qe vetem peshperise...........


Postuar nga aura datë 10 Prill 2006 - 03:18:

shume nete kam degjuar zera brenda vetes dhe jam munduar ti shuaj. sot po i bej vetes disa pyetje dhe po pres qe ato zera te me kthejne pergjigje. asgje nuk degjohet nga brenda meje.


Postuar nga ingmetalboy datë 12 Prill 2006 - 11:38:

As qepallat nuk ju drodhen, as nuk levizi syte ne te majte, as nuk u skuq apo ndonje dicka tjeter ndodhi. Thjesht me genjeu. Aq bukur dhe bindshem sa besoj se do ti kishte hedhur dhe makines se te vertetes....
Pse valle jam kaq i bindur une atehere qe genjeu?? Besoj se ka mesuar nga me i miri. UNE. Gjithcka eshte e mbyllur ne nje rreth. Sa do fort ta hedhesh gurin lart perseri do te bjere poshte dhe mundesisht do te bjere mbi koke ty qe e hodhe.
Syte po me lodhen, koka po me rendohet nga cdo moment qe kalon ne kete pritje te mallkuar qe eshte krijese e mekateve te mija. Fantazite e mija te cmendura po me cojne ne kete dite shperthimi. Ja pra ku jam, i ulur ne nje qoshe, ne nje cep te dhomes e cila me duket shuuume e madhe per te fshehur gabimin tim. Por vetem nqs ky moment mbaron dhe gjithcka shnderrohet ne nje mankth qe mund ta shkund koken dhe te largohet, atehere ka nje shprese. Nje shprese mbas se ciles qendron i gjithe perroi i mendimeve te mija. Nje shprese qe asgje mos jete e vertete dhe besoj se gjaku do te vershoje ne damare perseri.
Por duhet te pres, sepse nuk e kisha pranuar asgje me pare, sepse kisha mbyllur syte para qiejve te paane qe me prisnin te harrohesha tek to. Sepse mendoja qe gjithcka me perkiste mua dhe une mund te beja gjithcka me te.
Pse flisni tani? Pse nuk me coret masken me pare, por pritet te puth dyshemene e trishtimit? Pse nuk po kalon kjo ore, pse nuk iken dhe ky cast dhe ajo kthehet perseri???


Postuar nga aura datë 14 Prill 2006 - 04:34:

se di pse, por kohet e fundit shume gjendje shpirterore i gjej neper kenge...

"u kry...zemra tash u thy...nuk du me ty me u shty..."


Postuar nga diabolic datë 14 Prill 2006 - 05:18:

Nje nate u zura me zerat brenda meje dhe tashme sflasim me njeri tjetrin , na ka ngelur hatri.Meqense i kemi ngjare njeri-tjtrit jemi kokeforte dhe sbejm kurre nje hap mbrapa keshtu qe dikush duhet te kerkoj falje. Kush valle do ta bej i pari?????


  Gjithsej 50 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.