Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- -Pena e lire- (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7107)


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 09 Shtator 2005 - 06:48:

Post

Numeroj rrahjet e zemres sime
te semure,
per nje dashuri te paster,
te pafjale,
te qete,

si natyra ime,
si shpirti jot,
si vete jeta!

Numeroj ditet, vitet!
Koha iken si e marre,
kalon!
Ne rritemi,
Shpirti lendohet,

Dashuria fle
mes rrahjeve te zemres,
diku,
Tek Shpirti YT
qerpiket ndalon....![/b]

08 september 2005


Postuar nga Ruby_DR datë 09 Shtator 2005 - 06:53:

komplimenti sykaltra krijimi jot nuk ka fund dhe esht gjithmon prekes ne shpirt

te puth dhe te perqafoj fort fort

ciao ciao naten ika unaaaa


Postuar nga Lela_Dr datë 12 Shtator 2005 - 03:36:

Helga shume pershkrim i bukur....me pelqeu jashte mase....
Si gjithmone je e mrekullueshme....Te puç fort Zemra....


Postuar nga Cindi datë 12 Shtator 2005 - 19:53:

Post

Mergimi te meson te jetosh vetmine dhe te shkruash poezi.
Mergimi te meson cdo te thote i injoruar.
Mergimi te meson se nuk duhet te besosh lehte.
Mergimi te meson si te qeshesh pa kuptim.
Derisa ne fund ke kuptuar qe po fillon te cmendesh


Postuar nga Ruby_DR datë 12 Shtator 2005 - 20:12:

rruga e mergimit akoma nuk ka fillu
por nuk ka gje me te bukur kur
cohesh n'ga krevati dhe thua mirmengjes
ne gjuhen tende ku madhi nuk del kurr
ku njerzit te rrespektojn, nderron nje muhabet
qan nje hall...

emigrandi sado qe te krijoj nje jet te mir jasht vendit vet
emigrand ngelet i perjetshem....

te pershendes sykaltra dhe si gjithmon shkrimi yt esht spetakolar...


Postuar nga Cindi datë 14 Shtator 2005 - 22:40:

Smile

Urime.


Postuar nga Ruby_DR datë 15 Shtator 2005 - 00:27:

zemer je nje talen dhe PIK

te puth fort dhe te perqafoj


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 16 Shtator 2005 - 02:42:

Post

Sa Ftohte...!
Miqesia jone paska ngrire...
diku ne kujtimet e tua!

E lodhem se peshperituri
emrin tend...,
te larget,
te nemur,
mbi tastiere...


Sa ftohte....!
Miqesia paska ngrire,
premtimet gjithashtu i rrembeu shiu!
Une ndalova hapat
te ndez nje cigare,
te ngroh
enderrat e vyshkura!!!!


Postuar nga Lozonjare datë 16 Shtator 2005 - 18:49:

Do doja ....te krijoja me shume...

do doja te lexoja....krijimet e krijuara....nga autoret e panjohur..
do doja sa shume do doja...qe rruga e krijimet mos te lodhet kurre....

Pershendetje sy kaltra.......komplimente


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 17 Shtator 2005 - 20:21:

Post Mikes sime Ksenia....

To: KSENIA

Princeshe e bukurise,
ndale hapin tend;
Si sorkalle me ecen,
trotuarit n`Tirane!

Me nje bllok ne dore,
plot shenime mendimesh,
Me nje stilolaps,
cmenduri pershkrimesh!

Hyjni e se vertetes!
Ndrin ne balten Shqiptare,
Si nje shprese tek njerezit!
Si nje shtajzovalle!



me shume respekt,me shume dashuri miqesore,
te kujton Helga(usa).


  Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.