Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)


Postuar nga Indrit datë 28 Shtator 2005 - 19:57:

Vetmine pi nje shpirt i trazuar

Vetmine pi nje shpirt i trazuar
Sa brenga e mbyten te shkretin
Sa larg njeri-tjetrit menduar
Sjellim ndermend njeri-tjetrin.

Boshllek ska me shume ne kete dite
Ftohtesira gjekundi ska me shume
keshtu ndodh kur vetem nje shpirt
e vune tek ti dhe tek une.

Mallkuar jane ditet gjithnje
qe gdhijne e qe ngrysen kaq larg
te bej me shume smundem me
e gjer sa te vdes s'bej me pak
.

Dhe hena sillet trishtuar
zbrazetirat e zbehin e tretin
Larg njeri-tjetrit menduar
Sjellim ndermend njeri-tjetrin.

Vetmine pi nje shpirt i trazuar
dhe shpirtit ne heshtje i thote
S'durojne as renkim as te share
Torturat e mija o Zot.


Postuar nga Indrit datë 29 Tetor 2005 - 01:43:

Mallkim

Mallkoj diten qe linda
Kurre dielli te mos dale
mallkoj dhe diten kur ika
mijera kilometra larg.

mallkoj token qe te kalbi
te treti e te shprishi ty
E mallkoj kete dreq fati
Mallkoj qe te pashe me sy.

Mallkoj gure edhe drure
te therrmohen e te thahen
mallkoj qe ste shoh me kurre
mallkoj pse fatet keshtu ndahen.

Dite e nate rri e mallkoj
e per dicka mendja pajtohet
asgje s"mundem te ndryshoj
c'eshte caktuar do te behet.


Postuar nga iliriusa datë 29 Tetor 2005 - 12:24:

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Vetmine pi nje shpirt i trazuar

Vetmine pi nje shpirt i trazuar
Sa brenga e mbyten te shkretin
Sa larg njeri-tjetrit menduar
Sjellim ndermend njeri-tjetrin.

Boshllek ska me shume ne kete dite
Ftohtesira gjekundi ska me shume
keshtu ndodh kur vetem nje shpirt
e vune tek ti dhe tek une.

Mallkuar jane ditet gjithnje
qe gdhijne e qe ngrysen kaq larg
te bej me shume smundem me
e gjer sa te vdes s'bej me pak
.

Dhe hena sillet trishtuar
zbrazetirat e zbehin e tretin
Larg njeri-tjetrit menduar
Sjellim ndermend njeri-tjetrin.

Vetmine pi nje shpirt i trazuar
dhe shpirtit ne heshtje i thote
S'durojne as renkim as te share
Torturat e mija o Zot.





Vertet shume e ndjere Indriti.
E dhimbshme!


Postuar nga Indrit datë 30 Tetor 2005 - 03:00:

Flm Iririusa
Problemi eshte se cdo njeri ka menyren e tij ne te prekur, ndoshta ne kete teme ka edhe me shume dhimbje ne te tjera poezi.
Flm qe me ndjek, dhe po te pershendes me dicka me te thjeshte me te shkurter dhe me pak dhimbje.
Indriti


Postuar nga Indrit datë 30 Tetor 2005 - 03:07:

Buze detit

Buze detit i harruar
ky njeri me sy s'te sheh
nuk e di se c'ke kerkuar!!
ne nje breg qe nuk e njeh.

Eci plogesht dhe vetmuar
s'ka njeri te flas nje fjale
krejtesisht veten kam harruar
kam humbur tutje ne vale.

Eci eci neper rere
zemren vala ma perpiu
ja dhe zogjte shtegetojne
sa nga jugu e veriu.

Me sy i ndjek te tere plot gas
nuk ngopem as me te pare
dua vrullshem tu rend pas
por harroj qe nuk kam krahe.


Postuar nga Indrit datë 19 Nëntor 2005 - 00:32:

I shenderruar ne lot!

I perzier perplot dhimbje gjaku im
Gjarperon neper vena e damare
Nuk kalova asnje ore ne gezim
E ne brenge, shkova jete te tere.

Lotet syve dot s’me shkulen asnje cast
Gazi shkulet lehte nga buza…
Shenderrohen ne lot fjalet sapo flas
Pike loti s’mban me kupa…

S’di dhe vargjet si u treten, si u shkrine!
I kerkoj por per dreq nuk i gjej dot!
Ne te pyetshin per mua ndonje dite
Thuaj qe dhe une u bera lot.


Postuar nga oliinter datë 19 Nëntor 2005 - 01:03:

dicka e castit personale

I pafate ne jete,,
I pafate dhe ne dashuri..
Valle perse ndodh kjo gje?
Mos ndoshta zoti na paska denuar
Per mekatet e panjohura?

2
Kujt I bera keq dreqin qe
Me ka mallkuar?
Perse gjithmone do te arrij ne finish I dyti?
Kur do te jem qofte edhe per
njehere te vetme I pari?

Mbase edhe une marr kot ndonjehere!!!

Dhe sot per dreqin degjova nje kenge
E cila thoshte ne tekstin e saj “ I pafat ne Dashuri”

Megjithese tashme jam mesuar me zhgenjime

Urrej fjalet ti je nje shok I mire…

Mbase duhet te mjaftohem me kaq????

Jo dreqin se nuk jam dakord me kete.


Postuar nga Indrit datë 21 Nëntor 2005 - 17:53:

Re: dicka e castit personale

Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
I pafate ne jete,,
I pafate dhe ne dashuri..
Valle perse ndodh kjo gje?
Mos ndoshta zoti na paska denuar
Per mekatet e panjohura?

2
Kujt I bera keq dreqin qe
Me ka mallkuar?
Perse gjithmone do te arrij ne finish I dyti?
Kur do te jem qofte edhe per
njehere te vetme I pari?

Mbase edhe une marr kot ndonjehere!!!

Dhe sot per dreqin degjova nje kenge
E cila thoshte ne tekstin e saj “ I pafat ne Dashuri”

Megjithese tashme jam mesuar me zhgenjime

Urrej fjalet ti je nje shok I mire…

Mbase duhet te mjaftohem me kaq????

Jo dreqin se nuk jam dakord me kete.



E ke degjuar ate kengen ti Oli?

Cke maj zemer qe s'bon dyzen, cka per te gjet ty do te gjen.

Vijne dite me te mira
Pershendetje.


Postuar nga Indrit datë 21 Nëntor 2005 - 17:55:

Kur te mos jesh

Kur prane meje, te mos jesh
Kuptimin plages do ja mesoj
S’do di te flas,as dhe te qesh
Zemervrare do te t‘kujtoj.
Kur ti te jesh larg meje
Plages do ja di kuptimin
S’do me mbetet pike hareje
Do te marr per himn vajtimin.
S’di ne jete kur do qetesohem…
S’di kur loti do me ndalet
Sot me lotin po martohem
Kur te vdes, prej tij do ndahem.
Sot dhe zemra po me tretet.
Kur ti shkruaj keto fjale…
Nga dy faqet loti shprehet
E godet zemren si dallge
Kete vaj nuk e shmang dot
Nga kujtesa dot se fshij.
I rende loti ne k’te bote
S’ka te rende aq sa ai.

Po ti valle a do kujtosh…?
Ne k'te bote sa te kam dashur!
Kur ti vije sa gezohesha…
Me te madh gezim s'kam pasur.
Kur gjithcka ty te tregoja
Emrin tim,te shkuaren time…
Kur c'do dhimbje e harroja
Ishe ti, me e madhja dhimbje.
Dot nuk mundem te harroj
Qe mes lotesh me braktise
Ty qe ne ndeshkim me flake
Qe aq larg prej meje ike.
Ty te kisha burim shprese
Ty te kisha rreze drite
Afshin zemres ti ja ndeze
E serish tani ja fike.


Postuar nga Indrit datë 30 Nëntor 2005 - 22:54:

Skelet

Skelet njeriu...
trup i balsamosur
portret i nje te riu
me qindra vite sosur.

Nje tunel pa shtigje...
nje varr i ftohte
mbuluar nga brigje
qe nuk gjenden sot.

Antikitet Grek!
ndoshta Egjiptian?
te jete ky skelet
si i tille nuk ngjan!

Eshte skelet i gjalle
i pavdekur kurre
brenda mban nje hall
nje plage te rende shume.

Sa i vrenjtur ngjan
ne shikim te tij
shume te fshehta mban
ndaj quhet njeri.


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.