Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7]
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Ajete nga Kurani Famëlartë. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7385)


Postuar nga Indrit datë 19 Shtator 2007 - 01:57:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


 

Pse na denon Zoti, une e di qe ai i fal te gjithe???????



Zoti, na denon per te vene ne vend premtimin e drejtesine e Tij qe eshte:Kush vepren nje te mire sa grimca do ta gjeje ate, dhe kush vepron nje te keqe sa grimca serish ka per ta gjetur

Megjithate dhe prinderit tane ka ndodhur shpesh te na e terheqin veshin kur gabojme por ama gjithcka behej per edukim dhe reflektim per te mire.

Dhe nuk e kuptoj si mund tu falkan te gjithe? Ka nga ato qe nuk e duan faljen si mund te falet ai njeri? ka nga ato qe nuk e kerkojne faljen dhe nuk pendohen per te keqijat e bera, atehere si mund te falet?
Pra Nese duam te hapet porta e faljes duhet te trokasim me pare ne ate porte.
Indrit


Postuar nga Rajhan datë 20 Shtator 2007 - 00:06:

“E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë”. (Hud: 117).

“O ju që besuat, keni parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe keni frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!”. (El-Hashr: 18).


Postuar nga Rajhan datë 05 Tetor 2007 - 12:44:

39:37. Atë që All-llahu e drejton, atë nuk ka kush që mund ta humbë.


Postuar nga Rajhan datë 17 Tetor 2007 - 11:45:

3:29. Thuaj: “Edhe nëse e fshehni atë që keni në zemrat tuaja ose e publikoni, All-llahu e di atë, Ai di gjithçka ka në qiej e ç’ka në tokë; All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send.


Postuar nga *Besaaa* datë 04 Shkurt 2009 - 20:09:

Mbështetem në All-llahun nga djalli i mallkuar

1. Fatiha
1:1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1:2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!
1:3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1:4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
1:5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
1.6. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
1:7. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!

Kjo është sure e pare e Kur'anit për nga renditja jo nga shpallja ..Njëherit quhet edhe nëna e Kur'anit...


Postuar nga shelgu datë 10 Prill 2010 - 00:30:

Ore kam degjuar qe eshte nje sure qe nuk e shpjegojne akoma dot.

Quhet A L M.

Meqe na erdhi ky i riu se mos e di.


Postuar nga Indrit datë 20 Tetor 2010 - 22:50:

13. Kujto, kur Llukmani duke këshilluar, birin e vet i tha: “O djali im, mos i përshkruaj Zotit shok, sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe!”

14. Ne njeriun e kemi urdhëruar për sjellje të mira ndaj prindërve sepse nëna atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve i ndau gjirin. Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, sepse vetëm te Unë është kthimi juaj.


Llukman 13-14.


Postuar nga Iyua datë 12 Janar 2011 - 22:25:

Thumbs up Re: surja ahzab ajeti 35

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Nuk ka dyshim se për myslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.


Postuar nga Iyua datë 12 Janar 2011 - 22:34:

...”Detyrimet e muslimanit ndaj të paaftit (fëmijëve jetimë)

* Lidhur me të paaftët (fëmijët jetimë) dhe që të mbani drejtësi ndaj jetimëve!” Dhe, çfarëdo të mirë që punoni, Allahu di shumë për të.”

* Mos përdoroni pasurinë e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë më të mirë (për t’ia shtuar), derisa ai ta arrijë pjekurinë e vet...”


Postuar nga Prishtinasja_ datë 11 Maj 2014 - 06:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
13. Kujto, kur Llukmani duke këshilluar, birin e vet i tha: “O djali im, mos i përshkruaj Zotit shok, sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe!”

14. Ne njeriun e kemi urdhëruar për sjellje të mira ndaj prindërve sepse nëna atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve i ndau gjirin. Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, sepse vetëm te Unë është kthimi juaj.


Llukman 13-14.




Shkrimet tuaja gjithmone pikante poaq sa frymezimi yt. Zoti ua shperblefte mundin, perkushtimin etc!. Pas kaq vitesh u kyca sonte dhe nje pershendetje te perzemerte per ju Indrit, Erzeni dhe Isra


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7]
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.