Forumi Horizont Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)


Postuar nga Indrit datë 14 Nëntor 2005 - 17:50:

Mashtrim!

E mashtuan me fjale te kota
Lloj lloj te paqenash trilluan
Sa ajo me harroi dhe emrin!
Kur emrat ne zemer ju shtuan.

Rruges kalon pa me pershendetur
Per zemren e vrare as qe mendon me
Vetem me hedh nje shikim te zbehur
Sikur midis nesh te mos kish asgje.

Nje dite ishim dhe mos pyet sesi
Sepse ta shpjegoj me nuk di as vete
Valle ku humbi tere kjo dashuri!
Me s’me buzeqesh as me goje s’me flet.

Ta dish asgje tjeter me s’do deshiroja
Kalbesiren shpifje, ta deboj, ta flak
Te kisha mundesi gjithcka te shpjegoja
Portezen e vengur dhe nje here ta hap.


Postuar nga Indrit datë 16 Nëntor 2005 - 16:20:

Dua lart te fluturoj

Mos vendos ferra, permbi shtegun tim
Rrugen time, mos ma mbyll me gure
Dua qe drejt tij, te rend fluturim
Mos e blindo zemren, rreth e rreth me mur.
Mos ma hiq, kupen e bojes
Me te cilen, penen ngjyej
Mos ma gris ,copen e letres
Penen time, mos ma thyej.
Mos me mbyt ne litare te heshtjes
Hiqmi tutje k'to andralla
Mos mi ndal rrahjet e zemres
Mos mi lidh duart me pranga.
S'kam deshire te perfundoj
I prandosur gjer ne dhembe
Dua lart te fluturoj
Si shqiponja hijerende.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 19 Nëntor 2005 - 02:07:

Mire se te gjeta Indriti!

"Mos ma zhvish shpirtin!
Pa TE, kam te ftohte!
Mos ma zhvish zemren,
Ndjej tjeter njeri!
Mos me ledhato floket;
S`dua te me prekesh!
E tera jam tretur,
Ne Boten-Ciltersi!"


Postuar nga Indrit datë 21 Nëntor 2005 - 17:42:

Te pershendes Sykaltera dhe mire se na erdhe

Dite prilli.

Se harroj dot kur me joshe
Me buzeqeshjen plot magji
Kur te pashe ne nje qoshe
Kur te erdha per karshi.

Si harroj dot hapat tymin
Rruges kur vija tek ti
Neper kembe gjembat hynin
N’zemer hynte dashuri.

Se harroj kur humbi dielli
U mbulua me nje re
Se harroj ate dite prilli
Kur te dua ti me the.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 22 Nëntor 2005 - 21:10:

Smile Faleminderit dhe Mire se Ju gjeta ne Shkollen e Dashurise!

E pashkelur,rere e lagur
Dimrash,-detin e percjell!
Gjurmet tona,te permallura
Heshtjen tone krejt mberthejn`!

Lame gjurme,atje mbi rere!
Me nje thuper, zemrat shkruam!
E ti qeshje Shpirti IM,
Sepse Dallget shpejt i shuajn`!

Lotet syve kurre s`t`i pashe!
Vetem shkelqim,shprese lumturie!
Dhe te fundit her me buzeqeshe;
Ne ato enderra Femijerie!

Ika larg..., sa koha u tret!
Ika larg nga ai bregdet!
Shpirtin , Syte-i kam aty...
Pse te ndare Ne te DY?!


Helga


Postuar nga Indrit datë 25 Nëntor 2005 - 23:38:

Helga, e bukur kjo poezia me siper
Po postoj edhe une nje shgarravine timen me poshte.
Pershendes me te, te gjithe ato qe me lexojne


Postuar nga Indrit datë 25 Nëntor 2005 - 23:40:

Shpresa vdes ne porten tende!



Pashe gjithesine si nje varr te ngushte
Mbuluar ngado me simbole prangash
Pashe syte e mij veshur me mjergull
Mjegull te bardhe si cerdhe merimangash.

Pashe diellin te humbe nen re
Pashe henen, tutje pas nje brinje
Pashe edhe akujt qe qanin per ne
Qaje dhe ti sa akujt i shkrije.

Qaja, dhe lotet me rrjedhnin si lum
Plot dhimbje, ngaterruar me mjergull
Te kembet e tua bota merr fund
Ne porten tende, shpresa mbetet vdekur.


Postuar nga iliriusa datë 26 Nëntor 2005 - 01:53:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Shpresa vdes ne porten tende!



Pashe gjithesine si nje varr te ngushte
Mbuluar ngado me simbole prangash
Pashe syte e mij veshur me mjergull
Mjegull te bardhe si cerdhe merimangash.

Pashe diellin te humbe nen re
Pashe henen, tutje pas nje brinje
Pashe edhe akujt qe qanin per ne
Qaje dhe ti sa akujt i shkrije.

Qaja, dhe lotet me rrjedhnin si lum
Plot dhimbje, ngaterruar me mjergull
Te kembet e tua bota merr fund
Ne porten tende, shpresa mbetet vdekur.




Bukur!!


Postuar nga Indrit datë 27 Nëntor 2005 - 01:15:

Iliriusa flm per leximin, nderkohe te pershendes me nje tjeter zhgarravine


Me e bukura lule!

Cdo dite njerez pyesin,
per dashurine tone
Per ty qe qe te kam jete,
diell edhe hene.
Per zerin tend te bukur,
qe ndjehet plot jehone
Gjelberon shkretetiren
sa here qe kendon.
Me pyesin e shpesh
Nuk di si t’ju them
Thone se tjeter do
Tere shpirti me dhemb
Thone se te duan
Ti mos ju beso
Ah sa shume te dua…
Me shume se kushdo.
Me pyesin… e ne gjuhe
E kam timen pergjigjie
Ne zemer me kullove
Me mbushe plot dhimbje
Ti je enderra e nates
Qe me ngren mbi re
Je me e bukura lule
Qe mbiu mbi dhe.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 27 Nëntor 2005 - 01:58:

Post Me i zjarreti Diell!

Pervelohem
per nje fjale
thene
nga TI,
nga heshtja jote!
Krejt un digjem
dalngadale
sikur jeta,
pas kesaj bote!

Mallin
shuaj me nje varg
thene nga TI,
nga Shpirti YT!
Krejt dobesohem
menderisht
dhe bertas,
shtazerisht!!!

Diell sot mu bere Shpirt!
Me i zjarreti
ne kujtime!
Digjem krejt,
me verbon syte;
Fjala jote...
krejt therrime!

Cmendurine,
e thyej me zemer,
e gerthas,
hesht dhe flas!
Kur mengjesi bie pa Diell,
Te kam TY,
Diell te Zjarrte!

Ne mesnate,
koken leviz;
Ti kurre s`ishe!
As plage e kohes!
Vazhdon lutja
vec drejt Zotit...
"Zot m`i mblidh mendte e kokes!"


Helga...


  Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.