| Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
thanx biondia.
by the way eshte ingMETALboy dhe jo ingMENTALboy.![]()
![]()
![]()
![]()

great piece ingmetalboy...(i mean mental-boy
)
Hani mbetjet e djeshme
100 fjale dhe 100 mendime qe shumohen dhe shumezohen brenda meje nga pamundesia per te folur. 100 kenge qe do doja te degjoja ne nje cast. Jane bakteret tona apo jane qelizat e fekonduara qe riprodhohen? Koha do i tregoja disa gjera. Por di qe ate qe deshe: "te me mesosh", po ja arrin per bukuri perderisa arrij te kuptoj pse isha i lumtur dje dhe jo sot. Arrij te kuptoj nga vinin ngercet e largesise tone dhe sa te ndryshme jane qytetet ku jetojme. Me etjen tende ushqeva nje qytetet te tere. Dhe nga ai qytet me jete u ushqeva dhe vete. I mora nektarin qe tek hojet e mia te prodhoj perseri mjalte ne te ardhmen. Dhe ti, mbreteresha ime pa afat, te behesh nismetarja e ushqimeve te reja per kete bote. Ushqim qe per shume shpirtra eshte bombe kalorike, por qe mbetet ne memoriet e fabulave te jetes se secilit.
...
Te kam nje "faleminderit", sepse tani e di qe pas reve ka gjithmone diell. Me duhej nje rreze e vetme, qe te riktheja vetedijen se dielli ekziston. Tashme kjo u vertetua. Ekzistenca jote mjafton sot qe une te di me ne fund cfare dua. Jo si zhgarravitje sentimentale. Thjesht di cfare dua ne jete. Dhe kjo me jep force ne cdo gje qe bej... Sepse tani, ndryshe nga heret e tjera, me vjen ti mesoj botes si jetohet ne vend qe bota te ma tregoje mua. Per kete aresye me duken banale fytyrat pa shprehje neper autobuza, njerezit e lodhur te cilet "me avash kane vdekur". Dhe per te njejten aresye e ndjej veten larg tyre. Dhe kjo eshte fantastike po te mendosh qe duhet te ndihesh larg banalitetit qe vertet te mos behesh i tille. Eshte nje menyre per te qene i pari i karvanit pa ndjere vazhdimisht pamjen dhe eren e bytheve qe marshojne ne grup drejt te ardhmes.
Faleminderit per leksionin. Do qendroje gjate ne memorien time, ne cdo sens dhe cdo klime.
Dhe ja ku kthehem pas nje kohe te gjate. Ndonjehere nuk deshiroj te shkruaj, kjo sepse e urrej. Jo vetem kaq, njekohesisht, s’deshiroj te lexohem nga shfletues anonim; tipa si kerkues ne dicka dhe mosbesues ne gjithcka. Pak rendesi ka, tashme, nuk jane ato arsyeja e shpenzimit apo, qofte, simbolika e nje raporti kualitacioni a kuantitacioni germash. Arsyetimi i ardhjes ketu zuri te nis nga nje pentagram, dedikuar he per he, formatit te nje strukture. Kam kohe qe shpenzoj imagjinaten, e nderthurur ne reflektim te sterzgjatur, sesi, ajo, mund te konceptohej, e observuar, gjetiu. Ne fillim ndesh lartesin, duket tamam projekt, mbartes i ironizimit te simbolikes "madheshti", e cila, revolucionueshem, shtyen te cosh koken lart per hicgje! Ne fakt ka dicka per tu pare por, si preferues implicizmi, deshiroj ta metaforizoj me vone. Ajo c'ka terbon psiken nga gjeste te ketilla, eshte vet mendjelehtesia humane. C'dreqin e shtyen, pervec kureshtjes, nje eksplorim te till, fare, te papretekstuar? Nje pyetje qe mbart nje homologji elenkimi te pambaruar i cili, natyrshem, te sjell, nga madheshtia ne konfuzionalitet, pafundesin e te panjohures.E pervec kesaj marr force te futem brenda, e te ndeshem me ndjenja dhe reflektime memuresh. Sa mire qe, e gjitha kjo, eshte prone formale e tyre. Multiideologjizmi percillet ne forme telepatike, tek une, ende i pastrukturuar dhe, ashtu i fryre, marr guximin te bredh, me ato kepucet e papasterta, ne dysheme korridoresh te paster. Perpos kesaj, fsheh deshiren, ne forme faji-avenire, per te shkelur muret e rrenjosur. Dua te behem, medeomos, destrukturuesi tyre dhe, ne pamundesi rijetimi, ndalem nje fraksion sekondi duke pozuar ambientin e lakmuar te koordinimit. Ne po te nejten genjeshter, kerkoj dhe divorcimin nga filozofia e krijuesit universal. E gjitha kjo nuk mbaron ketu sepse ka edhe dicka qe ja vlene ta frazeologjikosh. Sidomos kur behet fjale per pyetje/pergjigjje, te marra, tashme, fal nje zhurmuesi tik-takesh, i psikologjisur ne forme mekanike dhe degjeneruese..
Ka qene historikisht nje Hirushe dhe nje kepuce qe pavarsisht nga forma apo cilesia princeronte ate qe e vishte. E c'nuk bene kandidat princeshat per te provuar nje kepuce qe nuk hynte ne kembet e tyre me gunga apo tejet te trasha per te qene te denja per te qene "kembet e nje koke princerore".
Vitet kane rrjdhur qe atehere dhe nuk e di askush se sa. Atehere s'ka pasur dyqane kepucesh dhe as librari. Sot eshte e kunderta. Atmosfera eshte plot me endrra hirushesh dhe hirushësh. Bota moderne, dmth e qyteteruara ka shpikur turlilloj sjelljesh dhe nje prej te cilave eshte komplimenti. flitet se eshte nje gjest qe te siguron nje konformitet te madh ne shume ambiente. ne sistetmet demokratike, i gjori komliment jo vetem qe eshte pa doreza por perdoret ne cdo vend qe te duket i nevojshem ose me mire thene "se keshtu ja pret mendja komlimentuesit". ne kete kalvar te gjate vend pas vendi shpalosen hirushet dhe hirushët kembe trashe e kembe gunge ne te kundertat e te cilave qendrojne kokat e tyre. kete nuk e them aspak ne funksion batuto-proverbit popullor "te kishe koken nga ke kembet" por thjeshte per pasqyre hirushore. Hirushet dhe hirushët vazhdojne te provojne kepuce qe te mundesojne lartesimin drejt nje froni...atij qe ne fakt eshte endrra e fshehte e cdonjerit. "te lumte"- kepucet te rrine shkelyshem. "jane te mrekullueshme". dhe kepuce-provuesi behet kepucembajtes (thjesht ne mendjen e tij) ai eshte i bindur dhe vazhdon te ece perpara ndoshta sforcuar me ecje pasarelash duke mos pare me prapa. rruga vazhdon dhe kalimtari me kepuce le gjurme ne balten e fjaleve... pas tij shtrihen gjurmet thundrake pa patkonj.
Deshira kundra deshires.
Te deshirosh diçka qe nuk ke deshire ta duash, nuk eshte fabula e dhelpres me rrushin.
Urrejme njerzit fallso por edhe vete kemi nevoje per fallso apo bejme gjera fallso. Po keshtu urrejme genjeshtaret por edhe ne nuk kursehemi me genjeshtra.
Vertet po te shikosh me imtesi edhe qenien tende per ato qe ben dhe thua vertet e fal, ateher fale dhe tjetrin, nuk ke deshire ta besh, beje.
Sot,si cdo gje tjeter,edhe studenti,i diplomuari,diploma,dosja me logon e unit ne dore,po perdhunohen fort...
Eshte kthyher ne mode te krijosh imazhin e dikujt qe kaleron mbi libra.Profile te cilat postojne rropatjen e tyre studentore dhe karrieriste,edhe une keshtu e futa koken ne kete forum, ne fakt...
Pabuksa te cilet vertiten me karta studenti te skaduara,per t'u ingranuar plastifikisht ne mjedise te arsimuara,dhe per te perfituar 10% ulje neper dyqane.
Para pak oresh,dikush me hapi syte,duke me lene te kuptoja se fshatarisisht i vleresoja njerezit nga diploma qe ndodh te futet ne xhepin e prapem te pantallonave.
E degjoja te fliste,ne 3 ore darkim,dhe ngerdheshesha ne veten time duke mos besuar qe ishte aq i afte...
Cdo fjale.ia quaja artificialisht te huazuar nga forume,libra,mjedise shoqerore,etj.Nuk pushova se foluri per meshkujt qe me rrethojne,te cilet jane pjelle e librave,ashtu si une.Nuk pushova se treguari qe jam kaq krijese e germezuar...
Ahhhh,edhe dashnoren ia komentova,po me te njejtat fjale,por patjeter me stil loliteje te gjitha...

Tashme nuk degjoj me zera, por ritme, dhe ritmi baze eshte rrahja e zemres:
Tak-tak...tak-tak...tak-tak....
Dal cdo dite nga e njejta e njejta rruge, dhe shoh te njejtin mjedis, ne te njejten kohe, dhe dielli ndodhet ne te njejtin vend. Qellimisht vej ne makine para daljes diskun me kompozime te lehta pianoje. Me pelqen pianoja, por nuk eshte ajo arsyeja perse zgjedh cdo dite tingujt e saj qe te me shoqerojne ne dalje.
I zgjedh ato tinguj se jane tingujt qe i pershtaten me shume atij "tak-tak"ut te zemres.
Cdo dite kur dal, ne vend qe te shoh rrugen, kthej koken majtas.
Shoh te njejtat peme qe digjen zjarr nga te njejtat rreze dielli, teksa shijoj ne tamburet e vesheve te mi ritmin baze "tak-tak."
Nje vezhgim i pemeve me ben jo vetem te degjoj jeten qe troket neper trup, por edhe te ndjej nje zemer...zemren time. Duket sikur nje copez zemer eshte shkulur dhe vendosur mjeshterisht ne ato dege.
Dy peme me gjethe te kuqe, ngjyra e te cilave zgjohet cdo dite nga guximi i rrezeve te diellit vjeshtor. E kuqja mbizoteron mes te verdhes, ndersa ritmi "tak-tak...tak-tak" nderthuret me te.
Cdo dite, ne te njejten kohe, shoh nje zemer, nje jete, neper venat e gjetheve te dy pemeve.
Dhe imazhi nuk lodhet se me kujtuari se pse e dashuroj vjeshten...sepse kjo stine, ndryshe nga te tjerat, nuk ka frike te kete nje zemer.
Mosbesim dhe frike
Nje mendyshje dhe... sjellja jone ndryshon. Mekanizmi i mbrojtjes ndez driten e kuqe dhe uni zhduket brenda nje bunkeri te sigurise se larte. Ne vend te tij nje dordolec apo kukull me tela. Pasigurite perpiqen te mbulohen duke shtyre veten drejt "normales". Cdo vecanti qe na ben unik tjetersohet ne ritmin e shumices dhe mbasi vendosim masken e duhur ne fytyre drejtohemi rrjedhes se turmes.
Nga jashte, ky lloj botekuptimi duket perfekt, por fasada fsheh supriza te hidhura per cdo fillestar. E pra, kur dorezon veten ne brendesi te kesaj rrjedhe qe ne pamje te pare duket e qete dhe pa komplikacione apo pikepyetje, duke detyruar veten te besosh me gjithe shpirt qe po ben zgjedhjen e duhur, zbulon qe turma eshte me e humbur se gjithkush tjeter. E trishte, por tashme eshte vone, vorbulla te ka marre me vete dhe i etur per clirim kundershton me te gjitha forcat arsyen duke vazhduar te kercesh nje valle ne te cilen nuk kisha deshire te kerceje, nuk te pelqen ta kercesh dhe nuk te pelqen me ke apo ku po e kercen. Vone, shuume vone pyet veten: "Pse po bej kete?" me ze te larte edhe pse pergjigjen e di shume mire. Frike! Frike per te mos u lenduar, frika e mos pranimit, frika e te qenurit ndryshe, frika e te qenurit vetem.
E pra eshte frika ajo qe ben te ndryshojme dhe shpesh here con deri ne degradim. Kjo frike qe ushqehet nga mendyshjet, mosbesimi ndaj vetvetes, lekundjet dhe pikepyetjet, ne erresire fillon e vertiten si hiena rreth prese se pambrojtur dhe mornicat ne trup fillojne e shtohen, djerset e ftohta mbulojne ballim, gjunjet prihen, rrahjet e zemres shtohen, frymemarja veshtiresohet dhe goja thahet. Pikerisht ketu fillon renia dhe cikli i mesiperm behet i paevitueshem. Ne momente te tilla kur cdo hije qe leviz ben te kercejme nga vendi fillojme e kerkojme si te cmendur per ndihme jashte vetes, mbasi atje gjejme vetem pasiguri. Dikush tjeter e ka pergjigjen qe mua po me rrezon poshte e me poshte. Duke harruar qe te gjithe pikepyetjet filluan brenda nesh dhe vetem atje mund te mbarojne.
Nje shkak nje pasoje. Mosbesim, frike. Frike, arratisje. Arratisje, deshperim. Deshperim, me shume mosbesim. Valle kur eshte mjaft?
Re: Mosbesim dhe frike
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Nje shkak nje pasoje. Mosbesim, frike. Frike, arratisje. Arratisje, deshperim. Deshperim, me shume mosbesim. Valle kur eshte mjaft?
Re: Re: Mosbesim dhe frike
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Nese projekton veten ne te ardhmen, ne momentin ku do i besh llogarite vetes per gjerat qe ke bere ose qe s'ke bere per shkak te frikes, do arrije te justifikoje friken si shkak te mjaftueshem per te mos bere gjerat qe ke dashur? Besoj qe jo! Ndoshta frika ne shume aspekte s'ja vlen...
Re: Mosbesim dhe frike
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Nese merr mundimin te projektosh veten ne te ardhmen duke bere llogari mbi ato qe nuk ke bere gjate apo nuk ke bere ne te tashmen?! Me duket se nqs shkon ne kete pike ke humbur cilado qe te jete pergjigjia qe nxjerr, mbasi ke humbur kuptimin e te tashmes.
Une nuk justifikoj, por zhbiroj, mbasi frika eshte ndjenje me e fuqishme se sa mund te duket ne fillim. Ajo ka rrenjet thelle ne unin e njeriut dhe sa do te perpiqemi ta fshehim secili e di qe te gjitha skutat e erreta te shpirtit e kane zanafillen ne frika. Ndaj duke thene s'ja vlen, vetem sa e mbulon diellin me shoshe.
Jam dakor me ty ingMetalboy
Gjithashtu edhe me ty amor (long time i didn see u beautiful)
kush ka te drejt vall?
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Gabohesh!
Une kam frike, madje shpesh. Kam frike kur marr bisturine ne dore dhe po me kaloi dora pak mm me poshte mos bej deme te pariparueshme, kam frike kur jam ne timon ku nje i dehur rrugeve mjafton per te lene prinderit e mi mbrapa me nje trishtim te pasherueshem, madje kam frike mos zgjohem vone neser ...por s'do thote qe keto frika me ndalojne te jetoj apo te me paralizojne funksionimin dhe realizimin e endrrave, perkundrazi! I shoh si nje mekanizem mbrojtes apo lajmerues por asgje me shume. Ne momentin qe luftimi i frikes ne vete behet qellimi kryesor ne te tashmen atehere s'mund te flitet me per te jetuar as ne te tashmen, as ne te ardhmen.
Sidoqofte, vizione personale keto. Cdokush ka kendveshtrimin e tije/saje nga i cili sheh jeten.
Equis, gezohem qe te shoh perreth
U be goxha kohe...
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Te luftosh vetkupton qe nuk je dorezuar akoma, bile ata qe duan me shume luftojne dhe me fort. Ndaj te luftosh friken tende me te gjitha forcat (ne menyren e duhur) eshte nje lloj dhurate dashurie per veten. Ate qe ti e sheh si mekanizem mbrojtes une e shoh si pengese per te shkelqyer ne te nesermen.
Por ne nje pike ke te drejte keto jane thjesht vizione personale te cilat po u shoshiten tregojne fokusin e vertet te njeriut dhe kuptohet qe ne te dy nuk shohim ne te nejten pike.


Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Mund te them fatmiresisht qe kemi vizione te ndryshme, ndryshe kjo bote do ishte aq e merziteshme pa pak diskutim.

Kam humbur kontrollin e zerave te brendshem ....
Ndihem sikur nuk kam asgje per te thene.- Nuk flas!
Nuk dua te degjoj Asgje.- Ndjeshmeria ndaj asaj c'ka degjoj me sfilit shpirterisht.
Ndihem e dobet.- Jam merzitur me lotet!
Dua te clirohem nga kjo barre shpirterore,ngarkesa e se ciles cdo dite me rendon edhe me shume. Kekroj nje gji te qete , qe te ankoroj shpirtin e lodhur nga rrugetimi i gjate ne detra te qete.
Me duket sikur i uroj vetes " nje termet" shpirteror dhe emocional qe te me zgjoje nga ky Gjume i thelle....por , si gjithnje....
Kam frike te ndryshoj!
Shpesh here ia kycim gojen zerave tone me nje mbyllje te shternguar dhe torturuese qepallash. Strukemi ne krevat , me batanijen e shternguar fort pas vetes sikur ajo te jete pragu i ekzistences qe na mban ne kontakt me boten e gjalle, dhe mbyllim me force qepallat.Numerojme per te mos degjuar zerat 1..2..3...4...5...Presim...Asnje rezulatat! Ato degjohen si asnjehere me pare! Dhe numerimi fillon nga e para....Perseri asgje.......
Zerat sonte me lane pa gjume!
Erresira nuk eshte per ndjenja te brishta dhe roze. Erresira eshte per larje hesapesh. Shpirti i njeriut kthehet ne nje shesh lufte ku brejtjet dhe pengjet luftojne me realen duke u pergjakur deri ne dhimbje. Gjak, lot , shperfytyrime dhe humbje. Asgje qe te ngushellon. Asgje qe te cliron sado pak nga pesha e erresires qe te asfikson me "kobin" e saj. Duket sikur nata kendon kenge vaji nen ze.
Ku - ku , ku-ku , ku-ku ....
- Do te thyesh xhamin e tavolines.
- Cfare?
- Po vazhdove ta perplasesh cakmakun ashtu do te thyesh xhamin.
- Me fal, as qe e vura re qe po e beja.
- E di. Ke gjithe diten qe nuk je ketu. Je i sigurt qe je ne rregull?
- A eshte valle dikush vertet i sigurt?
- Ok qenke ne rregull atehere.
- Faleminderit per vertetimin.
- Asgje. Pse nuk na porosit edhe nga nje gote tjeter.
- Jo. Sapo u kujtova qe kam dicka per te bere.
- Te ka ikur ai nuri i djait misterioz.
- E di. Tani jam interesant vetem kur tjetri eshte i pire. Shihemi ne darke.
- Ndoshta.
- Ndoshta atehere.
gurgule
... dmth rremuje
si mund t'ju kuptoj/degjoj nqs flisni njekohesisht?
Harro ...
Kjo duhet te jete motoja e nje jete pa barriera. "Harro" duhet te jete nje mekanizem qe na zhvesh ne nga ore te tera impenjuese mes kujtimeve qe jo gjithnje na bejne per te qeshur dhe na clirojne nga brengat. Jo domosdoshmerisht duhet kutjuar gjithcka ne jete. Ka disa gjera qe duhen flakur tutje vetes menjehere. Qe nuk meritojne te depozitohen brenda nesh qe te na grryejne muret e kujteses dhe shpirtit tone , duke na prishur gjumin e nates dhe buzeqeshjen e dites. Nuk duhen mbajtur mend , nuk i duhet kushtuar shume vemendje dhe kohe nga jeta jone,sepse me pas ato kthehen ne barriere. Dhe barriera te nesermen e afert te pengon, te fut nenkamcen dhe te rrezon , te gjyunjezon para nje momenti te jetes dhe te ben te paguash shtrenjte. Gjerat qe ne i konsiderojme te rendesishme dhe qe na japin sadisfaksion jane ato qe na shoqerojne dite pas dite, qe na japin nje arsye per te deshiruar zbardhjen e nje dite te re. Dhe ajo qe eshte shoqerurese e imja e perhershme dhe qe me fal nje motiv dhe nje qellim ne jete nuk ka perse te kujtohet, sepse ajo nuk do te kthehet asnjehere ne nje "kujtim". Njeriu mban mend vetem gjerat e humbura. Dhe gjerat e humbura, jane gjithnje nje motiv i forte shkaterrues dhe lendues. Andaj me mire HARRO........
Mjaft! Te pakten sot me lini te qete ju zera te paskrupullt mendyshjeje qe rendoni jeten time deri ne embrion. Asgje te qene nuk pati jeta ime nga ky lloj koklavitjeje mendimesh qe zmbrapsin me zor cdo vendim te marre nga uni i shnderruar ne lavieres mekanik. Epshi eshte i veshtire per tu mohuar ndoshta mbase eshte pjella e pare e nenes natyre. Jete e mekembur mes dhimbjesh te shkaktuara nga kujdesi. Gabimet e mija jane te mijat dhe ndoshta nje dite do te mund te eci drejt nga mesimet prej tyre. E di, ndoshta do te perfundoj ne ndonje vrime moskuptimi ku edhe trupi do te me mohoje.
Valle forca e pasigurise me ka vulosur me shpirtrat e humbur te kujteses. Nje dore valle duhet te shtrihet per te me lene te qete kete nate apo humbjet do te kthehen ne fitore nje dite? Boshti lekundet nga akrepat e reres njesoj si nga ato te ores. Mjaft. Hija e te brendeshmeve te mija le te sherbeje sot si skute harrese. Hici le te kumboje brenda ne kete dite te humbur ku cdo fill humbet ne labirinthet e zerave qe nuk ndalojne marshimin e tyre drejt gremines.
[QUOTE]Po citoj ato që tha Eishin-an Kati
[B]Harro ...
Kjo duhet te jete motoja e nje jete pa barriera. "Harro" duhet te jete nje mekanizem qe na zhvesh ne nga ore te tera impenjuese mes kujtimeve qe jo gjithnje na bejne per te qeshur dhe na clirojne nga brengat. Jo domosdoshmerisht duhet kutjuar gjithcka ne jete. Ka disa gjera qe duhen flakur tutje vetes menjehere.
Eishin,nese do ishte kaq e thjeshte te flaknim tutje kujtimet e padeshiruara,do te mund te quheshim mbinjerinj apo jo....
Truri eshte pjesa me enigmatike e trupit te njeriut,nuk dime thuajse asnje gje per te. Megjithate italianet thone "tempo e galantuomo".gjithshka mund te harrohet.
Jeta duhet te ece normalisht me ose pa barriera.Ajo qe me shqeteson mua me shume eshte se harrojme shum shpejt,ose me mire mjafton shum pak per te rene ne qetesi...gjume letargjik i tmerrshem,ku humbasim kohen tone te cmuar.
Motoja e nje jete eshte jeto ne maximum
tung
Citim:
Po citoj ato që tha Equis
[QUOTE]Po citoj ato që tha Eishin-an Kati
[B]Harro ...
Kjo duhet te jete motoja e nje jete pa barriera. "Harro" duhet te jete nje mekanizem qe na zhvesh ne nga ore te tera impenjuese mes kujtimeve qe jo gjithnje na bejne per te qeshur dhe na clirojne nga brengat. Jo domosdoshmerisht duhet kutjuar gjithcka ne jete. Ka disa gjera qe duhen flakur tutje vetes menjehere.
Eishin,nese do ishte kaq e thjeshte te flaknim tutje kujtimet e padeshiruara,do te mund te quheshim mbinjerinj apo jo....
Truri eshte pjesa me enigmatike e trupit te njeriut,nuk dime thuajse asnje gje per te. Megjithate italianet thone "tempo e galantuomo".gjithshka mund te harrohet.
Jeta duhet te ece normalisht me ose pa barriera.Ajo qe me shqeteson mua me shume eshte se harrojme shum shpejt,ose me mire mjafton shum pak per te rene ne qetesi...gjume letargjik i tmerrshem,ku humbasim kohen tone te cmuar.
Motoja e nje jete eshte jeto ne maximum
tung
Eishin ke shum te drejte
Kam lexuar vetem mesazhet e fundit,pa pare ato te fillimit,dhe e paskam mare ne nje kontekst te gabuar.
Sorry..
Te pakten me lumturon fakti qe kjo eshte thjesht mendimi i momentit dhe nuk shpreh vendime qe do ndikonin vertet ne jeten e dikujt.
Sa per fantazi.................ehhhh
Ka disa lloje lamtumirash. Ka nga ato lamtumira me faret e te cilave mbjellim pemen e se tashmes ,sepse e ardhmja eshte shume e guximshme per t'u premtuar. Mjafton edhe 1 dite per te permbledhur ne nje kartoline urimi trajektoren e nje jete te tere brenda 1 viti. Gjithcka merr nje tjeter kuptim kur ky vit te ka vene perpara sprovave te atilla qe te kane rritur me shume ,qe te kane pjekur me shume dhe qe te kane bere ta duash veten me shume. Viti qe po shkon me ka dhuruar plot emocione ,ndjenja, dashuri,paqe , miqesi dhe realizime deshirash. Me takon mua tani t'i bej dhurata vitit 2009-te.
! E rendesishme eshte qe po e pres me padurim dollin e mesnates, fishekzjarret qe do te pervelojne qiellin,henen dhe yjet nga nxehtesia e tyre nga ngarkesa e deshirave dhe emocioneve dhe me pas ate lodhjen qe ndjen nga mengjesi ku te duket e pabesueshme qe ke mundur te sfidosh dhe te fitosh mbi vrapin e kohes. Oret ikin ,por koha jo. Ate po,qe mundesh ta kapesh ne gracke,mjafton qe te besosh ne vetevte qe e arrin edhe kete si cdo gje qe ke arritur deri tani....Dollite e mesnates, ajo puthje aq e pritshme dhe aq e ethshme akrepash sikur dy trupa qe dashurohen , jane nje deshmi e kohes se zene ne gracke. Pikerisht brenda asaj puthitjeje njerezit ndertojne dhe thurin fatet e tyre te se nesermes.
Happy New Year!!
Valle cfare e shtyn nje person te qendroje vetem ne pozicionin pasiv? Pse duket se disa kenaqen vetem duke pare dhe jo duke bere? Eshte nje mekanizem tjeter mbrojtes per te mos u lenduar perseri apo jane thjesht mosbesues tek vetvetja? Valle bejne dicka te tille me mendje te kthjellet apo eshte menyre jetese e shkrepur prej unit te deformuar disi?
Nje ze i brendshem eshte me shume se njemije zera qe degjon cdo dite nga ambienti i jashtem.
Nuk e di nqs kane mbetur ndjenja te mirfillta emocionale tek ne. Jemi kthyer ne qenie te industrializuara dhe vrapojme kudo me celularin, Ipod-in dhe laptopin pas vetes sikur te ishin mjete "shpetimtare" dhe pa te cilat nuk bejme dot. Dalengadale po futemi ne rrethin e sermadh te se pergjithshmes ku aty sheh vetem njerez qe vrapojne te shyre nga zhavarina mengjesi, sheh njerez tek shkojne ne pune apo ne shkolle me Ipod ne vesh , sheh njerez qe ne lokal hapin laptopin per te kontrolluar adresat apo per te bere dicka qe e shkeput ate nga relfketimi dhe meditimi per veten dhe mbi veten , dhe qe nuk e lejon te shijoje ate moment qetesie me nje caj perpara ne shoqerine e njerezve qe i do. Jemi larguar nga kenaqesite e verteta ,nga ato qe duhen ruajtur sepse ato jane te vetmet qe do kujtojme kur te plakemi. Kur te plakemi asnje nuk do te kujtoje se ca ngjyre a ca marke apo sa Gb e kishte Ipod-in, lptp apo celin , por do kujtoje ato momente kthjellimi dhe qetesie qe i ka kaluar me njerezit e zemres, drekat dhe darkat familjare, ate ndjenje te vecante dhe unike qe te jep shtepia jote.
Pikerisht keto mendime po me vertiteshin dje ne mendje teksa po pija nje caj me dy miket e mia dhe teksa po mundohesha te gjeja disa momente qetesie shpirterore per te vleresuar me shume gjithcka kam. Por jo gjithnje arrin te marresh ate te cilen mundohesh te kerkosh kur gjysma e njerezve qe jane te pranishem aty jane me laptop perpara , me ipod apo celular ne vesh.
Pa e kuptuar po futemi ne kete makine grirese (me deshiren tone) dhe po e lejojme ate pak nga pak te na grije kockat dhe shpirtin.


Ne fillim desha vetem ta perfshija per beli dhe tja merrja frymen me nje te puthur, por ky mendim kaloi vetem tangent ne koken time. Mendimi i dyte qe me beri te heshtja per disa sekonda ( gje qe mua rralle me ndodh ) ishte nje lume fjalesh qe desha te zbrazja nga shpirti per ti treguar se cfare po ndjenja ne ato momente apo per te shperthyer ne pershkrime dritheruese te drites qe fytyra e saj ndriconte brenda meje. Dhe nuk ishin pak. Koka me gumezhinte si hoje bletesh, por nuk guxoja te hapja goje. Ndoshta mbasi asgje nuk me dukej e denje per te thene ne ate moment. Mbas disa sekondash ( apo edhe minutash ) qetesie kuptova qe duhet te beja dicka. Por cfare? Papritur vetja mu duk shume i vogel dhe i padenje. Gjunjet filluan te me dridheshin dhe qafa mu mbush me buleza djerse te ftohte. Cudi. Me dukej sikur duhet te kishte ndodhur nje gabim dhe dikush do te kercente prej ndonje kacubeje dhe te me tregonte qe ishte vetem kamera e fshehte dhe gjithcka ishte vetem nje loje. Gjithcka ishte teper perfekte per te qene e vertete dhe une ... hmm ... le te themi qe une jam komplet e kunderta e perfektes. Por ajo vazhdonte te qendronte atje para meje dhe nuk po ikte dhe as nuk po qeshte. Asnjehere nuk isha ndjere aq afer nje njeriu sa ne ato momente. Valle?! Jo! Budallalliku im nuk njeh te fund. Por duhet te beja dicka, nuk mund te qendroja pa levizur per nje ore te tere megjithese do te desha te mund te humbisja ne ate moment per gjithe pafundesine. Une dhe ajo duke fiksuar pllakat e trotuarit. Shkunda ato mendime dhe u rifokusova ne mendimi qe duhet te thosha dicka ne ato momente. Gjithe jeten time nuk me ka pelqyer te prisja per dicka, ndaj dhe isha shnderruar ne mjeshter i arsyetimeve te kota per te mbushur mendjen te tjereve per te patur ate qe desha sa me shpejt. Por kete rradhe cuditerisht nuk desha te ngutja asgje. "Do te pres" mendova, " Le ta bejme dicka ashtu sic duhet".
Zgjata doren dhe e kapa per dore. I shtrengova doren dhe e pashe ne sy. Syte thane gjithcka dhe u nisa per ne shtepi me zemren me te lehte se kurre dhe mendjen qe po me leshonte xixa si nje cunak qe sapo kishte zbuluar se cfare ishte dashuria.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Ne fillim desha vetem ta perfshija per beli dhe tja merrja frymen me nje te puthur, por ky mendim kaloi vetem tangent ne koken time. Mendimi i dyte qe me beri te heshtja per disa sekonda ( gje qe mua rralle me ndodh ) ishte nje lume fjalesh qe desha te zbrazja nga shpirti per ti treguar se cfare po ndjenja ne ato momente apo per te shperthyer ne pershkrime dritheruese te drites qe fytyra e saj ndriconte brenda meje. Dhe nuk ishin pak. Koka me gumezhinte si hoje bletesh, por nuk guxoja te hapja goje. Ndoshta mbasi asgje nuk me dukej e denje per te thene ne ate moment. Mbas disa sekondash ( apo edhe minutash ) qetesie kuptova qe duhet te beja dicka. Por cfare? Papritur vetja mu duk shume i vogel dhe i padenje. Gjunjet filluan te me dridheshin dhe qafa mu mbush me buleza djerse te ftohte. Cudi. Me dukej sikur duhet te kishte ndodhur nje gabim dhe dikush do te kercente prej ndonje kacubeje dhe te me tregonte qe ishte vetem kamera e fshehte dhe gjithcka ishte vetem nje loje. Gjithcka ishte teper perfekte per te qene e vertete dhe une ... hmm ... le te themi qe une jam komplet e kunderta e perfektes. Por ajo vazhdonte te qendronte atje para meje dhe nuk po ikte dhe as nuk po qeshte. Asnjehere nuk isha ndjere aq afer nje njeriu sa ne ato momente. Valle?! Jo! Budallalliku im nuk njeh te fund. Por duhet te beja dicka, nuk mund te qendroja pa levizur per nje ore te tere megjithese do te desha te mund te humbisja ne ate moment per gjithe pafundesine. Une dhe ajo duke fiksuar pllakat e trotuarit. Shkunda ato mendime dhe u rifokusova ne mendimi qe duhet te thosha dicka ne ato momente. Gjithe jeten time nuk me ka pelqyer te prisja per dicka, ndaj dhe isha shnderruar ne mjeshter i arsyetimeve te kota per te mbushur mendjen te tjereve per te patur ate qe desha sa me shpejt. Por kete rradhe cuditerisht nuk desha te ngutja asgje. "Do te pres" mendova, " Le ta bejme dicka ashtu sic duhet".
Zgjata doren dhe e kapa per dore. I shtrengova doren dhe e pashe ne sy. Syte thane gjithcka dhe u nisa per ne shtepi me zemren me te lehte se kurre dhe mendjen qe po me leshonte xixa si nje cunak qe sapo kishte zbuluar se cfare ishte dashuria.

Citim:
Po citoj ato që tha Eishin-an Kati
Nuk e di nqs kane mbetur ndjenja te mirfillta emocionale tek ne. Jemi kthyer ne qenie te industrializuara dhe vrapojme kudo me celularin, Ipod-in dhe laptopin pas vetes sikur te ishin mjete "shpetimtare" dhe pa te cilat nuk bejme dot. Dalengadale po futemi ne rrethin e sermadh te se pergjithshmes ku aty sheh vetem njerez qe vrapojne te shyre nga zhavarina mengjesi, sheh njerez tek shkojne ne pune apo ne shkolle me Ipod ne vesh , sheh njerez qe ne lokal hapin laptopin per te kontrolluar adresat apo per te bere dicka qe e shkeput ate nga relfketimi dhe meditimi per veten dhe mbi veten , dhe qe nuk e lejon te shijoje ate moment qetesie me nje caj perpara ne shoqerine e njerezve qe i do. Jemi larguar nga kenaqesite e verteta ,nga ato qe duhen ruajtur sepse ato jane te vetmet qe do kujtojme kur te plakemi. Kur te plakemi asnje nuk do te kujtoje se ca ngjyre a ca marke apo sa Gb e kishte Ipod-in, lptp apo celin , por do kujtoje ato momente kthjellimi dhe qetesie qe i ka kaluar me njerezit e zemres, drekat dhe darkat familjare, ate ndjenje te vecante dhe unike qe te jep shtepia jote.
Pikerisht keto mendime po me vertiteshin dje ne mendje teksa po pija nje caj me dy miket e mia dhe teksa po mundohesha te gjeja disa momente qetesie shpirterore per te vleresuar me shume gjithcka kam. Por jo gjithnje arrin te marresh ate te cilen mundohesh te kerkosh kur gjysma e njerezve qe jane te pranishem aty jane me laptop perpara , me ipod apo celular ne vesh.
Pa e kuptuar po futemi ne kete makine grirese (me deshiren tone) dhe po e lejojme ate pak nga pak te na grije kockat dhe shpirtin.
![]()
Valle te dehesh per te fjetur gjume eshte njesoj si ata qe marrin valium per te vjetur? Me pelqen te mendoj veten si nje person qe nuk beson ne ilacet e te sotmes, por i beson atyre popullore dhe pa piken e dyshimit zbraz kanacet e birres nje nga nje derisa syte te me mbyllen nga gjumi. Por nga ana tjeter ndjehem me patetik se sa shoku im i shtepise dhe vendosmeria e tij per te mos pastruar asgje ne shtepi. Ndoshta. Valle kush di me te vertete arsyet e kesaj bote? Bile me eshte mbushur mendja top qe kush thote qe kjo bote ecen perpara e bazuar ne disa rregulla te caktuar eshte i cmendur. Me cfare alogaritmi matematik, mbrekullie hynore, teorie alieneske apo hipoteze evolucioni mund te zbulohet arsyeja mbrapa pagjumesise sime kete nate? Ku qendron arsyeja e te cares qe kam ne fytyre prej briskut sot ne mengjes, apo te urrejtjes qe shoku im i dhomes ka per rregullsine, apo per krizen ekonomike qe bota ka filluar te zhytet pikerisht tani qe une do te mbaroj shkollen, apo per aksidentin qe ndodhi para disa ditesh dhe i kushtoi mikut tim jeten ???
Dikush me tha nje dite qe dredhija qendron ne te ... Me duket qe e harrova cfare me thane nje dite. Pse valle duhet te perdorim dredhi? Pse nuk ka rruge te drejta ku njerzit mund te shohin shkoqur ate qe kane perpara dhe te mund te ecin pa u rrezuar? Pse nje ecje ne kopesht shnderrohet papritur ne vrapim me pengesa? Pse pyetjet te bejne te ndjehesh me keq?
Te pakten keto budallalleqe me shtrydhen edhe piken e fundit te fuqise dhe gjumi po me rendon qepallat.
Victory!!!
pagjumsine e njoh shume mire inmgetalboy, vuaj nga kjo semundje e keqe gjithe jetes, kam nji filozofi per ket. sometimes i simply look up and around and say: fuck it!!!!! kur t'me kapi gjumi do flej, nganjehere shkoj shume kohe te gjate pa gjume, to the point of inasanity, ku e ndjej trunin duke dalur menc, duke kaluar pothuajse, dhe si nje mrekulli qe une s'e kuptoj vjen perseri ne vete!! ose ndoshta ka ikur dhe nuk eshte kthyer me!! ku ta di une!!!:p i still say, fuck it!!!
keqardhje per shokun tend qe paska humbur jeten...
te kesh shendetin se ilacin e gjumit e paske gjetur, birre:p
Cuditerisht kam filluar te behem e ndjeshme ndaj cdo gjeje qe me rrethon. Perlotem menjehere. Me duket sikur shpirti eshte tejet i mbushur dhe po i zihet gryka. Ndjej se dua te shkruaj dicka por nuk mundem te hedh asnje rresht. Nuk arrij te perpunoj , te germezoj ato cfare bluaj brenda kokes time. Ndihem e mundur nga vetja! Ne momentet kur perlotem nga gjera krejt te zakonshme ndjej sikur nje pjese e imja shkeputet iken bashke me lotet.Dite pas dite me pas e ndjej veten me te zhveshur, me te prekshme dhe me te atakueshme nga gjithcka dhe kushdo. Nuk eshte dobesi,eshte thjeshte "mosmbrojtje' e vetedijshme. Eshte nje deshire per ta lene veten te "lire" qofte edhe te "mundet" nga perballjet e castit,ndonjehere edhe rastesore. Eci rrugeve e shkujdesur, perpij ritmet e hapave te kalimtareve,mundohem te kaperdij brenda vetes shabllonet e njerezve qe me vijne permes takimeve "sy me sy", dhe ne rezymene perfundimtare te dites arrij te e njeta pike: Ndjeshmeri e skajshme! Frikesohem me veten. Kjo nuk eshte nje shenje e mire per profesionin tim.
Eshte per tu cuditur, njeriu shkonka pikerisht aty ku inatoset. Se marr vesh c'dreqin do, ndoshta, eshte kjo arsyeja negative nga e cila lind nje pozitive. S'me pelqejn gjerat qe duken komplet fals. Shoh shprehi siperfaqesore qe, si prestigjatore dy leksh, duken te arrira. Ma ha mendja se shumica as qe i ka menduar por, te marrur nga idjotesia e te shkruarit, perfundojn aty. Nje pjese as do i mendoj dhe pjesa tjeter, ajo derrmuese, kur ti shoh rastesisht, do kuicohet se kush shkruan pallavra te tilla. Me interesante behet pjesa shfletuese e cila, 24/7 dite, vazhdon, pa rreshtur, ti quaj budalliqe me brire. Dhe i jap te drejte. Ata e dijn, bashke me ne, se duhet me qene vetja, por dhe te qenurit kjo s’eshte e leht xhanem. Perpos kesaj, s'ka piken e sensit te luash yc me tre sa here do. O te gjithe o asnje. Dashje pa dashje aplikohemi si lojetare te rregjur e luajm pa qene nevoja e blokut te zi shenues. Lojetare rrethues ndikojn sinqeritetin e qenjes sone. Ata tentojn, ne poashtu, te mashtrohemi apriori, thjesht per te hakerruar terrenin e vyer, i zhvlersuar dita dites nga agjente pa zemer. E megjithate ne mbetemi koshient, e si te till as qe ja dijm kesaj. Filozofojm me parafraze, sipas qefit e interesit, “faji u perpjestoka ne "n" lojetare”. Mjafton kjo per ta bere justifikimin perfekt te humbjes. Humbje, e cila ne kohen me te madhe, mbetet rregjizura jetes, argetueses, ne skenat improvizuese. Edhe sikur te kerkoj nje break as qe do ja ndjem mungesen. Ka plote zevendes-idhuj te improvizimit, te cilet si bastard te ndryre ngriejn supet pa patur koken mbi. Skene e mallkuar nga detyrimi, ku realiteti, i vanitur per fajin e tyre, bene te gajasesh me lotet e nje vaji te madh.. E gjitha mposhtet prej ideve perverse te cilet u bekan pushtues skenografie. Falenderoj veten, qe u tjetersua si arbiter!
Citim:
Po citoj ato që tha Eishin-an Kati
Cuditerisht kam filluar te behem e ndjeshme ndaj cdo gjeje qe me rrethon. Perlotem menjehere. Me duket sikur shpirti eshte tejet i mbushur dhe po i zihet gryka. Ndjej se dua te shkruaj dicka por nuk mundem te hedh asnje rresht. Nuk arrij te perpunoj , te germezoj ato cfare bluaj brenda kokes time. Ndihem e mundur nga vetja! Ne momentet kur perlotem nga gjera krejt te zakonshme ndjej sikur nje pjese e imja shkeputet iken bashke me lotet.Dite pas dite me pas e ndjej veten me te zhveshur, me te prekshme dhe me te atakueshme nga gjithcka dhe kushdo. Nuk eshte dobesi,eshte thjeshte "mosmbrojtje' e vetedijshme. Eshte nje deshire per ta lene veten te "lire" qofte edhe te "mundet" nga perballjet e castit,ndonjehere edhe rastesore. Eci rrugeve e shkujdesur, perpij ritmet e hapave te kalimtareve,mundohem te kaperdij brenda vetes shabllonet e njerezve qe me vijne permes takimeve "sy me sy", dhe ne rezymene perfundimtare te dites arrij te e njeta pike: Ndjeshmeri e skajshme! Frikesohem me veten. Kjo nuk eshte nje shenje e mire per profesionin tim.![]()
Citim:
Po citoj ato që tha agata
E dashur Kati, e ndjeje veten ne fjalet e tua sikur ky mesazh te ishte shkruajtur per mua...
Kisha vendosur te kaloja nje fundjave te persosur, por ja qe ndjeshmeria ime me perplaste e me prekte pa pike meshire e rezultati, takova vetem tristimin. Por nuk me vjen keq, fundja ndjeshmeria karakterizon njerzit me shpirt te madh...



Sot e kapa veten perseri duke brockullitur per gomarlleqe me brire, nga ato "zberthimet" e detajuara mbi hicin per te treguar se sa djale i zgjuar qe jam. Edhe pse nga brenda pyesja veten se pse valle po vazhdoja te flisja., nuk mund te pushoja dot mbasi me pelqente se tepermi menyra se si po me shikonte kjo vajze ne kokerr te syrit, plot interes, duke perpire cdo fjale qe thosha. Dhe keshtu vazhdova te flas per me shume se 20 min te mira dhe me ne fund u lodha dhe pushova mbasi tani i lexohej qarte ne fytyre qe ajo besonte gjithcka qe po thosha dhe si dukej kisha mbjelle nje mal me pikepyetje ne llogjiken e saj. Tani mund ti thosha qe ishte ne te miren e saj te braktiste studimet dhe te shkonte ne Las Vegas per tu bere stripper dhe ajo do ta bente. Cuditem ndonjehere se sa shpejt nje mendyshje shkaterron nje sistem referimi te tere tek ne njerzit. Me te brishtet jane ata qe i pelqen te flasin dhe te ndajne mendimet e tyre pa i pyetur askush. Tani po ndjehesha nje cike ne faj, por nuk kisha cfare te beja. "Tani me fal, por duhet te shkoj" thashe si i zene ne faj duke nxjerre celularin nga xhepi per te pare oren. Nuk me pelqenin ato lloj heshtjesh. Pa marre lejen time, me mori celularin nga dora dhe formoi numrin e saj shpejt e shpejt. Bile shkroi dhe emrin e saj dhe e shpetoi ne memorje per te qene e sigurt qe nuk do humbiste ashtu vetvetiu. " Me merr ne telefon kur te kesh kohe" tha duke me pare ne koker te syrit, rregulloi canten ne sup dhe me ktheu kurrizin pa pritur pergjigjen time.
Sigurisht qe nuk kisha per ta marre ne telefon. Mora rrugen per ne klase dhe mallkova veten se perse nuk mund ta mbaja gojen qepur si njeri normal dhe te pergjigjesha vetem kur me pyesnin. Sa te thjeshte qe jemi kur vjen puna ne seksi i kundert. Ndoshta eshte ndonje lloj hormoni i tyreapo dicka tjeter qe me shtyn te sillem kunder parimeve te mija, vetem e vetem per tu ndjere i pelqqyer ne syte e tyre. pse nuk mund te jem vetem nje cunak normal qe qesh kur shoku bie nga bicikleta apo kenaqet kur shkon ne nje party dhe puth ndonje vajze? Por kurre nuk do te mund te sillem normal. Nqs nuk flas njerzit mendojne qe jam arrogant dhe i pasjellshem, nqs flas per ato per ato qe mendoj besojne qe nuk jam ne rregull, nqs flas nuk e honeps dot veten. Ndoshta nje dite do te mund te gjej ndonje rruge te mesme ose do te mesohem me veshtrimet e cuditura te njerzve kur flasin me mua. Tani jam vertet kurioz te di se cila pjese e egos sime do te fitoje kete dyluftim ose me sakte triluftim ( valle mund te thuhet edhe keshtu?? ).
Brockulla si puna e ketyre qe po shkruaj tani vertet qe po me neverisin veten. whatever...
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Sot e kapa veten perseri duke brockullitur per gomarlleqe me brire, nga ato "zberthimet" e detajuara mbi hicin per te treguar se sa djale i zgjuar qe jam. Edhe pse nga brenda pyesja veten se pse valle po vazhdoja te flisja., nuk mund te pushoja dot mbasi me pelqente se tepermi menyra se si po me shikonte kjo vajze ne kokerr te syrit, plot interes, duke perpire cdo fjale qe thosha. Dhe keshtu vazhdova te flas per me shume se 20 min te mira dhe me ne fund u lodha dhe pushova mbasi tani i lexohej qarte ne fytyre qe ajo besonte gjithcka qe po thosha dhe si dukej kisha mbjelle nje mal me pikepyetje ne llogjiken e saj. Tani mund ti thosha qe ishte ne te miren e saj te braktiste studimet dhe te shkonte ne Las Vegas per tu bere stripper dhe ajo do ta bente. Cuditem ndonjehere se sa shpejt nje mendyshje shkaterron nje sistem referimi te tere tek ne njerzit. Me te brishtet jane ata qe i pelqen te flasin dhe te ndajne mendimet e tyre pa i pyetur askush. Tani po ndjehesha nje cike ne faj, por nuk kisha cfare te beja. "Tani me fal, por duhet te shkoj" thashe si i zene ne faj duke nxjerre celularin nga xhepi per te pare oren. Nuk me pelqenin ato lloj heshtjesh. Pa marre lejen time, me mori celularin nga dora dhe formoi numrin e saj shpejt e shpejt. Bile shkroi dhe emrin e saj dhe e shpetoi ne memorje per te qene e sigurt qe nuk do humbiste ashtu vetvetiu. " Me merr ne telefon kur te kesh kohe" tha duke me pare ne koker te syrit, rregulloi canten ne sup dhe me ktheu kurrizin pa pritur pergjigjen time.
Sigurisht qe nuk kisha per ta marre ne telefon. Mora rrugen per ne klase dhe mallkova veten se perse nuk mund ta mbaja gojen qepur si njeri normal dhe te pergjigjesha vetem kur me pyesnin. Sa te thjeshte qe jemi kur vjen puna ne seksi i kundert. Ndoshta eshte ndonje lloj hormoni i tyreapo dicka tjeter qe me shtyn te sillem kunder parimeve te mija, vetem e vetem per tu ndjere i pelqqyer ne syte e tyre. pse nuk mund te jem vetem nje cunak normal qe qesh kur shoku bie nga bicikleta apo kenaqet kur shkon ne nje party dhe puth ndonje vajze? Por kurre nuk do te mund te sillem normal. Nqs nuk flas njerzit mendojne qe jam arrogant dhe i pasjellshem, nqs flas per ato per ato qe mendoj besojne qe nuk jam ne rregull, nqs flas nuk e honeps dot veten. Ndoshta nje dite do te mund te gjej ndonje rruge te mesme ose do te mesohem me veshtrimet e cuditura te njerzve kur flasin me mua. Tani jam vertet kurioz te di se cila pjese e egos sime do te fitoje kete dyluftim ose me sakte triluftim ( valle mund te thuhet edhe keshtu?? ).
Brockulla si puna e ketyre qe po shkruaj tani vertet qe po me neverisin veten. whatever...


"Pershtatshmeria" eshte lufta e perditshme. Eshte problemi ekzistencial qe shtrohet tavolinave ne familje dhe degjeneron ne llume filxhanesh kafeje qe kthehen permbys per te parashikuar fatin. Ky eshte rezultati. Ka edhe nga ata njerez qe mendojne se fati i tyre shkruhet nga llumi i kafes dhe se gjithe ardhmeria e tyre eshte brenda nje filxhani qe shnderrohet ne nje faltore dhe ne nje sfere magjike qe te uleret ne fytyre “ te nesrmen tende”. Keto jana ata, “njerezit” . Njerez te vegjel hesapi, qe i krekosen vetes cdo dite para pasqyres dhe qe kerkojne t’i shesin dengla me pakice dhe shumice “viktimes” se pare qe pi kafene e mengjesit me ta . Keto jane ata . Njerezit e zakonshem. Ata te perditshmit , si kripa pa gjelle ,qe kur mundohesh ti kaperdish edhe ashtu sic jane , perberja e tyre te velet ne stomak dhe te vjen per te vjelle me pas......
Ai e shihte ne sy dhe mundohej te mbante nje te qeshur qe i vinte qe nga lukthi dhe e godste me ca shkulme te mbytura.
-Nje haber paske, i tha ajo duke i dhene fytyres nje shprehje seriose.
-Ehe, po tjeter?
-Mos ke ne familje nje njeri qe i fillon emri me "A". Ajo e dinte si dreqi qe nena e tij e kishte emrin Adelina, por sic kishin hyre te dy ne kete loje qe ne pamje te pare dukej pa kuptim, aq edhe po e terhiqte tani. Misteri edhe kur nuk ka hijet e tij te fshehta, perseri mbetet mister. A nuk kemi te gjithe nga pak supersticiozitet brenda nesh? Ajo e dinte qe edhe pse luante nje loje dritehije, perseri ndjente se dicka me shume se zbavitja e terhiqte drejt humnerave ku gelojne te panjohurat.
......
Era rend rrugeve si nje e cmendur qe perpiqet te kape cmendurine e vet per ta ndeshkuar per padrejtesine qe i ka shkaktuar. Autike, paranojake, halucinante dhe obsesive me duket vetja. E robotizuar nga tendenca perseritese dhe ricikluese e gjerave, e diteve me te njejtat karakteristika dhe vakte, e njerezve me te njejtat fytyra te njejtat ngjyra . Dukem sikur jam shpellezuar ne menyre te modernizuar , ku per te permbushur nevojat materiale mjafton karta kreditit ,por nuk ka karte krediti qe te mbush boshellekun shpirteror qe ndjen.
Jam nje brum malli qe pret te perpunohet .
Dua te me kthehet gjithcka kam dhene kesaj dite me ere te cmendur, ku ndihem e dhunuar nga perkedheljet e saj te etshme dhe shfryrese instiktesh te renduara.
Dua te me rikthehen mendimet qe me rrembyen kuajt e heshtur te kesaj ere.
Dua gjithcka timen. Nuk do t’I dhuroj asgje askujt me. Jo , nqs cdo investim i imi me kthehet me negativizem dhe ndjenja trishtimi. Lotet nuk i meriton askush, as njeriu qe do. Trishtimin tend nuk e meriton askush, sepse ai vetem ty te ngarkon , te konsumon dhe te mund.
“……Ho perso le parole …oppure sono loro che perdono me…….”
34
Nuk e di cfare me terhoqi tek ai femije. Ndoshta fakti qe nuk para shihen femije atje poshte, ne boten e nendheshme. Njerezit preferojne ti mbajne femijet ne siperfaqe, pa i perzjere me psillekun e asaj metroje te vjeter. Por ja qe ai femije ishte aty dhe me qetesine e tij me terhoqi vemendjen. Me pelqeu si sillej, mu duk sikur e njihja prej kohesh, madje mu duk se me ngjante. Dhe keshtu duke shtyre kohen boshe te transportit publik po vrisja mendjen cfare kishte te ngjashme me mua. Jo, prit! Me sakte duhet te gjeja me cilen femer do kisha perzjere gjenet sikur ai femije te ishte imi. Stacionet kalonin dhe mendimet perkundeshin nga bota reale tek bota imagjinare. Nga mamaja e atyshme qe i kushtonte teresisht vemendjen qenies se saj, tek mamaja teorike qe doja ti gjeja per veten time... nga tentativat per te mos ngulur shikimin gjate, tek prapanicat e njerezve qe me detyronin te zgjasja koken me lezet. Ne fund e gjeta. Nje cast unik, nje "eureka" prej matematicieni qe kupton gjithshka.
Ishin buzet. Ato buze mund i perkisnin vetem nje femre. Vetem gjenet e saj dhe te miat do krijonin ate fenotip. Madje ishte bashkimi perfekt, kesaj rradhe jo me ciltersine prej patoku kryenec, por me permbledhjen e urtesuar qe prape nuk linte dyshim per linjat gjenetike. Pak stacione me tej zbrita. Nuk e di nese isha i kenqur sepse mbarova pune me tunelet e piseta apo sepse zgjidha ekuacionin tim mendor. Di vetem qe ato caste vazhdojne te me shoqerojne ne jeshilellekun pranveror te siperfaqes, ku femije ka plot, por tashme jane larg ekuacioneve perkundese te atij momenti ndjesie.
Dera troket me force prape e prape. Shikoj oren. Eshte akoma shpejt per te ndrshuar turnin ndaj pa pike deshire cohem nga krevati.Me koken qe rendonte me shume se guri i Sisofosit capitem te hap deren. Avitem me pertese duke u bere gati te mallkoj gjithkend qe do te ishte nga ana tjeter e asaj dere dhe qe nuk po pyeste per deshiren time per te fjetur prej te cmenduri per te fjetur mbas ores 6 te mengjesit. Dera vazhdonte te trokiste dhe me dukej se nga momenti ne moment do te rrezohej ne toke per tu bere cope e therrime, por kjo natyrisht qe nuk po me bente te nxitoja. E hap. Nje marsian i veshur me kostum ngjyre kali po perpiqet te me thote dicka. cfare?! Ferkoj syte. Prit. Nuk qenka marsian. Qenka nje njeri i veshur sikur do shkoje ne zone te kontaminuar nga ndonje virus vdekje prures. Mendimi i fundit me kthejlloi, dmth aq sa mund te kthellohesha ne ato momente. Tingujt filluan te kthelloheshin dhe te shnderrohen ne fjale.
"Nuk e dinim qe kishte njerez keto. Po behesha gati te ikja. Nuk kemi kohe. Ju lutem, duhet te vini me mua ne kete moment. Cdo minute ketu eshte rrit probabilitetin e infektimit." Pashe nga vetja. Isha akoma ne te mbathura.
"Po vishem" thashe me ne fund dhe u bera te nisem drejt karriges te gjej pantallonat, por nje dorashke e zeze me kap per krahu dhe me terheq pas vetes.
"Nuk keni kohe." dhe me keto fjale e gjeta veten duke zbritur neper shkalle me te mbathurat e mija. Korridoret ishin te mbushura plot me vellezer binjake te mikut tim te ri qe me zgjoi nga gjumi. Te gjithe dukeshin te mbytur ne pune duke u vertitur lart e poshte me njeqind aparate te ndryshme te cilat i drejtonin lart e poshte ne heshtje.
Pa me thene asnje fjale apo shpjegim me hodhen ne nje cader plastike dhe filluan te me sperkasin nga te gjitha anet me nje lloj kimikati te lengshem i cili sic mesova me vone ishte nje lloj substance organike e lengshme qe lidhte nikelin. Nuk e dija qe nikeli qenka toksik ne forma te caktuara dhe bile goxha i rrezikshem per jeten. Mbasi dushit te pare mu desh te bej nje dush tjeter per tu shpelare nga dushi i pare. Dhe me ne fund mbas 30 min sperkatjesh dhe te teshtirash, miqve te paftuar ju mbush mendja qe nuk isha me ne rrezik per jeten. Po dridhesha nga te ftohtit duke u perpjekur te thaj veten sadopak me nje peshqir te vockel qe me zgjaten si per lemoshe, kur me ne fund dikush me zgjati nje batanie dhe nje kafe. Aq thjesht ai person ishte shnderruar neheroi im dhe e dija qe edhe nqs ky person do te me peshperiste ne vesh qe kisha vetem dy jave per te jetuar, perseri kisha per ta falenderuar. Ne ato momente po me vinte vertet keq per veten. Isha gati lakuriq, qull nga nje kimikat qe nuk e kisha idene akoma se cfare ishte, me koken qe me rendonte nga alkooli i nje nate me pare dhe gati po kthehesha ne blu nga i ftohti. E gjitha kjo mbasi vendosa ta kaloja naten ne laboratorin e shkolles dhe jo ne shtepi. Cuditerisht truri filloi te llogarite ne detaj probabilitetin qe dicka e tille te ndodhte. Mallkova veten dhe fatin tim. Nuk e kisha dhe aq problemin se mund te vdisja por qe dicka e tille te ndodhte ne mengjes heret. Duket sikur jeta ka vertet nje sens humori teper acarues per mua, mbasi gjera te tilla duket sikur jane te llogaritura deri ne me te imtin detaj. Ndoshta nuk eshte jeta ajo qe ben keto gjera. Ndoshta eshte vdekja. Ndoshta eshte ajo qe zgjedh momentet me acaruese dhe te pakuptimta per te te marre me vete. Ashtu ne mbathjet e tua te preferuara me nje smile face te madhe te verdhe mbrapa. Mbasi si duket nuk mjaftojne me forcat e natyres bashke me te gjitha luftrat, urine, semundjet per te shfarosur mjaft njerez nga ky rruzull per te arritur balancen e ciklit jetesor, por si duket vdekjes i duhet te perdore menyra te tilla tinzare qe ne oret e para te mengjesit. Nje valvul jo e shtrenguar deri ne fund, ligjet e termodinamikes, kundershtimi im i vendosur per te mos zbatuar disa rregulla te thjeshta sic eshte te nenshkruash emrin ne hyrja pikerisht per raste te tilla dhe udhetimi mbaron ketu.
Perseri para dritares. Perseri me cigare ne goje. Gjithcka ndjehet si dejavu, por sot dua ti thjeshtezoj gjerat dhe jo ti ngaterroj me teper, ndaj kujtohem menjehere qe eshte jeta ime monotone dhe fakti qe une jam teper i parashikueshem ne veprimet e mija ato te cilat luajne lojra te tilla ne mua. Shpenzoja shume kohe para dritares duke zhibruar cdo detaj te panorames monotone qe mund te pushtosh prej ketu. Dhoma ime nuk me pelqente. Teper e thjeshte, e organizuar per te qene e rehatshme dhe jo interesante me shtynte te kaloja me shume kohe para dritares, duke pire cigare apo kafen e mengjesit. Nuk e di cfare kerkoja nga gjithe ato veshtrime perjashta. Rrjeshtat me makinat e parkuara te komshinjve te mi prej te cileve njihja vetem nje, rruga e asfaltuar qe te conte ne autostrade, nje seri apartamentesh te reja ne ndertim e siper dhe fusha e golfit atje ne fund nuk paraqisnin asgje interesante per te justifikuar kohen e shpenzuar atje. Nje nate kur po analizoja disa prej veprimeve te mija "te cuditshme", u sterhollova aq shume sa munda te arsyetoj qe ne ato veshtrime kerkuese po prisja te shikoja nje materializim te nje te fshehte akoma te pazbuluar brenda vetes te cilen nuk e dija qe egzistonte atje. Por sot nuk po me dukej dhe aq llogjike si ide, bile dhe arsyetimi qe kisha ndjekur per te arritur deri ne ate konkluzion, po me shfaqte plot te meta dhe pika ku nuk mbahej fare. Ndaj e hodha tutje si ide dhe kete rradhe vendosa ti pergjigjem vetes vetem me nje "tip kerkues" prej vetes pa deshiren per te menduar se cfare dreqin po kerkoja.
Nga televizori u degjua nje ze qe thote "nje enderr e vertete per te gjithe amvisat". Keto kohet e fundit kisha degjuar jashtezakonisht fjalen enderr te perdorej si nje lloj hamuleti qe te sjell fat apo si nje lloj qetesuesi natyror i cili po zevendesonte cajin kamomil. Ndoshta isha thjesht une i cili ishte bere tashme me i ndjeshem ndaj kesaj fjale per nje arsye tjeter te panjohur per mua, duke ndryshuar te filtruesit e mi mendore te cilet kapnin tani fjalen "enderr" dhjetra here ne dite. Amerika gjithmone ka qene vendi i nje shansi te dyte, vendi ku enderrat behen realitet. Te pakten keshtu mendonin te gjithe emigrantet qe i largoheshin kontinentit plake se bashku me rruget qorre apo fatkeqesite qe i kishin sjelle ketu. Tani po kuptoja se si ndjeheshin te gjithe ata njerz te paketuar neper anije si sardele kur shihnin pishtarin e ngritur te Statujes se Lirise prej se largu. Dhe enderra ne gji fillonte te ndizej dhe te ngrohte gjoksin, duke rrezatuar besim dhe vendosmeri ne cdo qelize apo embrion mendimi. Po sot? Sot mjafton te ndezesh televizorin per te gjetur cdo dite nje "enderr amerikane" e cila prodhohej ne formate te ndryshme nga korporatat e detergjenteve lares, shitesit e makinave, krijuesit e shprehjes "ulje cmimi", hollywood-i bile dhe vete qeveria cdo dite nga nje e re.
Papritur po ndjehem i lodhur dhe bosh. Cdo veprim qe bej me duket sikur e kam pare ne ndonje telenovele, cdo vendim qe marr me duket si i marr prej ndonje formule te gatshme nga ato qe shiten neper libra te Dr Phil apo Oprah. Me duket vetja i vogel dhe i katagolueshem, vetem nje mi eksperimental qe vertitet neper labirinth duke ju pershtatur ne maximum probabilitetit te krijuar me pare nga shkencetaret. Enderrat e mija nuk qenkan me timet?! Valle qe kur kam lindur jam stervitur per te menduar dhe enderruar ne kete fare menyre nga nje babysitter i quajtur "televizor"?
Por sot dua ti thjeshtezoj gjerat dhe jo ti komplikoj me teper ndaj capitem ngadale dhe shtyp butonin off te televizorit. Shtrihem ne krevat dhe i ngul syte tavanit. Me ne fund i qete, vetem nen lekundjen e mendimeve te mija.
A feeling of hopelessness resides within my soul every so often for as long as i can remember, that now has become like an addictive sleeping pill, its kind of relaxing, in silence with a strange reflective smile that might even fool one into thinking, look it this happy idiot!
Nuk e kuptoj perse ndjejme nevojen per te thene te ashtuquajturat "genjeshtra te bardha". Gjithmone ndjehem keq mbasi kthej kurrizin "viktimes". Shpesh me vjen te kthehem me vrap dhe duke i zene per menge ti them: me vjen keq, por genjeva pak me pare. Bile ka patur raste qe dhe e kam bere kete pune. Me kujtohet njehere kur po flisja me nje shoqen time te vjeter. I premtova dicka qe e dija qe nuk mund te kryeja. Mbas 5 min i penduar i kerkova falje dhe i rrefeva pamundesine time per te mbajtur ate premtim. "E di" me tha. "Megjithate ishe mire ta degjoja te dilte nga goja jote edhe pse si genjeshter."
Eshte teper interesante se sa i papritur mund te jete nje njeri. Megjithese jemi qenie qe funksionojme me mire ne nje lloj monotonie mekanike ( te pakten trupi yne po ) ndodh qe shperthejme ne disa episode te padeshifrueshme te cilat me vone na perfaqesojne per gjithe jeten. Genjeshtra te bardha! Fryt i fshehur i pasigurise e cila ka shtrire tentakulat e saj ne vete thelbin e egzistences se races humane duke e kamufluar veten si aparat mbrojtes, vetmohim i realitetit apo superndjeshmeri ndaj tjetrit. Te gjitha keto te mbeshtetura nga nje dore e mire fati kane rritur mjaftueshem fishat tona ne tavolinen e kumarit per te na siguruar qe jane rruga e drejte per te arritur finishin.
Pffff Pune e madhe...
| Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.