Forumi Horizont Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga Keni datë 24 Gusht 2003 - 19:46:

LINDITË AHMETI



CILËN DEGË TA ZGJEDH

Ndonëse u fut shkrepëtimë e rrufesë në dhomë
Duke ngrehur pas vetes bubullimën e tmerrshme
Të ma tregojë forcën e urdhërit të zeusit
Ec këndej
Unë dola e mbeta te bigë e lumit
Cilën degë ta zgjedh
A të shkoj kah deti
Kahut të përunjësisë
A në anën tjetër
Në të djathtë janë rradhitur miliona barka të rëndomta
Plot e përplot me udhëtarë të përditshëm
Që shkojnë rrafsh rrafsh përfundi zeusit
I cili rri i madh përmbi
E u fal të gjithëve nga një hallkë ari për qafë
Nga një copë tërkuze
Shtëpinë e mbyllur
Fundin e detit
Në anën tjetër shkon degë e lumit drejt
E larg atje në shkëmb i mbërthyer
Qëndron kryelartë prometheu që ofron
Zjarrin e fjalës
Që të djeg rininëE shkabën që t'i ha mushkëritë
E mësimin e vështirë si të bëhesh qiri
E pak miq


  Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.