| Forumi Horizont | Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit » Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=240)
-- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1801)
Slloveni 0 - 0 Shqiperi
Shqipëria arriti të marrë një pikë në Slloveni, por vazhdoi të tregohet "shterpë", duke e mbyllur edhe takimin e katërt me sllovenët pa shënuar gol.
Ndonëse barazimi në Slloveni vlerësohet pozitiv, ajo që pa dyshim duhet të na brengos është mungesa e golit, të cilën kemi arritur ta gjejmë vetëm në sfidat me një kundërshtar të dobët si Luksemburgu. Nga ajo që u shfaq në fushën e stadiumit "Arena Petrol" në Celje, pa dyshim se kuqezinjtë duhet të mbesin të kënaqur me barazimin, ngase me skemën mbrojtëse dhe me lojën e paraqitur nuk merituan më shumë. Sllovenët u treguan më të rrezikshëm në lojë, mirëpo realisht ishin kundërshtar i dobët, gjë të cilën kombëtarja shqiptare ishte dashur ta shfrytëzonte dhe të luante lojë shumë më sulmuese, pse jo për të marrë fitoren, sepse vështirë se mund të ketë një sfidë më të lehtë në transfertë. Megjithatë, Bariç kësaj radhe nuk rrezikoi, duke parapëlqyer të marrë një pikë nga kjo sfidë, sigurisht edhe për shkak të rinovimit eventual të kontratës me FSHF-në. Një argument tjetër që kuqezinjtë është dashur të marrin më shumë nga kjo ndeshje, qëndron edhe tek ana e tifozerisë. Në fakt, ndonëse numri i tifozëve shqiptar ishte dukshëm më i vogël se i atyre sllovenë, thuajse gjatë gjithë kohës ata ishin më të zëshëm, duke kërkuar edhe fitoren në këtë duel, që për fat të keq nuk erdhi. Pas ndeshjes trajneri Bariç u shpreh i kënaqur me barazimin dhe paralajmëroi një lojë më sulmuese ndaj Bullgarisë pas katër ditësh, gjë e cila megjithatë është pak e mundshme të ndodh në fushë, duke analizuar mirë deklaratën e Bariçit. Në realitet Bariç u shpreh se ndaj Bullgarisë kuqezinjtë do të luajnë lojë shumë më ofanzive, por rikujtoj se Bullgaria është 30 vende më lart në renditjen e FIFA-së si dhe theksoi se synimi i tij në dy takimet ndaj Bullgarisë dhe Bjellorusisë është marrja e 4 pikëve, që do të thotë se realisht kroati mendon të marrë një barazim ndaj bullgarëve dhe një trepikësh ndaj bjellorusëve. Objektivi i Bariçit tashmë është vendi i katërt, për të qenë në një vazo më të mirë në shortin e kualifikimeve për Botërorin "Afrika e Jugut-2010" dhe në rast se nuk arrihet edhe ky objektiv, atëherë pa dyshim se ka arsye për pakënaqësi nga tifozët dhe vetë drejtuesit e FSHF-së, edhe pse trajneri kroat ka merita për rinovimin e kombëtares, i cili s'do mend se duhet vazhduar ende. Shqipëria momentalisht ka 10 pikë, një më pak se Sllovenia, por gjithashtu edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Deri në fund të ciklit eliminator Euro-2008, kuqezinjtë do t'i zhvillojnë edhe tri ndeshje, ndaj Bullgarisë dhe Bjellorusië si vendës dhe ndaj Rumanisë në transfertë.
Blerim HALIMI
-------------------------------------------------
Tiranë, 11 tetor - Lorik Cana do të rikthehet në fushë për kombëtaren shqiptare më shpejt se që ishte menduar.
Apeli i UEFA-s i ka ulur dënimin mesfushorit të Marseille nga tre në dy ndeshje mosaktivizim për episodin e ndeshjes me Holandën kur ai ishte përjashtuar me karton të kuq pas një goditje ndaj Ruud van Nistelroy. Gjithçka ka ardhur pas ankesës që FSHF i ka drejtuar UEFA-s. Kështu Cana pas “pauzës” së detyruar për ndeshjet kundër Sllovenisë (më 13 tetor) dhe Bullgarisë (më 17 tetor) do t’i rikthehet fushës së blertë në ndeshjen e fundit që kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë në shtëpi për eliminatoret e “Euro 2008” ndaj Bjellorusisë që do të luhet në Tiranë më 17 nëntor.
| Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit » Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.