Forumi Horizont Gjithsej 137 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Zoti. Egzistenca e Tij dhe ndikimi i Tij ne jeten tone. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2911)


Postuar nga Refugjati datë 13 Janar 2005 - 17:27:

Kembanat bien per ata qe kane veshe

Selam dhe pershndetje te gjitheve.Nje pershndetje te sinqerte nismetares te kesaj teme.Teme teper reale.Nje histori te vogel desha te tregoj persa i perket ekzistences se Zotit dhe veprimtarise se tij ne jeten tone te vogel.
Dikur para disa vitesh kam pasur nje shok teper te mire dhe teper besimtar.Falej rregullisht dhe vetem fjalen e mire degjoje nga goja e tij.Sjellja e tij dhe edukata e tij ishte teper e larte.Une ne ate kohe perpara se ai te vdiste nuk falesha dhe besimi im ne ZOT nuk ishte aspak lakmus.
Dita qe shoku im me i mire i femijerise vdiq ishte e premte,dite teper e bukur vere.Kishim bere plan qe te shkonim ne plazh.
Si besimtar i devotshem qe ishte, ai shkoi ne xhami qe te falej.Pas fajes ne xhami u takuam perpara shtepise se tij dhe se bashku me vellane e tij u nisen per ne plazh.Ate dite ai dukej shume i gezuar dhe buzeqeshja e tij nuk i ndahej nga fytyra.
Aty nga ora 4pm une dhe ai po ktheheshim ne breg qe te hanim dicka.Une isha pak larg tij dhe nuk e ktheva koken qe te shikoja shokun tim pasi e dija se ai ishte nje notar teper i mire dhe deti nuk kishte dallge fare qe te behej i rrezikshem.Kur arrita ne breg kthej koken mbrapa dhe konstatoj qe shoku im nuk po dukej fare.Shqetesohem disi dhe pas 2 minutash shoh nje turme njerezish qe po shikonin te shqetesuar ne drejtim te deit.Dicka kishte ndodhur.Me vone lajmi erdhi se shoku yne kishte humbur jeten ne det ne nje menyre misterioze.Ishte nje dite teper e trishtuar per mua.
Por gjeja qe me ka lene te tronditur ne shpirt per gjithe jeten time eshte momenti qe hyra ne dhomen e tij.
Babai itij me tha se Iliri(emri i shokut tim) kishte shkruar dicka ne mur pak minuta me perpara se te shkonim ne plazh pra pak ore me perpara se te vdiste.
Kureshtja me beri qe te shkoj ne dhmen e tij megjithese nuk doja qe te tishtohesh me shume mga mungesa e Ilirit.Hyra ne dhome dhe zemra dhe shpirti im nuk jane te njejte qysh nga momenti kur lexova ato pak shkronja ne mur nga ILIRI
Ai kishte shkruajtur perpara se te shkonte ne plazh dhe ato vijojne si me poshte.
Cdo gje ne kete bote do te zhduket dhe do te vdese por i VETMI QE NUK zhduket dhe nuk vdes eshte ZOTI(ALLAHU).Te gjithe te ALLAHUT jemi dhe te gjithe tek AI do te kthehemi.

Dy rreshta qe me ndryshuan mua pergjithmone.Gjysh nga ajo dite u ktheva ne besimin e drejt Islam dhe e ndjej se prania e ZOTIT eshte kudoqe shkoj dhe c'fraredo qe bej.
Mund te flas me dite te tera perreth experincave qe kam pasur persa i perket pranise se ZOTIT XH.SH ne jeten time por fatkeqesisht koha eshte e kufizuar.Duke shpresuar qe historia e ILIRIT do te jete nje prove qe deshmon per shume gjera po e perfundoj ketu .


  Gjithsej 137 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.