Forumi Horizont | Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit » Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- C"fare Eshte Dashuria???pse Dikush Dashuron Me Pak E Dikush Me Shume??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5073)
Mendoj se eshte gjithmone e veshtire te flasesh per ndjenjat sepse sado qe mund te jepen disa perkufizime, secili prej nesh do te thote qe s'jane te verteta sepse ai ndjen ne nje menyre tjeter e me te vecante se te tjeret.
Per mendimin tim dashuria eshte thjeshte nje terheqje seksuale per nje partner te mundshem.Nuk duhet te harrojme se edhe njeriu kafshe eshte dhe se megjithe evolimin qe ka pasur ne krahasim me speciet e tjera, edhe ai ka nje qellim ne jete: riprodhimin!Te gjitha keto lojra sentimentale qe ne ndjejme gjate kesaj terheqje jane vecse pjese e asaj qe quhet perzgjedhje e partnerit me te mire e me te pershtatshem me ane te cilit ne kerkojme te riprodhohemi e te krijojme individe te tjere pasardhes me te "mire" e me "te forte" qe mbartin nje pjese tonen(materiali gjenetik).
Tek nje mesazh i Fajtorit lexova dicka ne lidhje me mendimet e Frojdit ne lidhje me dashurine;e jam dakort me Frojdin ne me te shumten e rasteve.Mendoj se ajo qe na mbetet pas nje lidhje qe konsumohet seksualisht nuk eshte dashuri por thjesht arritje e nje pershtatshmerie te larte me partnerin per te vazhduar me me lehtesira ne rrugen e e krijimit te individeve te rinj.
Natyrisht nuk do te jeni shume dakort ne lidhje me kete sepse ne kohet tona duket se ka shume perjashtime:shume njerez thjesht bashkejetojne ose nuk duan femije apo cifte te te njejtit gjini por seksualiteti eshte primitiv dhe emri dashuri besoj se eshte shpikur si fjale nga njerezit per te permbledhur ne nje fjale te vetme te gjithe deshirat , nevojat e qellimet e tyre ne lidhje me riprodhimin.
Fjala dashuri eshte dhe nje shprehje e vete egoismit te njeriut:
fjalet TE DUA mund t'i perktheni shume mire si-une TE DUA ty sepse mendoj se ti mund te me japesh ate qe kerkoj e kam nevoje une.Keshtu qe nuk behet fjale te duash nje njeri me shume se vetja por te kesh nevoje per nje njeri qe mund te plotesoje kerkesat e tuaja.
Megjithese do te duket shume e keqe nga ana ime, mendoj se cdo gje qe ne bejme ne dukje per partnerin e bejme per veten tone:bejme te gezuar ate e presim shperblimin prej tij/saj qe neve na jep lumturi.
Pse disa njerez dashurojne me shume e disa me pak?Hem... Muhabet i gjate edhe ky
Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit » Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.