Forumi Horizont Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)


Postuar nga Eria datë 14 Maj 2006 - 20:46:

Talking Opo cbehet keshtu!!!

Dolen te gjithe Homo!!!
Ne nje bisede me nje miken time,me tha e di ti qe Leonardo da Vinci ka qene homo,ndaj ne te gjitha pikturat e tij meshkujt kane tipare dhe embelsi femerore.
Na moj ca thua i thashe,dmth MONALISA qenka MONALISI.
Kam qeshur gjysem ore pa pushim,edhe sot me vjen per te qeshur.
Puuuuuuuuuuuuuuuuu sa jane shtuar me te shkreten.!!!


Postuar nga Klodel datë 14 Maj 2006 - 22:54:

Une po qesh me gallatat e forumit eri po nuk e dije ti qe edhe Mikelangelo ishtehomo ne baze te studimeve te fundit qe i jane bere Mendimi im i castit eshte shyqyr qe mu rregullua kompj se isha privuar nga keto qyfyre gjithe kete kohe


Postuar nga Klodel datë 15 Maj 2006 - 06:36:

Dje u bera shume shpirterore dhe po perpiqesha te cliroja energji pozitive permes lutjeve, dhe pastaj me nje vale telefonash e sms per t'u thene personave te afert qe i kam xhan. Valet nuk kane lidhje me afersine apo largesine gjeografike, por me aftesine e perceptimit te tyre. Sot mora mbrapsh ato qe dhashe dje. Neser do jap perseri dhe keshtu jeta behet me e pranueshme dhe veshtiresite e sfidat perballen me lehte.


Postuar nga Eria datë 15 Maj 2006 - 14:10:

Talking Ana,po sa jane shtuar me te shkreten!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1

Pavarsisht se dita mund te duket me stuhi e rrebeshe ,shikon ne nje cep nje rreze drite qe te ndricon,ngroh.
Dje kam pasur dy gjendje te ndryshme shpirterore,stuhi e bresher ne realitet,dhe nje kenaqesi te mrekullueshme shpirterore fale gallatave qe lexoj ketu.
Nje perqafim per ata qe me ndryshojne humorin Erik,buzeqeshje,ana,enigma,amori.
Edhe per dike faleminderit qe ekziston


Postuar nga Eria datë 15 Maj 2006 - 21:21:

Te jesh ne pritje,mua me shkallon.Nuk duroj dot te pres.


Postuar nga Cindi datë 16 Maj 2006 - 00:29:

Si ta largoj kete trishtim, qe me ka pllakosur gjithe keto dite dhe me eshte ngjitur e nuk me shqitet. Mos jam lindur i tille. Dua me ore te tera te shkruaj dhe dikush te mi lexoje pacavurret e mija, por askush nuk ka deshire te merret me mua. Rri ketu me mua o trishtim dhe me bej shoqerine tende te perhereshme. Ja ketu jam une edhe ti.


Postuar nga ~Enigme~ datë 16 Maj 2006 - 03:48:

Sa qetesi sot...!
Dhe jashte shi na mbyti.....Kur do pushoje!!


Postuar nga Enya datë 16 Maj 2006 - 04:08:

Exclamation

=Si nje leter e pashkruar kurre po humbet kujtimi yne.

Mbase kuptuam se gjithcka eshte e bardhe, e zbrazet,

e pangjyre ne virtualitet.

Tashme me vjen te qesh me veten time.

Perse i kerkova gjurmet e tua serish?

-Sigurisht per t`i dhene pak ngjyre zbrazetires se papergjigje.

Gjithcka po humbet, po tretet e po shuhet,

pa ndjere aspak mall. =

-----------------------------------------------------

 


Postuar nga volter datë 18 Maj 2006 - 13:42:

Kam mall te qullem nga shirat e tetorit, thjesht te behem qull dhe te eci si i cmendur.., e udha te me coje ku te doje vete..


Postuar nga volter datë 18 Maj 2006 - 15:02:

vazhdojme..

tani per tani kam dalur pertej sistemit te nje mendimi te mprehte dhe kerkoj te gje nje dicka te trete ose te dyte ...


  Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 61 62 63 64 65 66 67 68 69 [70] 71 72 73 74 75 76 77 78 79 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.