Forumi Horizont Gjithsej 977 faqe: « E parë ... « 693 694 695 696 697 698 699 700 701 [702] 703 704 705 706 707 708 709 710 711 » ... E fundit »
Trego 977 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Per cfare gatimi Shqiptar ju ka mar malli me shume ??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8743)


Postuar nga kotka datë 31 Janar 2008 - 02:30:

Citim:
Po citoj ato që tha trojani
E mire kjo Tava e Kosit.
Po "Imam Bajëldi" di ndonjri se si pergatitet??



Qeroji patllixhanet ripa-ripa per se gjati, preji njehere ne mes dhe boshatisja barkun po prape per se gjati, piqi pak ne furre me vaj ulliri sa te rreshken dhe leri te ftohen pak.

Grij qepe me shumice, skuqe pak ne vaj ulliri, hidhi domate te grira me shumice dhe shume majdanoz dhe hudhra, shtoji te brendshet e grira te patllixhaneve, pak piper te zi dhe mbushi barkun prape patllixhaneve nje nga nje.

Shtroji ne nje tave dhe siper shtroju feta te prera te holla domatesh, piqi per nje ore ne temp 120 grade celsius po qe se je ne Europe :p (je me fat) ose 350 grade faranhaid po qe se je ne Amerike :p (je me dollare)

Te befshin mire dhe mos i mbyt me shume vaj se te mbysin ty pastaj


  Gjithsej 977 faqe: « E parë ... « 693 694 695 696 697 698 699 700 701 [702] 703 704 705 706 707 708 709 710 711 » ... E fundit »
Trego 977 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.