Forumi Horizont | Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
LINDITË AHMETI
KUR MË VJEN AI ME MBRËMJEN
Kur ikën dielli matanë malit
Heliadat i lënë shenjat e buzëve
Me tkuq
Aty ku qiell përqafon bjeshkët
Duke i tërë perëndimi me shenja buzësh
të trëndafilta
Ngadalë pastaj
Lëshohet teposhtë drejt fshatit
Me fustan ngjyrë vishnje
Mbrëmja
E shoqëruar nga simfonia
E zogjve të malit
Që shkojnë të flenë
Të bartur në krahët e driadave
Plot verë
Që e ftojnë zefirin t'i përkundë degët
me çerdhe
Ndonëse hemera bie të pushojë
Mbi fshat mbetet gjallëria
Se e kanë marrë vesh
E dinë të gjithë
Ai do të më vijë
Ma dërgon vetë zeusi
Mbrëmja e pret një copë nga fustani i saj
I mëndafshtë
E shton rrugën
Xixëllonjat varen në gjethet e drunjuve
Për anësh
Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.