Forumi Horizont Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamë se më Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)


Postuar nga agata datë 11 Shkurt 2007 - 00:12:

E dashura ime, mora prej teje nje leter qe me ka lumturuar.
Ne te thuhet cdo gje qe nje njeri mund ti thote nje tjetri e sidomos thuhen ato qe vetem ti mund te m'i thuash. Secili nga ne eshte bere tashme aq shume fat i tjetrit saqe fjalet mund te shkojne ketu fare pak. E prapseprape çdo here çuditem pa mase dhe jo per gje, por nga fakti qe ne nje kohe te rremujes se madhe, dy jete kaq te ndryshme qe kishin bere aq e aq kerkime qe shpesh hiqni dore nga keto kerkime, u bashkuan kokerr per kokerr. Po ja qe ndodhi e lavdi zotit qe ndodhi. Te dua shume! Sa ngrohtesi te pashpenzuar kam ende ne veten time, kjo ngrohtesi eshte aq e madhe, sa mund te mbaje mbrenda zemra ime. Eshte e çuditshme si u kthye çdo gje ne dashuri. Si ndodhi qe shume gjera qe gjith jeten e kam urryer, u bene te rendesishme e terheqese e te tjera gjera qe me pare i lakmoja e i kerkoja, u zhyten ne harrese. E ç'munde te jete me e mrekulleshme se zakoni, me e deshirueshme se shpresa, çfare mund te lumturoje me teper se perputhja e plote e ndjenjave tona. Sa te dua! Si nuk dua gje tjeter perveç teje, dhe si ka mundesi qe per mua cdo gje qe ekziston ne kete bote, ndriçohet nga keto rreze, te nje ndjenjesie te pa fund! Sa larg e pa vlere duket tani shkelqimi i rreme i aventurave, shqetesimet, prirja feminore per te prishur, shpenzim te parave pa kriter e harrese. Nuk dua te harroj me, por te kujtoj qe te mbledh sa me shume per ne te dy. Ti je kupe, je zemer e hapur per te tjeret, ti qe je gjithmone e gatshme. Une te dua dhe çdo gje tek une rritet e turret prape drejt teje. Fara mbushet me leng jetesor dhe era fryn e lekund kallinjte qe feshferinje si krahe te medhenje. Perqafome fort e dashur, perqafome sepse nganjehere me kapton frika nga gjeresija e plotesija e ndjenjave, aq te reja jane ato per mua. Mund te mendosh se malli i ngarkuar eshte me i rende se vete anija dhe se tani po i con era ne det te hapur. Kjo eshte nje frike e kote dhe ne pergjithesi nuk eshte fare frike, vetem se eshte grumbulluar aq shume dashuri, saqe mbremjeve me erren syte e cdo gje mbullohet me hije; ja , pra, sa shume perulem e gjunjezohem para asaj qe ndjej. Kjo eshte pjekurija e stines se veres qe ka mbjelle lulezimin, megjithese askush nuk ka mbjelle asgje, kjo eshte nje vere me bime te egra e nje dashuri e harlisur, nje lule e bukur dhe e forte e jetes, lule qe ka qendruar shume kohe e vetmuar... Ta dish sa te dua! Eh, sa nuk dua te ndahem prej teje. Jo kurre me!


Remarque


  Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.