Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Universi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3404)
Postuar nga Luarasi datë 10 Dhjetor 2005 - 16:13:
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Luarasi, shume te drejte ke ne parim, por, me duket se, ky parim eshte nje fantazi me te cilen kenaqin veten e tyre shkencetaret.
Por, sidoqofte, normale eshte te thuhen keto fjale nga shkencetaret apo te behen llogaritje te tilla.
Kontinenti, edhe pse ne pikpamje te pare mund te duket si fantazi, jane faktet shkencore te tanishmet dhe te se kaluares qe kalkulohen per te na dhene nje parafytyrim per te ardhmen.
Nga fundi i shek 20, shkenca arriti fundin e nje epoke me zbulimet e sekreteve te atomit, me shpleksjen e molekules se jetes dhe krijimin e kompjuterit elektronik. Me keto tre shpikje fundamentale, te nxitura nga revolucioni kuantik, revolucioni i ADN-se dhe revolucioni kompjuterik, se fundi u zgjidhen ligjet themelore te materies, jetes dhe kompjutimit .
Epoka e re dinamike qe po shpaloset para syve tane , përqendrohet ne 100 vjetet e ardheshem, dhe tutje. Epoka vijuese e shkences premton te jete edhe me e thelle, me e gjere, me depertuese se ajo e fundit.
Neve jemi pa dyshim ne prag te nje revolucioni tjeter. Dienija njerezore dyfishohet cdo 10 vjete. Ne dekaden e kaluare, eshte krijuar me teper dijeni shkencore se qe eshte krijuar pergjate tere historise njerezore. . Forca kompjuterike dyfishohet cdo 18 muaj. Interneti dyfishohet cdo vjet. Analizimi i numrit te rendeve te ADN-se dyfishohet cdo dy vjet. Pothuajse ne te përditshme, artikuj te ndryshem paralajmerojne përparimet e reja ne kompjuteristike, telekomunikim, bioteknologji dhe ne kërkim te hapsires qiellore. Me ardhjen e kësaj remuje teknologjike shume industri dhe stile te jetes permbysen qe te ngrihen krejtësisht stile te reja. Por ky ndryshim i shpejte dhe hutues nuk eshte vetem sasior. Ky ndryshim shenon lindjen e epokes se re.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.