| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Ne fakt, kam kuptuar se ka njerez qe jane fatkeqe. Njerez qe me njohin nga nje rruge e gabuar, keshtu qe nuk do me njohin kurre sic duhet. Me vjen inat per kete. Me vjen inat me veten, dhe gjynah per ata. Nuk do njohin si shpjellorohet mendja, si mund te jete A... ndryshe. Gjynah, do mbeten ne tokat e kooperatives nga kane ardhur te me takojne. Ndersa une... une kam nevoje per individe jashte turmes, per urithe eksplorues.
Keshtu qe me vjen keq, inat. Dhe perseri e mendoj. Interneti nuk eshte nje version anonim i te njohurit. Eshte dicka ndryshe. Dicka qe zhvesh trupat nga aspekti fizik dhe i lejon te bejne tratativa shpirterore. Pak a shume sic enderrojne femrat. Pa aspekt fizik, vetem llaka llaka. Keshtu pra, interneti nuk eshte loje e re, eshte menyre e re njohjeje. Dhe sado te sforcohen krimbat e Shqiperise te reduktojne internetin ne bashkim seksesh, ai mbetet dicka ndryshe. Nje rruge qe bashkon forma njerezore qe nuk do bashkoheshin kurre. Nje lufte klasash sic enderronte Enveri. Nje puthje e padetyruar nga ambjenti.
P.s. Udhezime per deshifrimin: paragrafi i pare me te dytin nuk ka lidhje.
Nuk e di pse shkruaj ketu, ne publik. Mbase kam nevoje te jap copezat e ma live, pa redaktime kohore. Por mbase kam edhe nevoje te plas bojen time ne mendjet tuaja pranverore. Ose ndoshta ne kete periudhe jam reaktiv, keshtu qe ju perdhunoj qetesine dashur padashur, per te perfunduar ne magazinen e gjerave te lezetshme, sic me pelqen mua. Kam nevoje te flas me gjate sonte, por ju s'mund te duroni me shume se kaq. Pershendetje.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.