Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)

Postuar nga bleta punetore datë 11 Tetor 2007 - 03:33:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide

Per Diabolic?jo mi...po c'e do qe i ben qejfin vetes ne kete rast

Castano chiaro(diciamo dorato ) ne biondet renditet?

jo mo jo, se kisha dhe aq te pamja (po ti rrofsh, gjithesesi ).
doja thjesht me dit a eshte vertet kaq i hatashem in strage di cuori (pa dallim boje etc ) ?

Postuar nga diabolic datë 11 Tetor 2007 - 14:42:

Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore

jo mo jo, se kisha dhe aq te pamja (po ti rrofsh, gjithesesi ).
doja thjesht me dit a eshte vertet kaq i hatashem in strage di cuori (pa dallim boje etc ) ?

Po qe thua ti bleta fshati qe duket nuk do autobuz se e merr avash avash ne kembe.
Keshtu qe sa per te hatashem jam sipas vaftit pastaj me besojn moj te vafrat me besojn .
Skam cte bej :p

Postuar nga briseide datë 11 Tetor 2007 - 16:23:

Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore

jo mo jo, se kisha dhe aq te pamja (po ti rrofsh, gjithesesi ).
doja thjesht me dit a eshte vertet kaq i hatashem in strage di cuori (pa dallim boje etc ) ?

Po as une s'e kisha tek pamja...pyet admirueset e tij gjithsesi

Postuar nga bleta punetore datë 11 Tetor 2007 - 16:26:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide

Po as une s'e kisha tek pamja...pyet admirueset e tij gjithsesi

e mire, kuptova, kuptova... ki kujdes, moooj! :p

Postuar nga Katilesha datë 11 Tetor 2007 - 16:47:

Post

Ne ditet pa ty!

Vetmi memece dhe te verber me ktheve. M'i shperlave ngjyrat nga tabloja e  jetes duke lene aty vetem ngjyren e mungeses ne pikturen e moskthimit. Zemra,shpirti,ndjenjat ,syte dhe gjithcka e imja ne ditet pa ty ne faqe te bardha dhe te zbrazeta ditari u kthyen. Faqe pa ngjyra,pa jete,pa ty dhe mua brenda.

Ku humbem valle?

Ne c'labirinthe dashurish e humben rrugen shpirtrat tane qe me nuk po takohen? Shpirti me qan ne ditet pa ty, trupi denes ne lotet e etheve te mungeses dhe syte mbyllen nga mjegulla e loteve te dhimbjes. Me mungon deri ne dhembje dhe dhembja fjalet i tremb deri ne vdekje. E keshtu ata largohen , ikin nga une ashtu si dhe ty duke me sjell dite vetmie ,dite faqesh te bardha dhe te zbrazeta ditari.

Me mungon!

ps: Edhe une e mbajta premtimin ne nje fare menyre. Diabolic

Postuar nga diabolic datë 12 Tetor 2007 - 15:31:

Endrat bredhin neper nate duke kaleruar eren.
Si hingerime kuajsh zgjon shpirtrat qe ushqehen me to nga pak.
Thone se endrat jane ninulla te oreve te malit dhe ato te sherojne plaget e se kaluares dhe jane gjurmet per te ndjekur te ardhmen.
Kam enderruar sy hapur dhe rruget e ketij qyteti gri kane fituar magji.
Kam dashuruar porsi ne endra duke harruar realitetin qe me vriste me nga pak monotoni.
I kam dhene fryme shpirtit me grimca iluzionesh atehere kur endra dihatej dhe bota me dukej apatike me shume se une.
Vazhdoj te enderroj serish ne boten te krijuar nga une,atje ku endrat nuk te vrasin kurre dhe makthet jane pjelle vetem e realitetit.
Ndonjehere ushqehem me lotet imagjinar qe une kurre nuk kam derdhur me deshiren per te qene atje ku ajri qe marre fryme te kete emrin tim,enderr qe me mban gjalle.
Ndonjehere genjej veten duke i thene se eshte vesa e mengjesit qe me rreshket embelsisht ne faqe dhe jo lotèt qe i humba rruges pertej shtepise.
Serish endrat me mbajne gjalle duke me sheruar plaget me nga pak shprese ,shpresa per te arritur parajsen edhe ne ferrin e se perditshmes.
Endrat bredhin neper nate dhe prihen ne mendjen time,te lodhura nga lufta me makthet kane nevoje per pak paqe qe boten ta rilindin serish...

Postuar nga diabolic datë 12 Tetor 2007 - 23:49:

Nuk eshte e lehte pas kaq shume kohesh te marresh fryme lirshem.
Me mallin qe e bluan neper dhemb dhe deshiren qe e shtrengon fort pas gjoksit .
Kaq deshire per te ndier ajrin qe ta merr frymen nga emocioni pastaj te jep fryme nga pak duke te falur lot dashurie.
Jepma doren nena ime ,falma perkedheljen qe une te ndiej parajsen dhe per nje cast te jem engjell ne krahun tend.
Thuama nje fjale babi dhe une te mbeshtillem fort pas ngrohtesise se saj dhe te preh shpirtin per te gjetur pak shplodhje.
A se kuptoni qe edhe lotet dihaten perpara prezences tuaj dhe skane fuqi te belbezojn nje fjale te vetme,te hedhin nje hap me shume sesa egzistenca e tyre pjelle e mallit qe me gerryen shpirtin.
Kam frike te permend emrat tuaj,buza ime dridhet dhe shpirti i peshperit mallit se smund tja dali dot mbane .
Une jetoj vetem per ju dhe cdo fraksion sekonde ,cdo cast ,cdo marrezi momenti kane si lajtmotiv dashurine per ju.
Me ka marre malli dhe ditet pertyp me kafshata te hidhura kujtese ku me imazhet tuaja me japin jete me puthjet qe ti mi falje nene,me buzeqeshjet qe ti mi falje babi.
Ej ta dini se shpesh here enderroj me sy hapur dhe jam perseri aty me ju,ne shtepine tone duke pare milanin te lozi dhe mamin duke pyetur si eksperte sepse po te mos fitonte milani nuk kishte darke.
Une e dashuroja te perditshmen me ju ,e adhuroja monotonin e te qenit pjese e jetes tuaj cdo cast,cdo mrekulli.
Me ka marre malli dhe tashme loti im prihet mbi vibrimin e zerit tuaj ...
Alo...
Gezuar Bajramin yje...

Postuar nga diabolic datë 13 Tetor 2007 - 15:38:

...

Hena qenka e zbehte sonte.
Ajo hedh hapat e saj ngadal ne rruget e qytetit te trishte e vetme.
E vetme terheq mantelin e saj te bardhe si nuse e braktisur ne altar.
Rrugeve si gjurme le pas nga nje pike lot qe rrugen per ne shtepi ta gjej serish.
E deshperuar hena bredh neper nate ne kerkim te diellit i cili e ka braktisur prej kohesh.
Notat e nje vjoline udhetojne me eren ne kete nate ku hena dehet me melodine e saj dhe fillon te kerceje me te embelsisht.
E sfilitur hena preh shikimin e saj mbi pikturen e dy te dashuruarve qe i kane kthyer shpinin njeri-tjetrit.
Meket per nje cast ,pastaj dihatja e frymes se saj hesht.
Edhe psheretimat e yjeve heshtin,edhe sinfonia e dashuris se humbur keput telat e violines qe per nje cast behet memece.
Hena nuk ka me lot te flasi,fjalen ja vodhen dikur kur fshihej pas reve .
Ndrojtja e henes bredh lakuriq dhe behet njesh me puthjen e te dashuruarve dhe hena merr fyme nga dashurie e tyre .
Ajo jeton ne cdo buzeqeshje,klith dhe vuan ne cdo ndarje,fillon dhe behet pjese endrash ne cdo perkedhelje.
Naten kur bejn dashuri yjet ajo behet sinfoni shpirtrash ,dhe shpirtrave te humbur i tregon rrugen per ne shtepi.
Hena tretet dhe here pas here na fal pak nga vetja ,na jep pak nga jeta e saj ,nga heshtja e saj.
Hena nuk thote kurre boll,as kur i gjuan me gure,as kur e fyen ,e shan,e torturon me realitetin .
Ajo eshte atje gjithmon dhe te ben drite qe te shkruash poezit.
Ajo mahnit perendit.
Hena te le gjurmet permbi shpirt ,nese i ndjek behesh i perjetshem si ajo ...

Ps: Dedikuar komshies time :p

Postuar nga buzeqeshja datë 14 Tetor 2007 - 21:53:

Re: ...

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic

se po te beht xheloze atiola po leri komshijet ne pune te vet

Postuar nga TOEL datë 14 Tetor 2007 - 21:56:

ky eshte ai diabolic qe atiola me fliste per te

  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 62 63 64 65 66 67 68 69 70 [71] 72 73 74 75 76 77 78 79 80 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.