Forumi Horizont | Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 81 » ... E fundit » Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- kanceri dhe tumori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6472)
metastaza...suksesi i nje qelize kancerogjene dhe mekanizmat
Cod. B15052006
ndoshta po i kthehem serish kesaj pjese por eshet nje gje qe ka shume rendesi per sa i perket jetes se nje kanceri.te kemi parasysh edhe nje here qe kjo veti vlen vetem per kanceret malinj...nje kancer beninj nuk jep metastaze...kjo si pasoje e qelizave qe e perbejne si dhe karakteristikave si kapsula,enet e gjakut qe e perbejne etj...metastaza kryhet me ane te kalimit te qelizave ne qarkullimin e gjakut ose ne sistemin linfatik...keto jane 2 metodat baze per te levizur nga pika e origjines...ka kancere qe preferojne njeren forme kurse ka te tjere qe preferojne tjetren (normalisht qe varet nga sa eshte i zhvilluar i njejti sistem dhe sa tjetri)...psh kanceri i gjirit ka si pike te pare metastaze nje linfonod ne afersi te sqetulles...kjo gje eshte e rendesishme per diagnostiken qe mund ta dalloje mire fare duke perdorur material radioaktiv (metoda e shintigrafise) etj...
duhet me pase parasysh qe cdo kalim i qelizave te kancerit nevojit shume faktore te ndryshem qe qeliza kancerogjene duhet ti kete perndryshe mbetet rruges dhe vdes...kjo eshte arsyeja se pse disa kancere kane aftesi me te madhe metastatizimi dhe disa me pak...varet nga numri i qelizave qe arrijne ne destinacion dhe nga strukturat qe shprehin ne siperfaqen e tyre...dhe te gjitha keto do formohen nga aktivizimi i gjeneve te qelizes...psh kalimi i pare qe nevojitet eshte futja ne qarkullimin e gjakut ose te linfes dhe per te arrit kete qeliza duhet te hape rrugen mes qelizave te tjera...eshte pare qe qelizat kancerogjene nuk kane shume kaderina(kryesisht formen E) ne siperfaqen e tyre.kaderinat jane proteina qe sherbejne per te mbajtur qelizat te bashkuara njera me tjetren dhe mungesa e tyre i shperndan...po ashtu eshte pare qe qelizat kancerogjene mund te prodhojne enzima shkaterruese qe te shkaterrojne skeletin qe mban qelizat lidh me njeri tjetrin sic eshte kolagjeni etj...pra jane nje sere fazat qe duhet te jene te koordinuara nga qeliza kancerogjene ne menyre qe kjo te kaloje ne qarkullimin e gjakut ose linfatik...ne gjak pastaj qelizat kancerogjene lidhen njeri me tjetrin ose perdorin vete gjakun si pike lidhjeje per transportim...megjithse pika ku keto qeliza mund te perfundojne nuk dihet gjithmone me saktesi,eshte pare nje preference kundrejt pikave te caktuara ne trup...psh kanceri i prostates me shume jep metastaze ne kocke,ose kanceri bronkial qe jep me shume metastaze ne tru etj...arsyet qe mund te cojne ne keto zona ne menyre preferenciale mund te jete relativisht te thjeshta per tu kuptuar: nese qeliza duhet te dale nga qarkullimi i gjakut ose i linfes do ta beje duke lidhur prap struktura mbi siperfaqen e endotelit(shtresa me e brendshme) te eneve te gjakut,keshtu qe mund te mendojme qe ne ato vende endoteli paraqet ato struktura te nevojshme per ate forme te kancerit per tu lidh
ne librin e patologjise se robbins-it sillen edhe mundesi te tjera si psh prodhimi i substancave te ndryshme nga indet e ndryshme qe mund te terheqin qelizat kancerogjene ose qe mund te kete zona ku qelizat kancerogjene nuk mund te rriten si pasoje e prodhimit te enzimave te ndryshme shkaterruese qe mund te prodhoje zona...etj etj
gjithsesi ajo qe mund te themi me siguri eshte qe ato qe dihen per metastazen jane akoma shume te cekta dhe se duhet shume kerkime perpara se sa te kuptohet tamam se si funksionon si mekanizem...gjithsesi,duhet te kemi parasysh edhe qe gjetjet e bera rreth saj jane te 10-15 viteve te fundit dhe kane ardhur si pasoje e rritjes se informacioneve mbi qelizat e tjera si dhe kuptimit te gjenomes dhe mekanizmave te funksionimit te qelizes...e ardhmja ka akoma shume per te treguar
arritem deri ketu...mekanizmat pak a shume mbaruan se permenduri...kalojme ne diagnostiken dhe klasifikimin.kapim klasifikimin ne fillim...ai qe quhet sistemi TNM kryesisht...
Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 81 » ... E fundit » Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.