Forumi Horizont | Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 81 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)
E rigjej veteveten pre' te nje heshtjeje te cuditshme. E njerzit me kerkojne te flas. Si te flasesh kur nuk do qe mendimet e tua ti degjoj askush. Kur mendimet e tua s'do ti degjosh as ti. Ndaj strukem diku, humbas per ca kohe. Nuk ndihem. I le mendimet e mia te zjejne ngadal ne qetesine e brendshme ku u krijuan. I le te trazohen e cngjyrosen. I le te shkrihen e te behen pjell e njera-tjetres deri sa edhe une vete ju a harroj origjinat. Harroj si linden e per c'shkak. Ti me kerkon qe te flas. Si te flas kur gjithcka dua te bej eshte te hesht. Ti le mendimet te lidhen e zgjidhen sipas deshires se tyre derisa te avullojne, zhduken. A zhduken valle? S'e di. Ndoshta vetem fshihen. Mblidhen e mbulohen cipersisht e celin pas nje fare kohe si bime te cuditshme qe ti here do e here s'do ti kesh ne kopshtin tend. Jane te hidhura kaq shpesh, por je e detyruar ti gelltisesh e mbllacisesh neper dhembe sepse jane krijimi yt.
Edhe ndodh..., edhe ndodh te mbjellesh mendime te embla. Por si cdo lule e bukur ato vyshken shpejt. Thahen. Vdesin. Eshte e bukura valle me delikate se e shemtuara? Apo vetem te duket ashtu mqs kur e humbet te bukuren te dhemb me teper?
S'e di. Ti me kerkove te flas. Fola! S'e di sa do te te pelqejne ato qe them. Por kerkove nje dere te shpirtit tim. Ta tregova.
Ndoshta tani do ta rigjesh edhe ti veteveten pre' te nje heshtjeje te cuditshme. Besom, nuk doja.
Eshte heshtja ime kjo. Duhet te me perkasi vetem mua. Por ti do te ndash dicka me teper me mua, se te duket se gjithemon te le jashte.
Por s'dua te ti pershkruaj mendimet e mia sepse gjithekujt i mjafton pikellimi i vetevetes ashtu sic edhe cdo dite i mjafton pikellimi qe mbart.
Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 63 64 65 66 67 68 69 70 71 [72] 73 74 75 76 77 78 79 80 81 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.