| Forumi Horizont | Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 715 716 717 718 719 720 721 722 723 [724] 725 726 727 728 729 730 731 732 733 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)
Njerëzit që unë dua me të vërtetë marrin shpesh herë mesazhe dashurie nga unë.
Gjithmonë atëherë kur nuk e presin.
Ngaqë më njohin mirë, miqtë dhe mikeshat e mia të zemrës nuk çoroditen e as nuk e pyesin më veten se pse në orët apo ditët më të pakuptimta u shkruaj herë pas here fjali të shkurtra të tipit “të kam shumë xhan…”, ose: “kur të pashë në mëngjes duke fjetur qetë me kokën e përkulur pakëz jashtë krevatit, dhe me fëmijën tënd pranë teje, - atë ëngjëllin e vockël që e dua aq shumë, i cili flinte horizontalisht mbi jastëk e me duart e hapur, - u ndjeva e lumtur që ju kam të dyve në zemrën time”, apo: “e di ti, qe jam e bekuar që të kam njohur?”
Unë jam aq egoiste sa kam nevojë që t’i befasoj njerëzit me dashuri.
Në mënyrë që ata pastaj të më duan!
U kujtoj se unë jam ende këtu, sidomos atëherë kur për shkak të rrethanave të jetës dhe të përditshmërisë së tyre të ngarkuar me njëmijë halle, porosira, apo nevoja për të plotësuar harrojnë për momentin ekzistencën time.
Ua them shkurt dhe qartë se sa shumë i dua, dhe pas pak minutash fluturoj kur në celularin tim ndjej dridhjen e mesazhit që më thotë: “o shpirti im…, të dua edhe unë, të dua aq shumë sa nuk e ke idenë!”
Në të tilla raste gëzohem që kam mundur të ndryshoj për mirë ditën e dikujt dhe ashtu si njeriu i përzhitur në diell i cili mezi pret të zhytet në ujrat e kthjellët të detit, po ashtu ripërtërij unë shpirtin tim të etur për dashuri.
FLM KR
| Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 715 716 717 718 719 720 721 722 723 [724] 725 726 727 728 729 730 731 732 733 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.