Forumi Horizont Gjithsej 105 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit »
Trego 105 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Lajme nga Mjeksia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10286)


Postuar nga Straniero datë 20 Janar 2008 - 00:34:

Pakësohen rastet e vdekjes nga kanceri tek fëmijët

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës, Uashington
15-01-2008
http://www.voanews.com/albanian/2008-01-15-voa6.cfm


Një studim i kryer nga qëndra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve tregon se numri i vdekjeve nga kanceri mes fëmijëve në Shtetet e Bashkuara është pakësuar dukshëm gjatë 20 vjetëve të fundit. Kjo falë trajtimeve më të mira siç janë transplantimi i palcës së kurrizit dhe përmirësimet teknologjike në fushën e kimoterapisë.

Studimi u krye nga qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve. Rezultatet tregojnë se që prej vitit 1990, numri i vdekjeve nga kanceri mes fëmijëve ka rënë 20 përqind.

Përparim më i madh në këtë fushë është arritur në luftën kundër leuçemisë, një prej kancereve më të zakonshëm mes fëmijëve. Mundësitë e mbijetësës nga leuçemia tani janë 30 përqind më të mëdha ose 80 përqind nga më pak se 50 përqind që ishin në vitet 1970. Studimi tregon se numri i vdekjeve nga leuçemia ka rënë më shumë falë trajtimeve më të mira siç janë transplantimi i palcës së kurrizit dhe përmirësimet teknologjike në fushën e kimoterapisë.

Por këto arritje nuk janë të barabarta mes racave ose rajoneve gjeografike. Numri i vdekjeve mes fëmijëve latinë apo hispanik nuk u pakësua siç ndodhi mes racave të tjera. Gjithashtu, rënia e numrit të vdekjeve nga kanceri ishte 30 përqind më e ngadaltë në pjesën perëndimore krahasuar me atë në pjesën e mesme-perëndimore të Shteteve të Bashkuara.


  Gjithsej 105 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit »
Trego 105 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.