Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 08 Shtator 2009 - 21:07:

Il medico della mutua (1968)

Regjia: Luigi Zampa
Skenari: Giuseppe D'Agata, Sergio Amidei
Aktor: Alberto Sordi

Ne sistemin shendetsor italian pacientet vizitohen gratis, por shteti paguan doktoret ne baze te numrit te pacienteve qe kane. Keshtu njerezit do shkojne tek doktori me i mire dhe ai do pasurohet me shume.
Shume mire deri ketu, por harrojme qe jemi ne Itali, ku doktoret gjejne lloj lloj marifetesh per tu bere te njohur dhe per ti vjedhur paciente njeri tjetrit. Kjo eshte tema kryesore e ketij filmi, i cili ve ne qender nje doktor te ri (Guido Tersilli), i cili meson shpejt truqet e zanatit per tu bere doktor i njohur.

Film i bukur dhe i kollajte per tu pare. Alberto Sordi fiton David Di Donatello si aktori me i mire tek ky film ne 1969. Dalja e filmit ne 1968 beri buje, sepse denoncoi sistemin e korruptuar sanitar dhe oligarkine e doktoreve me emer. Figura e doktorit cinik duket sikur eshte perhapur kudo, me mjeke qe vene perfitimin dhe berjen te njohur para shendetit te pacienteve. Madje duket sikur pacientet jane vetem nje mjet per tu bere i pasur dhe i njohur ne shoqeri.

Nje vit me vone, ne 1969, Alberto Sordi vazhdon rolin ne filmin:
"Il prof. Dott. Guido Tersilli, primario della clinica Villa Celeste convenzionata con le mutue"
por ky film nuk del aq i realizuar dhe spontan sa i pari, ndoshta sepse ndryshon regjizori (Luciano Salce)

Nje fragment nga filmi origjinal i 1968-es:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.