Forumi Horizont Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Nje histori nga jeta ime ............ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17457)


Postuar nga Enya datë 28 Nëntor 2009 - 06:08:

Citim:
Po citoj ato që tha Petter
Po e tregoj dhe un nje nga vitet e vegjelise :p


Ne 97-ten qe filluan ato trazirat ne Shqiperi, babai u caktua me pune ne tr, dhe u kthyem te gjith familjarisht( deri ne tetor te 98-s). Me stafin e babit me shume ishin amerikane, gjithashtu dhe ata me familjet e tyre. Ishte Maj, ajo vapa sapo kishte filluar athere ne Tr, te piqte fare.Shoqeri un ne tr skisha se ngaqe kisha ik i vogel, dhe shoqerohesha me femijet e ketyre amerikanve. Nje dite i them tim eti, qe doja te ikja te gjyshi ne Vlore( babai sime meje). Nejse me ca kundershtime per arsye te situates se atehershme, ju mbush mendja babit dhe u nisem. Me ne erdhen dhe nje familje amerikane me gjith djalin e tyre( qe un e kisha shok). Nejse.. rruges per ne Vlore, se mbaj mend mire, po na ndaluan te nje ure midis Fierit dhe Vlores emrit spo ja mbaj mend tani.. na kontrolluan aty ca persona me arme nja 10-20 minuta sa u mor babi vesh me ta se sna linin te kalonim. Shkuam ne Vlore, aty degjoje vetem krisma..e turma njerzish e goma makinash qe digjeshin. Ata amerikanet u tmerruan fare, un ketej qe i thosha babit.. o ba dua te qelloj dhe une( se ngaqe shifja fmij mosha ime qe ishin me arme e qellonin).. babi qe me thoshte rri urt, cfar kerkon... ai shoku me thoshte are you crazy???? i trembur! Nejse.. dolem nga Vlora, per te shkuar ne nje fshat te Vlores per te ngrene se andej e pjekin mishin ne hell dhe eshte i shijshem Nejse rruges kur po iknim per te ai fshati.. shofim nja 2 gomare, e ca kuaj.. qe ishin kshu leshuar.. pa shale.. po kullosnin. Ndalo i them un babit.. cfare ke me pyet? ndalo se dua te bej nje xhiro me gomar .. nejse ndaloi babi, dhe po buzeqeshte, filloi ti shpjegonte atyre. Nejse me vrap un neper ate aren, per te hipur gomarit..e mbas meje dhe ai shoku.. ata kuajt u tremben e iken.. gomaret i zume .. e nejse u hipem.. e ysh un, e ush ai shoku.. kur mori superxhiro gomari qe i kishte hyp ai, se ca pati qe u terbua.. e nje te hedh vickla..e hedh ate te shkretin per toke..filloi ai duke qajt se i doli berryli nga vendi. U kthyem per ne Vlore prap.. shkuam nja 30 minuta te gjyshi e u detyruam te ktheheshim per ne tr, se filloi ti enjtej krahu atij, e ai i jati donte me patjeter me e cu ne spital.

Gjat asaj kohe qe ndenja ne shqiperi 1 vit e gjysem po thuajse.. kam bere qyfyre.. edhe pse ishte koha ashtu rremuje.



Tek ure e Mifolit , apo jo Petter?   Megjithese I`m in deep love with Vlora. Te gjtiha qytetet e tjera te Shqiperise me duken si fshatra, tere gropa.


  Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.