Forumi Horizont Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit »
Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Pse të deshta aq shum? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17861)


Postuar nga shelgu datë 15 Prill 2015 - 23:07:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Epanjohura shkruan fjale zemre, poezi te krijuara nga realiteti ku jeton dhe te asaj qe ka perjetuar. Forca e vargut te saj eshte dritarja e motivit te jetes se saj. Neprmjet atyre vargjeve shpreh te gjitha emocionet.
Po te lexosh vetem poezine e fundit te saj sidomos vargjet:

As qyteti nuk me pelqen,
as netet e bardha,
As simfonia e Bethovenit,
as kenget qe pelqeja dikur.

Ndien se ajo jeton realitetin e saj perballe fallsitetit te nje qyteti te bukur, apo neteve te bardha te shoqeruara me muziken e bethovenit apo te ndonje grupi muzikor apo kengetari qe preferonte dikur. Dikur qe nuk mund te percaktohet ne kohe. Nuk eshte nostalgjke aspak per keto gjera te dores se dyte kur bashke me qytetin e bukur, naten e bardhe etj ikin bashke me ata qe do.
Tregon dhimbjen qe i shkakton ose perjeton ikja e tyre sikurse e atyre qe iken pergjithmone nga jeta e saj.


Piktor, mendoj qe ka nevoje per nderhyrje ketu. pak me siper bera nje nderhyrje tjeter duke dashur te ndihmoj, indirekt
E panjohura vertet shkruan fjale zemre. ka nje temp te mire, por poezia eshte femijnore. Ti ke cilesuar disa vargje qe mund te jene me te miret e saj.
Mbi keto fjale zemre duhet punuar duke perdorur ato elemente qe kerkon vargu per t'u quajtur poezi.
Rimat jane te thjeshta dhe te kerkuara. kjo lloj poezie mendoj une, nuk ka nevoje fare per rime, sepse lloji i vargut eshte i tille qe kerkon liri, ose varg te bardhe. Keshtu rima duke dashur ta beje vargun poezi e demton dhe e kthen ne nje lloj "bejte".
Figurat letrare jane te nje niveli shkollor, te perdorura tej mase, pa origjinalitet. keto mund te perdoren ne te foluren e perditshme me shume sukses, por ne nje poezi kerkohet te rrish larg shabllonit, klisheve.

Nje tentative per te krijuar varg klasik dhe nje tentative tjeter per te manipuluar me vargun e lire njekohesisht eshte teper e veshtire dhe teper e rralle ne poezi. Ndryshimi i stilit brenda te njejtes poezi eshte i mundur ne poemat e gjata dhe edhe ne ato duhet bere me shume kujdes.

Megjithate e uroj krijuesen dhe e inkurajoj qe te mos e lere krijimin ne nivelin e shperthimit te ndjenjave. Ajo nuk krijon vetem per vete, por kerkon qe keto shkrime t'i lexojne edhe te tjeret. Pra e nisur nga kjo gje duhet te mendoje me gjate para se te hedhe jashte vetes nje poezi.

Suksese "e panjiohur"


  Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 64 65 66 67 68 69 70 71 72 [73] 74 75 76 77 78 79 80 81 82 » ... E fundit »
Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.