Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 65 66 67 68 69 70 71 72 73 [74] 75 76 77 78 79 80 81 82 83 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 11 Shtator 2009 - 18:07:

Sessomatto (1973)

Regjia: Dino Risi
Skenari: Ruggero Maccari
Aktore: Giancarlo Giannini, Laura Antonelli

Nente episode mbi zakonet dhe deshirat seksuale te njerezve paksa te çuditshem.

  1. Signora, sono le otto. Nje sherbyes i etur seksualisht per padronen e tij.
  2. Due cuori e una baracca. Nje familje e rangut te ulet dhe seksi ne nje barake.
  3. Non è mai troppo tardi. Nje djale i fiksuar pas plakave.
  4. Viaggio di nozze. Nje pseudo-macho qe ka probleme ereksioni.
  5. Torna piccina mia. Nje burre i fiksuar pas imazhit te gruas, e cila e ka lene.
  6. Lavoratore italiano all'estero. Si nxjerr lekun nje emigrant italian.
  7. La vendetta. Hakmarrja "e veçante" e nje gruaje, te ciles i vrasin burrin.
  8. Un amore difficile. Nje jugor qe dashurohet me nje transeksual.
  9. L'ospite. Mysafiri dhe deshirat e tij per gruan e padronit te shtepise.

Transformimet e G. Giannini-t jane te mrekullueshme, ndersa erotika e Laura Antonellit mbreselenese. Dy aktoret krijojne plot situata humoristike, fale edhe nje skenari qe krijon figura ekstreme personazhesh. Eshte gje e bukur te shikosh aktore qe jane po aq te zote ne interpretimin e aristokratit apo pabukesit. Ne pamje te pare filmi kujton erotiken e ulet te viteve '80, por eshte plot me detaje, te cilat vetem kineastet e mirefillte mund t'i arrijne. Aspektet qesharake sigurohen nga nje katershe emrash te medhenj te kinemase (regjizori, skenaristi dhe 2 aktoret). Marshin e peste e ofron Armando Trovajoli me muzika origjinale te pershtatshme.

Kuriozitete


Me poshte episodi "Non è mai troppo tardi":


Dhe muzika origjinale e hapjes se filmit:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 65 66 67 68 69 70 71 72 73 [74] 75 76 77 78 79 80 81 82 83 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.