Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)
Postuar nga IQVLORA datë 27 Maj 2009 - 05:04:
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
A e kuptojme ne si popull qe nevojat tona s'duhet te na i percaktoje kjo klase politike por duhet t'ia imponojme ne asaj? Ose me mire e kuptojne te gjitha shtresat qe asnje gje nga ajo qe premtohet teknikisht e praktikisht s'mund te mbahet dot? Kjo fushate nuk ndryshon nga te tjerat vetem sa ka nderruar rradha neper fjalime: Nato dhe BE jane ne rend te pare e korrupsioni ne vend te dyte.
Po diskutoja me nje mikun tim per punet e zgjedhjeve te reja dhe per politikat qe ndjekin qeverite e cdo krahu kur vijne ne pushtet,sigurisht ne Shqiperi.Per habine time djali im i vogel me tha :''Ne cdo vend te botes qeverite kane frike nga populli.Po ne vendin tone a ndodh keshyu?''E pashe i habitur ne sy per pyetjen qe me beri,sepse ai nuk eshte perzier asnjehere ne keto diskutime.Ne e kemi trajtuar si te vogel gjithmone,por ne fakt kemi harruar qe ai eshte 15 vjet dhe eshte teper studioz.Uneu mundova t'i tregoja shkaqet pse ndodh keshtu,ndersa ai me tha bjeri drejt.thuaj qe ata nuk pyesin per popullin.Kishte te drejte.
Duke lexuar msg tuaj te jap te drejte.
Nuk e di your edukation,ose me sakte cfare drejtimi ka shkollimi juaj,sepse me habit opinioni qe jepni per kredine e mare nga qeveria me interes te larte.Kete argument e perdor opozita per fushate elektorale.Te njejten gje po beni edhe ju,kur une degjova perfaqesuesen e FMN ne Shqiperi, e cila tha se marrja e kesaj kredie ne kete situate ekonomoke qe ndodhet bota,eshte besim tek ekonomia shqiptare.Fjale pozitive kam lexuar edhe tek Financial Times per ekonomine tone, e cila do te rezultoje me rritje,sado e vogel qofte.Ky eshte tregues e garanci per investimet e huaja.Mendoje qe pallavrat qe derdellit opozita ne fushate elektorale nuk duhen besuar.Ndersa per korrupsionin ,Gerdecin etj ka shume te drejte.Te jemi pak realist mendoj e mos te futemi tek tribute edhe ne qe jetojme ne perendim.
Une kam mendimin se me perjashtime te rralla,fushata do te zhvillohet me e qete se parafushata.Besoj se do t'ua heqin veshin kaposhave Berisha e Rama.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.