Forumi Horizont Gjithsej 137 faqe: « E parë ... « 65 66 67 68 69 70 71 72 73 [74] 75 76 77 78 79 80 81 82 83 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Zoti. Egzistenca e Tij dhe ndikimi i Tij ne jeten tone. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2911)


Postuar nga i_krishteri datë 08 Mars 2005 - 09:57:

Ai mund të gjendet Zoti

Kam dëgjuar shumë persona që thonë se e kanë kërkuar Zotin por nuk e kanë gjetur, e kanë thirrur por nuk j'u është përgjigjur. Kush është arsyeja?Mos vallë janë të marrë dhe fallco të gjithë ata që thonë se e kanë gjetur dhe që ju është përgjigjur?mos vallë Zoti ka favoritizme(dmth që mban me hatër)?

ka shumë arsye pse Zoti nuk përgjigjet por arsyeja e parë është se ne nuk e kërkojmë me një zemër të sinqertë dhe të pastër...ne e kërkojmë por: e kërkojmë për ta gjykuar, e kërkojmë për ta mallkuar e kërkojmë për ta akuzuar e kërkojmë për ta ofenduar, e kërkojmë për ta larguar dhe: nuk e kërkojmë për ta falënderuar, nuk e kërkojmë për t'u përulur para Tij, nuk e kërkojmë për të na Zotëruar(apo udhëhequr), nuk e kërkojmë për ta dëgjuar, nuk e kërkojmë për ta jetuar, nuk e kërkojmë për të na falur.

Pra, ja disa prej arsyeve që na largojnë prej Tij.
______________________________________

Para disa kohësh fola me një person që më thoshte: Pse Zoti bëri që të vdiste djali im? Akuzonte Zotin për djalin që i kishte vdekur.
E imagjinoj që është një dhimbje e madhe të humbasësh një të afërm dhe sidomos fëmijën tëndë. gabimi ynë në këtë rast është kryelartësia ndaj Perëndise dhe arroganca. I thash diçka këtij personi: kur ti e linde fëmijën e kishe falënderuar ndonjëherë Zotin për çka të kishte dhuruar(sepse ka edhe nga ata që nuk kanë fëmijë), apo që kur e linde e deri në ditën që vdiq ja kishe paraqitur Zotit në lutje(që ta ruante dhe ta bekonte)? E ke bërë ndonjëherë pjestarë të jetës tënde Perëndinë? Për të gjitha këto gjëra më tha: "jo". Atëherë si mund ti kërkojmë llogari Perëndisë për gjërat që ne bëjmë në jetë, kur nuk e kemi bërë asnjëherë pjestarë të jetës sonë?Në këtë rast ne nuk duhet të jem arrogant ndaj Tij për gjërat që na kanë ndodhur por duhet që t'i kërkëjmë falje që nuk e kemi bërë pjestarë të jetës tonë(dmth pjesmarrës në jetën tonë) dhe atëherë do të shijojmë dhe do të jetojmë premtimet që Ai ka bërë për ne.
_______________________________________

Në fakt në Fjalën e Tij thuhet:

Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.
Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit,
nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia.
Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.
Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk;
por ai që më dëgjon do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe". (Fja. 1:28-33)

por thotë edhe:

Kërkoni Zotin ndërsa mund të gjendet, e thirrni ndërsa është afër.
Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai.
(Isaia 55; Psa.34:8).
________________________________________

thoshte dikush: "Nuk mund të llogjikojmë Zotin dhe as atë çka ai bën. Në fakt orbita e mendjes tonë është aq shumë e vogël sa po të dalim prej saja ndodhin dy gjëra: ose bëhen Zot(gjë që është e pamundur) ose bëhemi të çmendur"

Pra, Zoti besohet me zemër të përulur dhe pranohet ashtu siç është. në fakt mos të harrojmë se nqs nuk i besojmë këto gjëra nuk është se këto gjëra nuk ekzistojnë më por ne nuk do ti shijojmë dhe nuk do t'i jetojmë
në jetën tonë.
__________________________________________

Ah se desh harrova: "Mos kërkoni të hidhni poshtë asnjëherë eksperincat që janë bërë nga të tjerët mbi Zotin por kërkoni të mësoni nga këto dhe të mund ti provoni dhe ju ato gjëra(dashuri, paqe, lumturi, butësi, strehë, etj..).

Me respekt i krishteri...Zoti ju bekoftë të gjithëve


  Gjithsej 137 faqe: « E parë ... « 65 66 67 68 69 70 71 72 73 [74] 75 76 77 78 79 80 81 82 83 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.