Forumi Horizont Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 65 66 67 68 69 70 71 72 73 [74] 75 76 77 78 79 80 81 82 83 » ... E fundit »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- kanceri dhe tumori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6472)


Postuar nga NS-6 datë 04 Korrik 2006 - 04:01:

sistemi TNM (2)

Cod. A04072006

me pak fjale ajo qe dua te them eshte qe jo gjithmone arrihet te kapet nje kancer ne fazen T ose diagnoza ne ate faze mund te jete e pamundur sepse personi mund te kete qene asintomatik (nuk ka treguar shenja)...ka shume raste ne fakt qe nje kancer gjehet ne nje faze qe nuk mund te behet me gje,sepse nuk ka treguar me para shenja...nje shembull psh eshte kanceri i kokes se pankreasit qe ne shume raste diagnostikohet ne nje faze qe nderhyrja kirurgjikale konsiderohet si e pamundur...per me teper,mund ta demtoje edhe me shume pacientin.
zakonisht klasifikimi behet ne baze te biopsise por jo gjithmone kjo gje ishte e mundur sepse ka raste qe biopsia mund te paraqese nje situate te ndermjetshme...mos te harrojme edhe qe pervec qe biopsia na jep idene se nga e ka prejardhjen kanceri (kjo ne fazen e metastazes dmth,qelizat qe merren na tregojne se nga kane ardhe) por nuk duhet te harrojme edhe qe na tregojne per grading,dmth se sa eshte shkalla e ndryshimeve qelizore qe kane qelizat kancerogjene...kjo eshte e rendesishme sepse ka forma te kancereve qe paraqesin karakteristika te ndryshme dhe kjo gje eshte ne gjendje qe te modifikoje edhe menyren se si do sillet mjeku kundrejt atij kanceri...psh ne mushkeri kemi kancer te bronkeve me qeliza te vogla dhe me qeliza jo te vogla (kjo ka pastaj nenndarje te tjera)...ajo me qeliza te vogla pash eshte shume me e eger dhe jep metastaze me shpejt.
por biopsia nuk eshte e vetmja qe mund te ndihmoje ne klasifikimin...te marrim rastin qe biopsia(ose edhe nje ekografi,ose radiografi etj) ka bere diagnoze te nje kanceri por qe nuk arrijme te kuptojme se sa eshte shtrire,nese ka dhene metastaze apo jo.per rastet te tilla futen ne perdorim teknika me te avancuara si psh CT (computerised tomography),rezonance magnetike berthamore (RMN) ose PET (positron emitting tomography) ose sipas rezultateve te fundit edhe nje kombinim i tyre arrijne te gjejne me shume saktesi zgjerimin e kancerit dhe te japin nje ide edhe me te qarte te situates...per momentin besoj se per TMN keto gjera mjaftojne...me vone do mundohem ti shtoj kur te permend metodat se si diagnostikohet nje kancer ne menyre me te detajuar ose edhe kur te permend kanceret  e ndryshme...
 
me keto qe kam shkrujt ketu pak a shume i kam dhene fund pjeses se si formohen kanceret dhe karakteristikat e tyre...kalojme tek diagnozat e tyre...cfare shenjash japin ne pergjithsi,si vjen dyshimi,cfare analizash kryhen per ti gjetur,dhe serish staging dhe grading bazuar ne keto analiza!
 
p.s: kini parasysh nje gje: kanceret e gjakut jane malinj dhe nuk kane nevoje per staging.mund te konsiderohet kjo gje si perjashtim i rregulles se sistemit TNM.


  Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 65 66 67 68 69 70 71 72 73 [74] 75 76 77 78 79 80 81 82 83 » ... E fundit »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.