Forumi Horizont Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Diagnoze (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10468)


Postuar nga NS-6 datë 10 Tetor 2007 - 04:54:

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP


 

 

Diabetes insipidus



perpara se te jap nje mendim per rastin qe ka permend MARSMED po shtoj disa gjera per ate rastin qe permenda me siper.

DXP,hipoteza qe ke dhene qendron plotesisht me paraqitjen e rastit (dhe mendoj se eshte ajo me e mundshmja).pyetja e rradhes,si do mund ta verifikoje kete hipoteze me analiza te ndryshme?

hipoteza te tjera qe me vijne ne mendje jane edhe diabeti melit qe jep nje urinim te ketyre dimensioneve si dhe nje malformim te aparatit urinar qe do qendronte si hipoteze me moshen qe ka femija. infeksionet do ti perjashtoja direkt per faktin se nuk ka treguar temperature ose djegje gjate urinimit.gjithsesi,per te qene te sigurte,mund te shtojme edhe nje analize bakteriologjike te nje kampioni urine. mundesine e nje malformimi do ta perjashtoja me ane te nje ekografie qe eshte ne gjendje ne menyre te mjaftueshme per ta bere kete gje. per mundesine e diabetit do pyesja nese prinderit e femijes jane diabetike ose nese ka ne familje ndonje diabetik,pastaj do ta perjashtoja me ane te analizave te gjakut, matjes se hemoglobines se glikosiluar si dhe me matjen e glukozes ne urina.nese keto japin nje dyshim se mund te jete kjo hipoteze,atehere mund te provohet testi oral i glukozes per diagnozen.

per rastin tjeter,fakti qe personi ka temperature,fibrinogjen te larte direkt na ben te themi qe ka nje infiamacion qe mund te jete pasoje e nje traume te pesuar nga kolonoskopia ose i nje infeksioni serish si pasoje e saj. nje rritje e kreatin kinazit me ben te mendoj me shume nje traume,duke qene se rritet ne raste te tilla (ne kete rast nuk ka qene nevoja per te permend izotipet sepse mendohet qe e gjithe prejardhja eshte nga zona e infiamuar ) qe pastaj mund te kete degjeneruar ne nje abshes (me korregjoni nese termi eshte gabim) qe do shpjegonte edhe temperaturen,dhimbjen (kjo vete rezistencen ne palpim) dhe treguesit e larte te infiamacionit...disi ne dyshim me le eritema dhe edema e zones...

kjo me vjen ne mendje per momentin!


  Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.