Forumi Horizont Gjithsej 77 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 »
Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Hapesira Letrare - Kendi i miqeve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10595)


Postuar nga kurt datë 14 Prill 2009 - 18:23:

Re: Piktura e Dorian Grei - nga - Oskar Uaild

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
"The picture of Dorian Grey" nga Oscar Wilde eshte nje histori interesante e ngjashme me nje eksperiment shkenctaro - psikologjik.

Cfare do te ndodhte nqs do te mundje te beje te gjitha poshtersite e mundshme, te zbatoje te gjitha mekatet qe te deshiroje, te shkelje mbi kedo e mbi gjithecka, ti lejoje vetevetes cdo gje qe kjo bote mund te ofroj edhe fytyra jote te vazhdonte te mbarte pamjen e nje engjelli. Nje fytyre e bukur, e pafajshme, e mahnitshme... perhere.

Dicka e tille i ndodh Dorian Grey. Nje mik i tij piktor, pikturon nje pikture te tijen ne nje moshe kur pafajsia vishte ende fytyren e tij. Portreti eshte gjenial. I mahnitshem, duket i gjalle edhe i paaritshem. Ve vete autorin e tij ne dyshim se do te mundet te bej ndonjehere nje pikture te dyte qe ta kaloj nivelin e asaj pikture. Por mbi vleren e tij artistike piktura ka nje tjeter mrekulli se brendshmi. Ajo mbart te gjitha nenqeshjet egoiste, hidhtesine e pashmangshme te shpirtit mizor te Dorian Grey. Te gjitha rrudhat e tij, ngerdheshjet poshteruese. Romani studion, teston aftesine e nje njeriu per te qene i drejte kur gjithecka qe ve ne peshore veprimet e tij eshte vetem morali i tij. Kur nuk mbeten shenja aspak mbi lekure te asaj cfare ndodh ne shpirt.

Ishte interesant. Ne disa pika pakez i stergjatur edhe interesi te sterhollohej e pothuajse humbiste. Momentet filozofike ndonjehere pakeza te lodhshme pikerisht per te njejten arsye 'sterzgjatjen' gjithesesi nje liber i vecant ne subjekt. Akoma me interesante fakti qe libri eshte konsideruar i pamoralshem kur per mendimin tim ai liber nuk ben gje tjeter vecese nxjerr vlerat e moralit ne pah. Isha kurioze te lexoja nje roman te Oscar Wild. E lexova. Te them te drejten, i pelqej dramat e tija me teper.

titulli me kujtoj nje novele qe kam lexuar disa vite me pare nga nje autor anglez (kam harruar emrin)
titulli i librit eshte "the potrait" ne shqip "portreti"
dhe ne karperdinen e librit eshte nje pikture, nje fytyre vetem...
the story merr pjes ne fillim te shekullit nemos gabohem! ne londer dhe dhe perfundon ne nje fshat bregdetar ne france...

nje piktor, shok i ngushte i nje intelektuali te njohur ne londer qe eshte zhdukur prej 4-5 vitesh pa lene gjurme ne nje fshat te frances i dergon nje leter/ftese per nje vizit nga londra ne france qe te pikturoje portretin e tij...
gjithe novela eshte nje dialog mes ktyre dy shokeve te vjeter, njekohesisht duke pikturuar potretin e tij. libri sjell ne drite jeten e intelektualve dhe artistve te asaj kohe ne londer, gjithashtu nuk duket se shkon gjekundi pervec nje bisede interresante mes dy intelektualesh,  pyetje pergjigje dhe kujtime te nje goce edhe ajo artiste qe kishte qene e afert ne jeten e te dyve,  dhe kishte vare veten ne rrethana misterioze... 
ngadale gjithcka del ne drite, tregon nje hakmarrjeje superb...
kur mbylla librin dhe i hodha nje sy edhe njehere portretit ne kaperdine, kam mbetur duke veshtruar per nje kohe te gjate...
Perfect... vlerson shume shume te dyja artet , shkrimin dhe pikturen... 


  Gjithsej 77 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 »
Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.