Forumi Horizont Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga Keni datë 24 Gusht 2003 - 19:59:

LINDITË AHMETI



S'MUND TË VIJ ME TY

Ti më vjen mbështjellë me kinda paqartësie humbur
E më sillesh krekosur si noti në sheti
I fërkon sytë të më gjesh mua lart
Shikon papërcaktueshëm ti
Po e shoh se s'ta kap syri yllin e mëngjesit
Ende sillesh kohëve të kuqe
E më flet për bukurinë nga rruga
Ti
E më fton të rrimë
Me fjalët e zbrazura të dua
Hajt të pushojmë nën hije të arrës
Më thua
Derisa je i zënë me varrimin e viteve
Rrugëve të verbëra të botës
Ti më fton në evropë ta vjedhim një çokollatë
Ta bëjmë një sheti me qen
Nga zelanda ta mbrojmë atdheun
Ndoshta do të dëshpërohesh sy shkruari im
Por unë s'mund të vij me ty
Shkova mbi këtë re të bardhë
T'i shoh gjurmët e kadmit plak


  Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.