Forumi Horizont | Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)
Pershendetje Miq
Po ju shkruaj nga Kosova e Pavarur, madje nga Mitrovica ku ndihet me shume tensioni dhe pasioni i Pavaresise.
Dikur ne kete Forum kam mbrojtur Berishen kur shume prej atyre qe shkruajne sot e akuzonin se e kishte futur Shqiperine ne Konferencen Islamike. Ate kohe e mbroja me bindjen qe nje popull 70% e te cilin jane te fese muslimane eshte shume e drejte te perfaqesohet edhe ne bashkesi te ketij lloji.
Shume prej jush miq te dashur, nuk e pranonit kete realitet dhe kunderargumentonit me etiketime qe mund te beheshin nga perendimi ndaj Shqiperise etj.
Fakti qe 57 shtete islamike e johen ne Bllok Shtetin e Ri te Kosoves duke i dhene nje suport te padiskutueshem ne njohjen e saj ne Bote, nuk e di se si do ta kritikonin keto njerez Berishen per antaresimin qe permenda. Fakte te tilla ndodhin vetem nje here ne jeten e nje kombi dhe ne kemi pritur shume gjate. Nuk dua ta mbivleresoj Berishen per kete antaresim sepse por fakti tregon se ku gjerat behen ne menyre te drejte edhe perfitimet dallohen ndjeshem.
Ju uroj te gjitheve nga Kosova e pavarur
GEZUAR PAVARESINE
Me respekt
Ami-
Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.