| Forumi Horizont | Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)
Nuk di ne eshte mire te shkruash
Perendia e fjales eshte e heshtur
Po perendia e heshtjes je ti
Ndaj bej dhe une gabimin qe bene te gjithe
Kur perseriten ate qe tashme dihet
Patjeter eshte e shkruar diku
Per lengun e erret qe mbush bebezat e tua
Ndersa zogjte e nates ngrihen ne mua fluturim
Kur shnderrohemi papritur ne te tjere
Moter e vella, nene e bir, baba e bije
Per murgjit e thare te shkretetires
Ku shkojne rete vrenjtur e nuk ndalen
Per syte qe ndizen flake e vetetijne
Rrufe, plas dicka perbrenda, derdhet
Fillon stuhia, te carat nxjerrin tym e lagen
Me siguri, ne ndonje liber te shenjte
Na thuhet mos te adhurojme idhullin
Po ti me bere te harroj perendine
E te ngushelloj veten me Gjonin:
”Ka njohur perendine ai qe dashuron!”
Miliona here u bene krahasime me mjaltin
Frutat, pellumbat,veren e cdo gje te bukur
Me nuk di, ne koke bie vec ti e mendja ngrin
Vdekur ishim, ra boria, nga guvat dolem
Te humbur qe u gjeten per t`u humbur
| Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.