Forumi Horizont Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- kanceri dhe tumori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6472)


Postuar nga NS-6 datë 04 Nëntor 2006 - 05:23:

mikroARN: sfida e re!

Cod. A04112006

hmmm...kisha bere mend qe te shpjegoja ndonje gje rreth analizave qe perdoren ne pergjithsi si dhe per shenjat qe japin kanceret por shoh qe ka akoma gjera per te thene per sa i perket menyres se si formohen ato...jo per gjo por mjeksia ecen dhe ato qe them sot mund te mos jene me te verteta neser...
me ra ne dore nje lajm i botuar te revista "PNAS" (Proceedings of the National Academy of Sciences) qe tregonte per nje gjetje te re rreth shkaqeve te formimit te kancereve. koncepti i pare qe kam permend ne kete teme ka qene qe kanceri eshte nje semundje gjenetike...mbi kete koncept ndertohet e gjithe onkologjia...dhe te gjitha kerkimet qe kryhen,behen mbi ADN dhe modifikimet qe ajo peson gjate proceseve te saj...

sipas artikullit thuhej qe ekzistojne disa struktura te quajtura micro ARN qe jane te gjatesise rreth 19-22 baza dhe qe nuk kodifikojne per ndonje proteine...kerkimet e fundit kane treguar qe keto mikro ARN kane nje rol te rendesishem ne formimin e kancereve...
menyra se si veprojne eshte shume elegante...kane aftesine qe te lidhen me mARN (ARN lajmetar) dhe te bllokojne perkthimin e saj ne proteine.pra jane nje lloj kontrolluesi i shprehjes gjenike.keto mikroARN formohen vete nga prerjet qe enzimat e ndryshme i bejne ARN-ve te gjatesive me te gjata.sapo jane te lire keto mikro ARN kerkojne mARN qe do lidhin...kur i gjejne tentojne te lidhen me to...nese ka nje komplementaritet te pjesshem,rezultati eshte nje bllokim i procesit te perkthimit...nese ka nje komplementaritet te plote atehere shkaktojne shkaterrimin e mARN.shenjestrat e tyre?jane te dy klasat qe ruajne ndarjen qelizore...onkogjenet dhe onkosopresoret...por si mund te nderhyjne ne formimin e kancereve?ka 2 menyra:
1.nese kemi nje humbje te ketyre mikroARN-ve atehere aktivizohen gjene qe normalisht do kishte qene mire te kishin qene te fikur (funksion qe e bente mikroARN-ja)
2.eshte edhe mundesia qe te bllokohen gjene qe normalisht jane mbrojtes kunder kancereve,dhe ne kete menyre hapet nje rruge per zhvillimin e kancereve!

e gjithe historia filloi gjate kerkimeve qe po behej me nje kancer te qelizave te bardha,leucemia linfatike kronike ku po kerkoheshin gjene bllokues te kancerit ne kromozomin 13.ajo qe u pa ishte dicka tjeter: ne kete kromozom,si pasoje e perzierjeve gjenike tipike te kesaj leucemie,humbeshin 2 mikroARN,mikroARN 15&16. ne mbi 68% te rasteve te leucemise keto 2 cope humbeshin ose nuk prodhoheshin ne sasine e duhur...te dy mikroARN kishin te njejten prejardhje...kur keto zhdukeshin gjeni qe duhet te bllokohej ishte i lire te zhvillonte kancerin...

eksperimentet mbi minjte treguan edhe qe nese shtohej perqendrimi i mikroARN 155,shfaqeshin linfoma agresive qe konfirmojne faktin qe mikroARN marrin pjese ne kancerogjeneze.

kerkime me te gjera treguan qe keto probleme jane edhe ne kancere te tjera si prostate,zorre e trashe,stomak,pankreas etj...prandaj po kerkohen tani te behen harta te detajuara per keto mikroARN ne menyre qe ne nje te ardhme te mund te perdoren per te prodhuar ilace qe te mund te godasin ne keto pika...gjithsesi sfida e re sapo eshte hapur dhe duhet akoma shume kohe qe te arrihen rezultatet...por hapi i pare eshte kryer edhe ne kete drejtim...
pak a shume ky ishte pergjithsimi i atij artikulli..ca i komplikuar por nuk dija si ta thoja me te thjeshte...

atehere vazhdojme me ndonje gje tjeter..ca te me vi per mbare tani


  Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.