| Forumi Horizont | Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)
Burgu im!
1.
Vitet ikin, endrra mbetet
Me dhimbjen ajo zmadhohet
Dalengadale zemra tretet
Nga nje zjarr digjet ,pushtohet …
2.
Thelle ne shpirt deperton
Nje brenge qe c'do dite rritet
Me mundon dhe me denon
Brenda meje serish fshihet.
3.
Nga brengat jam roberuar
Zemren,duart mi prangosen
K'to sofizma te mallkuar
Gazin e lirine mi vodhen.
4.
Shpesh here te harroj mundohem
Megjithese s'me pelqen harresa
Enderroj … me pas pendohem
Ne pendim me shkon tere vjeshta.
5.
Dimrin do ta kem te gjate
Ndoshta dimer eshte tere jeta
Do ngrije loti, mire pa dale
Njeqind cope do ndahet shpresa.
6.
Per dicka mbetem habitur
Pse refuzoj lirine , jeten…?
Ndoshta pse mi kane grabitur?
Apo me shume pelqej brengen?
7.
As vete ta shpjegoj nuk mundem
Me vijne pas liria, jeta…
Ju kthej krahet, iki, zhdukem…
Me genjen burgu im, brenga..
8.
Burgu im, mu zbukurove
U mesuam te dy bashke
Me strehove me roberove
Me perballe me xhelate.
9.
Dua te iki, s'me ben zemra
E kam zgjidhur vete fatin
Jo mos ik, me lutet hena
Jam me ty, jo me gardianin.
10.
Po te mos ishin yjet , hena
As syte s'do mi kishe pare
Ato me mbajne ketu brenda
Dhe jo "kasapet demokrate".
| Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.