Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)


Postuar nga Indrit datë 07 Dhjetor 2005 - 19:46:

Lypesi

Qendroj i ulur ne banke
Shikimin nga dritarja hedh
Dicka me thinj me plak...
Nje lypes qe me daulle bredh.

Gozhduar ne hyrje te xhamise
qendron lyp pesedhjetelekeshe
Kerkon te shuaje valen e urise
Daulles i bien, qendron ne heshtje..

Dikush i dhuron dicka
Dikush tjeter i thote:Ska
Dikush e perbuz, dikush e shtyp
Dikush paturp,dhe e peshtyn.

Ka duar te ftohta plot me plage
Kepuce te shqyera ne kembe mban...
Kerkon ngrohtesi ti japim pak
Por ngrohtesi asgje si ngjan.

I vetmuar ne udhekryq ka mbetur
kujt si behet vone, per dike si ai
Ah me mire thote, te isha i vdekur
se keshtu as zemren nuk e ndjej ne gji...


  Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.