Forumi Horizont | Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Nga se vjen "depresioni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=935)
E dashur ISRA!
Po te drejtohem ty, pasi je e para qe ke shprehur gjendjen tende shpirterore!Ke pasqyruar nje hap shume te madh ne jete!
Sapo mbarova se lexuari te gjitha shkrimet e mesiperme...
"Te uroj me gjithe Shpirt te Paster,-Jete te Qete Motra!"
...Personalisht,edhe pse e kam veshtire ta shpreh ose ta pranoj ketu hapur perpara jush,
kam kaluar dhe une nje depresion shume te madh!
Por si me erdhi?!-Akoma s`ia di shkakun,-vetvetiu,pa e ndjere,-derisa me mbertheu ne gryke depresioni!"
Kam qene 14 vjece atehere...Me takonte te rrija shume kohe mbyllur ne shtepi vetem!fillova te lexoj shume libra filozofike,romane policeske,lloj lloj budallelliqesh!Derisa u ngopa me letersine e shkalluar!
Naten nuk arrija te flija as nje ore te vetme,ngrihesha nga krevati pergjumesh dhe vetem kur e shifja veten perjashta!
Disa nga fisi im mendonin se kisha magji, disa te tjere mendonin se ishin Oret e njeriut qe me merrnin me vete...budallelliqe me thes kam degjuar Izra!
doja me cdo kusht te behesha e famshme..., fillova te shkruaja poezi...cfare poezie thuaj ?!-Shkruaja tmerre, dhune,imagjinata te lajthitura qe asnje nuk mund t`i besoje...I shkruaja, humbisja durimin dhe i grisja perseri dhe pendohesha ne sekonde...Pra po kaloja nje depresion te madh...fillova shkollen , u ndieva disi me e cliruar ne ambjentin shkollor!
Te gjitha mendimet qe jepnin shoqeria ime -i hidhja poshte,-me dukej vetja shum me e zgjuar se te gjithe!-Por isha gabim...Isha une ajo qe kisha dale jashte vetvetes,isha un ajo qe ndonse kisha lexuar me dostojevsky,tolstoi,Shekspir,etj etjjjj..kisha nevoje te rilexoja vetveten!
-Pastaj cfare ndodhi?!
Nga nje femije llafazane, u riktheva ne femije i heshtur...Me ngelte hatri me pak,
nje fjale e thjeshte me lendonte dhe mbyllesha me ore te tera ne dhomen time dhe qaja...Shyqyr qe qaja...me ka ndihmuar shume loti,ndaj i vura vetes emrin"Princesha e Lotit!"
U rrita dhe une,-kaloi dhe ajo gjendje shpirterore..por ka lene gjurme dhe sot ne karakterin tim!
Akoma nuk kam rifituar durimin e humbur!-"Biles kur u njoha me Shkodranin e Qeshur,-e vetmja gje qe me bente pershtypje tek ai,-ishte Durimi!
Edhe po pashe nje njeri te vdekur , -une nuk qaj dot-pasi lotet me jane thare...mund te qaj me shpirt, por jo te derdh lote...
Biles, po te me shohesh si natyre jam mjaft e qeshur!
Miqesisht,dhe sa me larg vetmise te dashur Shoke dhe shoqe!
Vetmia te keput trurin, jo vetem shpirtin!"
see yaaaa!
Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.