Forumi Horizont Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)


Postuar nga Indrit datë 17 Dhjetor 2005 - 22:06:

Mos thuaj asgje!

Cdo gje me caktim eshte e dashur
Ne vetem jetojme, keshtu eshte caktuar
Ndoshta caktimi na mbledh sebashku
Kur ditet e jetes, te na jene mbaruar.

Mos thuaj bashke jetuam, se duheshim fort
Mos thuaj u deshem, se grindjen e harronim
Por thuaj gjithmone: qe na bashkoi Nje Zot.
Ashtu ishte shkruar qe bashke te jetonim.

Mos thuaj asnjehere: ishim te vecante
Mos thuaj qe zemra, aq te bardha kishim
Por thuaj ish caktuar nga Zoti I Larte
Ai na Krijoi, kaq te mire sa ishim.

Nese do te vdesesh, pasi te kem vdekur
Mos thuaj se vdiqe, nga malli per mua
Thuaj: egziston ne bote Zot i vetem
Qe jete ka mbjelle , vdekje ka caktuar.

Dhe nese bashke, perseri do takohemi
Sepse as atje, nuk dua te jem vetem
Thuaj u takuam, keshtu deshi Zoti
E kurre mos thuaj se ne keshtu deshem.


  Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.