Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga Enya datë 24 Tetor 2007 - 22:14:

Post Ne ditet e mia pa TY.

...Ti e ke ndjere gjithmone transformimin tim.E ke lexuar dhe prej selargu.

Nuk kisha nevoje te bisedoja me TY, e ndjeja se TI do e kuptoje heshtjen

time. E ndjeja se TI do mbyllje syte dhe do thithje aromen e harreses sime.

E ndjeja se TI gjithmone me ke dhene te drejte, dhe kur kam qene wrong.

E ndjeja se duart e Tua nuk deshironin te shkruanin me gjate, sepse nuk

deshiroje te te mallkoja.


...Ti e ke ndjere gjithmone kenaqesine shpirterore timen. E perjetoje cdo

gezim qe une kaloja. Ti e ndjenje zemerimin tim &pa me pare cehren kurre.

Ti me vidhje kujtimet, kurre pa t`i dhuruar. Ti me zemeroje, per te me lumtu

ruar. Ai ishte sekreti i te qeshurave Tona te pafund.


....Ti e ke ndjere gjithmone transformimin tim. Ti me ke vrare zemren, pa

qellim. Ti me ke plagosur enderrat, pa patur te tille deshire. Ti me ke fale

pagjumesine, pa e ditur sesa me trishtoje me mungesen Tende.

...

Enya.

october 24, 2007

USA.


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 24 Tetor 2007 - 22:40:

EHHH CA TE BEN DASHURIA.. :p.. JO VETEM TE SHKRUASH QE TE BEN E TE BEN.. PO DHE TE KAPESH PRINDRIT PER DORE E NE PARIS TE FRANCES TI COSH PER BURRE :p:p:p

P.S: DITET E MIA PA TY, JAN SI NJE LULE QE PO THAHET PAK NA PAK, NGA PA UJE'ITJA


Postuar nga diabolic datë 25 Tetor 2007 - 22:56:

Sot kisha zgjimin ne sy ,e kisha per ty.U vesha per ty,fluturova dhe gjumin e lash pas kraheve per ty.U bera si era duke kerkuar te mbushja gjoksin tend me pak jete por ti nuk ishe.

Zgjata duart te te arrija por ti nuk ishe.Hapa krahet te me perqafoje por ti serish nuk ishe.Te kerkova neper rreze drite ti serish nuk ishe.Me kot kerkova te kacavirresha pas zerit tend ,ti serish nuk ishe.Me kot tentova ta beja serish ,perseri,perseri por ti nuk ishe asgjekundi.

U zemerova me veteveten,u gringa me krenarine,nuk fola mè me ndergjegjen.Pastaj brodha rrugeve te ketij qyteti ne kerkimin tend ,por serish me kot.Nuk arrija te gjeja as gjurmet e tua qe te prihja shpresat dhe ty te te gjeja pas ndonje buzeqeshje. Me erdhi serish deshira per cigare.Kisha kohe qe nikotinen nuk ma kerkonte krenaria.Sa i marre jam thash me vete dhe per nje cast i bezeqesha kesaj dite pa ty ironikisht.Fillova te bashkejetoj me pritjen ne kerkim te aromes tende qe do te me sillte lajtmotivin e dites.Pastaj u ngaterrova midis germash,nikotines,dhe diskutime baresh ne tentativen per te harruar helmin e kesaj dite nga mosqenia jote.

E cuditshme si filloj te bej procesin e vetvetes sa here qe krenaria ve ne loje ndjenjat e mia.Djalli dhe engjelli brenda meje jane ne konflikt te perjetshem midis tyre dhe vazhdojne serish te me vrasin me hipokrizin e egoizmit shpirteror.E treta veten sot me mijra arsye absurde dhe vazhdova qe arsyes ti jap nje kuptim abstrakt.

Neper reflekse buzeqeshjesh veten e gjeja te huaj megjithse midis miqsh ,megjithse buzeqeshjen e bluaj neper dhemb si ilac per dhimbjet e shpirtit.

Pastaj nje cast,nje moment dhe zeri yt u be imi duke i falur drite erresires se kesaj dite-nate .Dhe une buzeqesha me shpirt duke e harruar kete dite sepse ti arsyet abstrakte i vrave vetem me nje tingull zeri.Sa bukur eshte te perkedhelesh nga zeri yt dhe te harrosh gjithcka.Sa bukur eshte te te dedikosh kete dite ku ti nuk ishe por dita ty te perket.

Ej...

Se harrova te te thoja ...

Asgje,asgje... .


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 26 Tetor 2007 - 14:49:

Re: Ne ditet e mia pa TY.

Citim:
Po citoj ato që tha Enya
...Ti e ke ndjere gjithmone transformimin tim.E ke lexuar dhe prej selargu.

Nuk kisha nevoje te bisedoja me TY, e ndjeja se TI do e kuptoje heshtjen

time. E ndjeja se TI do mbyllje syte dhe do thithje aromen e harreses sime.

E ndjeja se TI gjithmone me ke dhene te drejte, dhe kur kam qene wrong.

E ndjeja se duart e Tua nuk deshironin te shkruanin me gjate, sepse nuk

deshiroje te te mallkoja.


...Ti e ke ndjere gjithmone kenaqesine shpirterore timen. E perjetoje cdo

gezim qe une kaloja. Ti e ndjenje zemerimin tim &pa me pare cehren kurre.

Ti me vidhje kujtimet, kurre pa t`i dhuruar. Ti me zemeroje, per te me lumtu

ruar. Ai ishte sekreti i te qeshurave Tona te pafund.

 

 

Shkelqyeshem....


....Ti e ke ndjere gjithmone transformimin tim. Ti me ke vrare zemren, pa

qellim. Ti me ke plagosur enderrat, pa patur te tille deshire. Ti me ke fale

pagjumesine, pa e ditur sesa me trishtoje me mungesen Tende.

...

Enya.

october 24, 2007

USA.


Postuar nga diabolic datë 29 Tetor 2007 - 19:20:

Dedikuar asaj...

Ndonjehere do te doja te isha si era.
I lire per tu endur dhe dehur mijra shpirtra.
I lire per te perkedhelur lekuren duke u ngaterruar midis flokeve.
Poezia me ben te jem shpirt i lire e vertet.
E vertet qe fjala thyen prangat e reales dhe nganjehere me ushqen me dashuri imagjinare qe jetojne ne boten e saj.
Ndonjehere harroj dhe dal nga ky trishtim kronik poezish duke kerkuar nje shpirt per te dehur me shume sesa me ka dehur mua egzistenca e saj.
Ndonjehere humbas neper romantiken e absurdes dhe brenda meje lind iluzioni i dashurise se perjetshme.
Ate qe se kam gjetur kurre neper rruget e pafunda te trishtimit tim.
Trishtim i cili merre fryme vetem neper vargje poezish qe se di kujt i perkasin.
Ditet i kaloj duke buzeqeshur pa shkak dhe ndonjehere dredh nga nje
cigare poezi ku trishtimin e kam nikotine.
E di qe me ben keq,e di qe ky trishtim poezish te le shijen e hidhur pas,por smundem te mos i fal pak helm vetes.
Por une nuk lodhem kurre duke buzeqeshur ,here ironikisht botes dhe here cilter vetes.
Kam kerkuar te dal nga monotematika e vargjeve qe ty te trishtojn pa mase por smundem te shkruaj per lumturine ne keto caste .
Nuk e di por lumturine une e kam memece .
Jam i lumtur dhe kaq ,asgje me shume dhe asgje me pak.
Kur je i lumtur do te thuash gjithcka dhe nuk thua asgje.
Nuk thua asgje dhe thua gjithcka.
Prandaj dhe une humbas neper labirinte mendimesh ndonjehere per te kerkuar fjalet e duhura .
Por serish e gjej veten ,gjej fjalet ,gjej buzeqeshjen neper tinguj dhe vargje kengesh qe ti mi sjell me dashje pa dashur...
Une jam si zog dhe kerkoj folene time pèr ta ngritur atje ku buzeqeshja jote jeton.
Atje ku bota dhe ti nga trishtimi me mbron...


Postuar nga Pleshtja datë 29 Tetor 2007 - 23:14:

Te urrej apo te dua...!!!
Nuk di se ku gjendem, te ja mbath apo te rri, te tretem apo te jetoj...!
Ti je dhe s'je...Stomakun ne fyt e ndjej, nje kafshatë qe se pështyj por as dot se riperterij...
Nje shuplakë ne fytyre qe dhemb e djeg ne shpirt...
Nga t'ja mbaj, nje udhekryq pa udhë, perpara hapin s'e hedh as mbrapa dot nuk kthehem...
Oh ndjenje e mallkuar, erë shkaterruese, fortunë qe shemb edhe shkembinje - ma more shpirtin!
Me ke lene mes tokes e qiellit...
Pse me thua te dua, kur pluhur i hodhe rruges tone qe as gjurmet mos te mbeteshin...???
Pse qan kur shpirtin me helmove...???
Ç'farë kerkon nga un, mos valle simpati?
Mos duhet te me vije keq per ty?
A mos kerkon qe edhe trupin, kete pjese te mbetur si antikitet i nje ikone te lashte, a mos kerkon qe edhe kete ta copetosh...???
Epo merre nje sopate e jepi fund - nje here e mire, nuk me vjen keq, nuk ka ç'me duhet pasi shpirt e zemer i ke therrmuar...
Nuk ke faj jo, nuk kemi faj - keshtu qenka kjo jete, te tjere duam, te tjere na duan e me te tjere perfundojme... Sa e vertete qe eshte kjo shprehje, shpresoj dhe ti te jesh i bindur per kete?
Sa shpejt u hodhe ne krahet e tjetres, si munde ta bëje?
Ç'farë ke ne vend te zemres, gure apo shkemb?
E ç'kishte ajo me shume qe un s'pata?
Nuk te urrej jo, te betohem... nuk di ne te vertete ç'fare ndjej ne keto momente...!!!
Fat te kesh, ta uroj me gjithe zemer por nuk di sa vlere ka ky urim sepse jemi te vegjel kundrejt forces natyrore, edhe pse un te uroj ajo patjeter do te hakmerret...ehhhh, u lodha, me lodhe...
Nje dite do zgjohem nga kjo enderr e do te mbledh çdo copez timen e dikush ka per t'me ndihmuar ta ngjis perseri, e nese Jo... ska problem, ti qofsh i lumtur...


Postuar nga elsaaa datë 29 Tetor 2007 - 23:18:

kjo tema na hallakat ndjenjat...co boni kshu mer se na moret nqafe.....
p.s pleshtja shume bukur...


Postuar nga bleta punetore datë 29 Tetor 2007 - 23:22:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
U treta per pak vere
ku alkoli te me bredh neper gjak
Ti te me ulesh ne preher
Dhe une te te puth nga pak.
U treta per pak vere
ku te pi dhe te dehem
per buzet e tua te ngre dolli
pastaj mbi trupin tend te prehem
U treta per pak vere
U treta per pak TY
Nese dashuria do ish alkol
Te dehur do ishim te dy.


elsaaaa... pse fluturo me red bull?!
ishe qe ishe, ket qe vje era alkool mund te na e kishe sjelle te shamata!


Postuar nga elsaaa datë 29 Tetor 2007 - 23:28:

bleta....prandaj jemi te dehura ne te dyja.......tani e kuptova...


Postuar nga briseide datë 30 Tetor 2007 - 00:08:

Wink

Ne ditet e mia te verteta pa ty te zbulova fytyren,dhe per kete te falenderoj.


  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.