Forumi Horizont Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 741 742 743 744 745 746 747 748 749 [750] 751 752 753 754 755 756 757 758 759 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)


Postuar nga lorie datë 16 Maj 2010 - 06:28:

Smile Pershendetje :)



Aventurat s'kane te sosur. Kur mendoj qe para dy muajsh beteja ime ishte krejt ndryshe prej betejes sot...sa kaloj nje pengese, nje mur, me pas, perpara meje, krejt papritur del nje tjeter, me e madhe, nje pengese qe sfidon parimet e mia ,dhe me lekund bindjet e ndertuara prej disa viteve tashme. Dhe,kete here ,me duhet te lutem me shume, sepse kete here e di qe beteja perfshin nje sistem te tere. Ose humbin ata, ose mua....mua me duhet te zbrapsem. Por nuk dua te humb..aspak...ndaj me duhet te lutem per zemren time ne rradhe te pare...qe Zoti te ma mbaje te bute edhe ne disfatat,qe te jem e dorezuar per cdo gje qe te ndodh( s'ka ndjenje me cliruese se te dish ate qe s'di asgje ).

Pastaj, humbja me e madhe qe mund te me ndodh eshte kur pas nje disfate te mbyll zemren. DHe duke njohur veten,e di fare mire qe une ngre mure te forta rreth zemres sime prej zgjenjimeve dhe edhe pse dukem e forte ne fasade,perbrenda lengoj per aventurat e jetes, rrezikun per nderrmarje te reja, njohje me njerez qe as qe do i kisha takuar po te mos ishte plani i Zotit ne mes,as qe do i kisha bere shoqe dhe shoke po te mos ishte prej tij,mundesira te reja, hapja e nje dere, mbyllja e nje dere tjeter, endrra te reja, endrra te vjetra qe marrin zjarr, plane, sfida, aventura...

Por kam mesuar qe po te mos jete AI ne jeten time,s'i shijoj dot te gjitha keto. Eshte i vetmi qe di te ma zbuse zemren, dhe qe di te me mesoj si te dua pa mure mbrojtese, por me ciltersi dhe embelsi ( qe rritet gradualisht brenda meje sepse Ai rrit)


Gjithe te mirat
L.


  Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 741 742 743 744 745 746 747 748 749 [750] 751 752 753 754 755 756 757 758 759 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.