Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 67 68 69 70 71 72 73 74 75 [76] 77 78 79 80 81 82 83 84 85 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 05 Maj 2005 - 14:08:

Pjese te shkruara ne ditarin tim personal

Zgjohem ne mengjes,heret,te bej jogging ose te kthelloj mendimet qe me kishin renduar gjate nates ndersa studioja ose rrija zgjuar.Gjumi s'kishte rendesi ne ato momente,por rremuja e mendimeve te mia po.
Ndersa ben jogging te duket sikur po i lufton me ecjen tende.Gati gjate gjithe rruges isha nen shoqerine e discman-it tim si dhe te luleve te pemeve qe kishin celur...roze-e-bardhe,e bardhe-roze...
Shpesh pyes veten se pse kaq shume kafshe ne gjendje te lire ne Shqiperi dhe jashte kufinjeve te saje ? Ne shume rast konstatoj qe Shqiperia paska patur nje sistem industrial mjaft te zhvilluar ne prodhimin e injorances.Por,ne fund nuk jane kafshet qe e vuajne kete gje,pasi ato jane te lumtur me nje cope buke qe u eshte hedhur nga sistemet e sigurimeve shoqerore jashte vendit,ose nga puna e tyre kafsherore brenda vendit.Te deshperuarit e vertete jane njerezit qe jane ingranuar ne strukturat e ndryshme te vendit ku banojne,shohin sesi MUND te ishte gjendje dhe ne Shqiperi vetem sikur keto njerez te kishin te kishin mesuar ABC-ne e jetes.
Jane po keto njerez qe bota Perendimore eshte munduar te ju jap ERE njeriu duke ju perplasur ne duar madje dhe teknologjite me te avancuara,llastiqet dhe guret ne Shqiperi ju zevendesuan me kompjutera-makina-…Por si mund te kthehet kafsha ne njeri pa kaluar stadia-t e ndryshme te evolucionit?Si mund te arrijne kafshet e tilla njerezore te bejne nje perdorim te denje te kushteve,teknologjive te reja pa patur kulturen e duhur?

Nga ana tjeter,ku do ishim sikurse dhe massa te fillonte te MENDONTE?Well,jo larg,por ne shume vende massa ju eshte nen-shtruar(ne forme te pavetedijeshme)atyre qe kuptojne me teper nga tere ky iluzion i quajtur jete.E kjo pa sjellur anarki,pa u munduar te shkaterrojne cdogje,pa u munduar te shkaterrojne e perulin kokat e verteta.
Nuk kam deshiruar asnjehere qe bujqerit,kepucetaret,mekaniket…te ktheheshin ne mendje te ndritura,jo,por ama te arrinin ne kuptimin e rendesise te te qenit NJERI.

Ne shume raste flitet per paralizim nga chaosi qe eshte krijuar vete,ne kete rast mund te flas per nje paralizim total nga chaosi i krijuar nga te tjeret qe as se vene re se ato jane krijuesit e vertete.Ndihem e paralizuar,e paralizuar nga fakti qe s’mund te bej asgje.


KAFSHE-KAFSHE-KAFSHE…dhe si te tille do duheshin te mblidheshin ne vende te caktuara per kafshet,ne stalla,dhe aty te hanin njeri-tjetrin,te infektonin njeri-tjetrin …pa pritur aspak ndihme nga jashte stalles pasi ato njerez ishin pikerisht ato qe u hodhen ne lumenj me gure ne qafe nga ju,per te pare nese ishin shtriga ose jo.


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 67 68 69 70 71 72 73 74 75 [76] 77 78 79 80 81 82 83 84 85 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.