Forumi Horizont Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 67 68 69 70 71 72 73 74 75 [76] 77 78 79 80 81 82 83 84 85 » ... E fundit »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)


Postuar nga Indrit datë 28 Mars 2006 - 22:18:

Pak histori

(Ps. po i bie pak shkurt ketij problemi, pasi nuk kam as kohe e as nerva ta marr shtruar,dhe ne fakt irritohem ta bej kete.)

1.
Ka qene nje kohe ishim te varfer
Mbushur me rrecka qe c'te te them
Por kishim zemren kristal te paster
Si bore e malit qe se shkel kembe.

2.
Ka qene nje kohe s'kishim nje rrobe
Nje pale corape shkonin tre vjet
Te varfer ishim, veshur cope-cope
Ishim te pasur ne zemer e shpirt.

3.
Ka qene nje kohe nderohej prindi
Kushtetute ish fjale e babait
Nderohej nena, tere farefisi
Zakon i bukur, norme e Shqiptarit.

4.
Vinte babai lodhur nga puna
Te gjithe gezuar ne dere e prisnim
Perpara nesh qendronte nena
Dhe ne pas saj si lulet rrinim.

5.
Te tere ne pritje kur na shikonte
Perplot hare zemra i mbushej
Dhe lodhja e dites qe e mundonte
Si me magji per nje cast zhdukej.

6.
Kohet moderne ne dere trokiten
Ja shqyen deren vella shqiptarit
Ja hoqen mendjen, e coroditen
Ja thyen zemren nenes babait.

7.
Tashme babai kur vjen nga puna
Ta prese tek dera nuk del askush
E lene nje ore ti bjere ziles
Me pas dhe deres ti bjere me grusht.

8.
Askush s'ka kohe te dale ta prese
Askujt si vete mendja tek dera
Thone:do trokase do lodhet vete
Neve na iken telenovela.

9.
Kur futen prinderit ne shtepi brenda
Askush si pyet me a u lodhen
Su thote me djali as tungjatjeta
Por: he mor rober e sollet koken?

10.
Tashme askush ne kembe nuk ngrihet
Njerezit e zotem jane te zene
Perballe pasqyres daloshi krihet
Perpjete ngre floket porsi antene.

11.
Nderkohe dhe vajza lyhet a s'lyhet
Ne kembe te ngrihet tashme perton
Me kembe perpjete mbi divan shtrihet
Per cdo dite prinderit fotografon.

12.
Ka qene nje kohe , ah, cte te them
Si moter ishte, kusherire e pare
Nderkohe ky ligj tashme nuk vlen
Kusherira kemi euro, dollare...

13.
Dikur e donim tamam si moter
Njelloj jane moter kusherire e pare
Por sot i shitem fis edhe vater
Per disa euro, disa dollare.

14.
Kohe te veshtira kemi jetuar
Mbaji ne mendje keto shqiptar
Me pare njeri ji,dhe i nderuar
Lakmo per nder ,jo per dollare.

15.
Dollaret, eurot, vijne e pas ikin
Pasuro zemren me pare shqiptar
Munde vetveten, pastroje shpirtin
Te ndricosh drite, si nje pishtar.


  Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 67 68 69 70 71 72 73 74 75 [76] 77 78 79 80 81 82 83 84 85 » ... E fundit »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.