| Forumi Horizont | Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)
100 vjet më vonë
do jem mbase në parajsën nr.x
duke luajtur me Zotin kukafshehti,
duke u zënë me Enverin në ferr kush të flere sipër,
a prapë këtu, rilindur kafshë, peshk , njeri,
( ndoshta gjithshka ndodh përsëri, lutemi që jo!)
ose nuk do jem, domethënë thjesht hiç,
ide kjo po aq absurde sa të parat
tjetër mundësi nuk rrok më mendja
100 vjet më parë
ndërtoja shtëpinë
sipas stilit te kohës
me dekorime të tepërta,
kollona, dhoma të larta, oxhak,
portë të madhe, disi pompoze,
e gjitha kjo prej mishi,
kur erdhën të huajt e më moren,
më shitën në treg të skllevërve,
ku më bleu një i panjohur,
të cilit i shërbeva ca kohë
derisa filloi lufta e veriu fitoi
Tani jam e nuk jam këtu,
Fantazëm ne mjegull,
Prag që kapërcej çdo çast,
Nuk di ku hyj e ku dal,
Kyç që hapet nga të dy krahët,
nga brenda e nga jashtë,
ku syri i rojes ndeshet me atë
të të burgosurit, ku çelësi
nuk jam unë e vetëm kahu
i lëvizjes, nga vdekja në jetë
apo anasjelltas nuk eshtë
doemos nga hiçi në gjithshka,
as e kundërta, po një gërshet
i të dyve, ashtu sikurse 100 vjet
më vone a më pare kam qenë,
apo dhe jo, ndoshta nuk jam tani...
Eh, kush më kupton nuk ka pse më lexon,
Veç nëse gjetja e binjakut i bëhet dëshmi e vetes
sikurse pasqyra më deshmon se jam,
Syte në vrimë shohin atë film që shfaqet
e jo atë që duan, urdhëri nuk vonon, krisma,
dera hapet, hyn roja e të sjell gjellën,
gjellën me mish të vetes...
| Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 » Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.