Forumi Horizont | Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 79 80 81 82 83 84 85 86 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Faleminderit Çaushi.
Te prita dje, e prap po te pres sot... Ti erdhe por shume vone, ashtu si rete e bardha qe gumbullohen, behen te dendura e pastaj zbrazen... ashtu dhe shpirti im po rendohej ne pritje, madje u rendua - ashtu si erdhe, shkove, e menduar tek prisja, e menduar mbeta pas ikjes... Me solle nje çast gezimi qe asgje perveqse me shume ma shtoi mallin dhe siq e sheh edhe sot po te pres si dje, me zemer ne fyt, me shpirt ne dore. Te pyejta nese edhe ti ndjehesh keshtu ne mungesen time? me the PO!!!... atehere perse duhet te vazhdojme keshtu, nuk mundem me...ndjej frymemarrjen qe me rendohet kur ti nuk je, ndjej ate grushtin e forte te vetmise qe me gjuan fort e pameshirshem, ndjej syte e llahtarshem te botes qe me veshtrojne me habi, jeto me thone! E ku ta gjej jeten, çfare ngjyrash ka ajo kur ti nuk je? - e zeze po po e zeze, erresire, e un kam humbur brenda kesaj erresire, nuk e shoh dot ate driten atje ne fund...Eja te lutem, eja e merrm, eja edhe nese eshte gabim...jeta ne erresire eshte akoma me gabim, eshte mekat. Nuk mund te jemi bij te erresires, kemi lindur per driten...Eja e mos vono, kjo jete ka nevoje per jeten tende...
Citim:
Po citoj ato që tha TOEL
pas bjondeve mos humb ti se jane shume te kqija pas tjeter gjeje ska rendesi
komplimente shume e bukur
Sa keq qw shkrime dhe dedikime kaq te bukura divulgohen keshtu ne ofeza me fshatare etj. Mijra rreshta dhe vargje...mbase ne kete teme nuk duhet te hyjne ata qe cenojne brengat e te tjereve.
Kur do ti puthe valle ato buze
guximin marre kembet sme mbajne
je frikacak a cfare dreqin je
buzet e mia sec me shajne
Pastaj shikoj tek buzeqesh
buzeqesh dhe une kur me veshtron
dhe kam deshire te te rrembej
te te puthe ,te te puthe gjithe pasion
Dhe une degjoj buzet e mia
serish per ty qe belbezojn
me thone se ato buze
edhe te vdekurit nga varri zgjojn
Tashme po shkoj ne une te fle
neper endra te te takoj
dhe atje si uragan i marre
me puthje te te pushtoj.
Ps:Hej bjondja ime cfar ke ti ,ti je yll bote Moj ...nejse nejse.
(Sheqereeeeeeeeeeeeeeeeeeeee :p :p
) Rea kiss yllo
Daedal, Rea i eshte pergjigjur nje mesazhi qe i drejtohej asaj per nje poezi qe kisha shkruar per te.Eshte thjesht nje shaka e saj qe me ka quajtur fshatar sepse e di qe tallemi me batuta te tilla me njeri tjetrin.Gjithsesi e kuptoj ku do te dalesh dhe te falenderoj.
...
Me mire ta vras erresiren e kesaj nate
ta mbys ne trishtimin tim te hershem
ta kuptoj edhe ajo sesa te vrasin endrat
ta njohi edhe ajo marrezine e shpirtit
Pastaj do ta ndez edhe nje cigare
ta shijoj helmin qe me rrjedh neper gjak
do te qesh ethshem kur ti hedh benzine
e ta shijoj momentin kur digjet nen flak
E di erresira e kesaj nate nuk ka asnje faj
fajin e kam une ,faji brenda meje jeton
me trishtimin e kesaj mbremje doja ta njihja
thjeshte ushqej trishtimin me pak iluzion.
Ne kete dite pa ty...
Me mire te mos flas...
Nuk e di se cfar mund te them,
cfar mund te me vrasi,
cfar mund te...
Nejse asgje asgje...
Jam endrimtar
dhe vazhdoj serish
te jetoj neper endra
qe here pas here vjedhin vete-veten.
Mbyll syte
dhe shoh brenda meje
engjejt qe luftojne me djajte.
Here fitojne engjejt ,
here fitojne djajte ,
Vetem une nuk fitoj kurre.
Nuk e di perse ,
ndoshta enderrimtaret realitetin e kane armik,
ndoshta une nga ky realitet kam frike.
Dua te bej indiferentin
ashtu si kam zakon te hiqem gjithmon,
por brenda meje e di dicka me mundon.
Te jete lindja e nje ndjenje
a vdekja e nje shpirti nuk e percaktoj dot.
Nuk e di nese do arrij te mbushem me fryme sot .
Ne kete dite pa ty sot me shume me vret idea sesa fakti.
Por fajet i kam une e di ,
e di qe humbas pas drithijesh ,
pas siletes se imazhit tend
qe nuk e di se kujt shpirti i perket.
Nuk e di se shpirti yt pas kujt trupi merr jete.
Nuk e di...
Eshte me mire te hesht tani...
Ps:E kam shkruar me ngjyren e syve te tu ...
Si te filloj te i kujtoi ditet e mia pa Ty! Ty qe ishe rrenje e zemres per nje kohe jo te shkurt ...nuk mundem lehte te harroj per cdo dite po te kujtoi !
Ti erdhe pa pritmas dhe ndertove nje fole ne mua ...gjithcka rrodhi spontanisht ne mes nesh ...ishte Dhembshuria qe me njohu me Ty ,ishte Dashuria qe me lidhi fort afer teje ,dhe krejt ne fund Meshira per Ty !
Ti erdhe edhe zbraze gjithe dhimbjen e fatiit qe jeten ta kishin renduar jo pak!!!...,mbeshtete koken ne kraherorin tim dhe denesje me lot !...ata lot me preken ne palc te shpirtit ,forca e shpirtit tim ishte e gatshme per te ndihmuar,por mundesite ishin zero!Kur kujtoi gjithe storien tende me duket pak te bej skenar filmi apo edhe roman te shkruaj ...jo me pak faqe !Jo jo shume e vogel me duket faqja te shkruaj per Ty ...te shkruaj se sa te deshta...e dij qe edhe me deshe ...me gjithe se per hire te reales u permbaje fort !! ndoshta eshte cmenduri sepse sot me duket se ka pak dashuri te kristalta siq ishte e imja per Ty, dhe e jotja per mua !!Por ishin ne kohe te pa kohe per te Dyte shpirt ...asnje here se thash por kjo dashuri na kishte hije te dyve sepse kishim shpirtra binjake me dukej !!....sa veshtire e kam te kujtoi ditet e bisedave tona...ditet dhe mengjeset kur Ti ne nje qoshe te dhomes me prisje te vija une ....Ti filloje ngjarjen e tragjedise tende qe vetem shpirti Yt dinte te vuante ne ate menyre ....e se bashku me Ty derdhja lot dhe une ne nje kend te zyres sime! me gjithe faktin e vuajtjeve tuja qendroje e forte dhe ishe shume larg depresionit ...cdo shkrim i joti mua me prekte shume thell ne shpirt per arsye se nuk dinin te tjeret se kuj i dedikohej ...ndersa une e dija se cka permbante brenda ! Ditet e mia pa Ty edhe pse je ne jete dhe frymon jo shume larg meje i kam te veshtira...per jete do te te kujtoi karakterin,qiltersin dhe kristalizimin qe ke ne vete ...do te te ruaj dhe lutem per Ty dhe shendetin tend fort....rende shume rende i perjetoi ditet pa Ty !!
Fort te Puthe !
Zani, shume i ndjeshem shkrimi yt shpresoj ne nje te ardhme shpirti yt te qetesohet gjithashtu te gjeje shpirtin binjak qe do ti lehtesoje dhimbjet e kesaj dashurie te pashprese.
Gjithe te mirat nga mikja juaj.
Pleshtja.
Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
Zani, shume i ndjeshem shkrimi yt shpresoj ne nje te ardhme shpirti yt te qetesohet gjithashtu te gjeje shpirtin binjak qe do ti lehtesoje dhimbjet e kesaj dashurie te pashprese.
Gjithe te mirat nga mikja juaj.
Pleshtja.
Jeta jone ka rruge te ndryshme , por pavarsisht jemi ku jemi kemi nga nje pjesez te njeri tjetrit dhe bartim ne brendsine tone ate pjes... e cila asnjeher nuk do te arrij te dal prej aty ku e ka bere vendin....!
Ti tani per mua je dobesia ime... dhe forca ime gjithashtu,Ti je njeriu i vetem qe ne cdo situate te jetes do te doja ta kisha prane!... sepse e di qe je njeri i thjeshte ,Je me te vertete!Ti madheshtore Je ,Je dhe kaq!
Une dua vetem kengen Tende ose me sakte kengen e zemres Tende ta degjoj!
Ne asnjeher s'jemi pare por sa mire njifemi,sa afer jemi me ndjenja te fuqishme qe edhe vet po habitem....ja keshtu jane edhe ditet e mia pa Ty ....edhe pse sdo te doja te te mendoi kaq shume ....Je ti ajo qe mi bene shoqeri me se shumti mendjes sime ....keto jane ditet e kujteses sime,ndersa Ty te uroi : paq vetem dite te bardha ne jeten tende ,si vete zemra dhe shpirti jot.....
Sa shum kam mall....
Sa shum...
Me vlon shpirti!
Fort te perqafoj!
12-11-2007
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 79 80 81 82 83 84 85 86 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.