| Forumi Horizont | Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 764 765 766 767 768 769 770 771 772 [773] 774 775 776 777 778 779 780 781 782 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)
U njohem ne ate dhomen e mallkuar te spitalit, nje dite te bukur vjeshte, ku talleshim me ato 4 litra pregatitje qe duhet ti pinim por qe sa i afronim ne goje i vidhnim... U shqetesove per mua sikur te me kishe mike prej vitesh, kur me pe qe u largova duke qare nga rezultati i examinimit... Kurse sot, kur te pashe krejt rastesisht, me fetyren e dobesuar dhe doren tek shufra e metalit ku varej shimiotherapia jote... Mendova se nuk e di edhe sa muaj jete te kan ngelur... nuk do kisha dashur te me therisje, nuk do kisha dashur te me tregoje, nuk do kisha dashur te me shikoje qe gati vrapoja... Kur mendoj qe pothuaj je nje dhjetvjeçare me e vogel se un, e akoma nuk ke njohur dashurine tende te pare...
U largova, syte mu mbushen me lot, e ne te njejten kohe kuptova se sa me shume fat kam qene, ne fatkeqesine time...
Eshte kaq bukur te zgjohesh ne mengjes, e te shikosh lindjen e diellit, te degjosh zoqte qe cicerojne, te shijosh e ndjesh aromen e kafes...
Eshte bukur te jetosh qofte edhe per te perjetuar zhgenjime, apo njohur njerez siperfaqesor, qe nuk dine gje tjeter vetem te qahen, apo te vene etiketa...
Fatkeqesisht, nganjehere duhet te kalojme nga kjo rruge per ta kuptuar, se sa me fat jemi qe gezojme shendet te plote...
Kurajo, mikja ime...
http://www.youtube.com/watch?v=x25F3-sR2Yo
| Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 764 765 766 767 768 769 770 771 772 [773] 774 775 776 777 778 779 780 781 782 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.