| Forumi Horizont | Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit » Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15321)
Renzo Bossi: Nuk kam qenë në Shqipëri, nuk flas shqip dhe distancohem nga ajo diplomë.
Djali i Umberto Bossi-t, Renzo, ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp në lidhje me diplomën e tij. “Distancohem plotësisht nga ajo diplomë universitare. Nuk kam qenë kurrë në Shqipëri, nuk flas shqip, nuk kam pretenduar kurrë ndonjë titull akademik dhe nuk jam në dijeni të atij dokumenti të vitit 2010,” thuhet në deklaratën e tij, publikuar nga Ansa.
“Ne jemi në vitin 2012 dhe unë kurrë nuk kam thënë se kam një diplomë, kjo të paktën duhet të jetë kuptimplotë për ju,” vijon deklarata.
Bossi hedh dyshime në lidhje me dokumentin duke thënë se data e lindjes së tij është e gabuar. “Nuk kam folur kurrë sepse unë besoj tek gjyqësori, por jam detyruar të bëj një sqarim publik për këtë fushatë sulmesh ndaj meje,” thotë Bossi.
-----------------------
p.s.
Kurse ATO te "Kristal-it", mbas publikimit te Diplomes, dolen ne konference shtypi dhe pranuan qe ky ka qene i regjistruar ne Universitetin "Kristal"!!!!!!! 
| Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit » Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.