Forumi Horizont Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78]
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)


Postuar nga yjori datë 15 Nëntor 2006 - 02:46:

Uni nuk është jami
E pra: të flas për veten apo për ç`ndjej?
Nëse me thua më do, do të pyesja: Kë?
U bënë ca kohë që më njeh,
Po ja që unë nuk njoh veten...

Njoh vetëm tymin e çuditshëm,
retë, shirat, të kaltrën, ajrin,
Se jami është qiell nga ku shpresojmë
të na vinë apo të shkojmë (me) karrocë zjarri
engjëjt, alienët, amshimi, ndihma,
Vetëm se të flasësh për motin, kohën,
pa marrë parasysh hapësirën
është gabim sipas Ajnshtajnit

Kush?
Mendimi që shpërthen si yll që lind,
Vrima të zeza që e thithin prapë,
Cfarë?
Botët notojnë në tjetrën e dashur,
të vdekurit e të gjallët,
fjalët, qenia e fara,
në varr a në shtrat

Ja shtambë e mbushur,
të bie nga dora e thyhet,
ujë i ëndrrës derdhet ,
Lagesh në shi e harron që eshtë ai
lumi, burimi, pusi, loti prej nga pi
nektarin, qumështin, hidhësine,
gjinjtë e kohës, kësaj nëne
që pi nga ti gji

Prit të erret ose mbylli sytë,
shiko yjet e fjalëve tek ndizen,
shuhen, e prit të gdhijë, ç`ndodh?
Asgjë, hiç, pafundësisht,
e njëjta dritë mbush terrin
e mbushet nga ai, ëndërr
e zjarrit ku digjesh si heretik,
libër në Aleksandri, feniks,
Bëhesh hi e harron që është ai
dheu, argjila, mishi, shkëmbi,
ku mbin bota, prej nga thith
nektarin, qumeshtin, hidhesinë,
gjinjte e nënës, këtij shiu,
që të mbush e mbushet nga ti

Jami nuk është unë
E pra: të them ç`ndjej, po kush?
Nëse të dua, te dua thjesht ashtu
siç mbush shiu një lumë


  Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78]
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.